Lajmet

Abbott: Të zhdukurit të mos përdoren për përfitime politike

Published

on

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, ka deklaruar sot se Prishtina dhe Beogradi duhet të komunikojnë për të ndarë informatat për personat e zhdukur në mënyrë të hapur dhe në një frymë të bashkëpunimit e jo të konfrontimit.

Abbot, gjatë fjalës së tij në forumin “Nevoja për de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!”, tha po ashtu se personat e zhdukur, familjet e tyre, dhe OJQ-të që merren me zbardhjen e fatit të të zhdukurve nuk duhet të përdoren si top futbolli në arenën politike në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, çështja e vuajtjeve njerëzore si ajo e personave të zhdukur nuk duhet të politizohet dhe as të përdoret për përfitime politike.

“Askush nuk duhet të përdorë këtë çështje për përfitime politike. Si Prishtina dhe Beogradi duhet të komunikojnë për të ndarë informatat në mënyrë të hapur dhe në një frymë të bashkëpunimit e jo të konfrontimit, dhe personat e zhdukur, familjet e tyre, dhe OJQ-të që merren me këtë çështje nuk duhet të përdoren si futboll në arenën politike në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Politikanët në dy anët mund të marrin një pozicion që të mbrojnë politikat e tyre por ne dëshirojmë të shohim institucione relevante të Kosovës që angazhohen për të zhdukurit. Familjarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të ditur gjithë atë legjislacion që është në dispozicion”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i QBPZH, Bajram Qerkinaj, tha se kanë organizuar këtë forum për të kërkuar de-politizim të çështjes së personave të zhdukur, pasi sipas tij, dikush duhet të marrë përgjegjësi për punët që nuk po kryhen.

Qerkinaj tha se zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet kërkesë e familjarëve.

“Pushteti lokal flenë, nuk e dinë as në komunën e vet sa i ka të pagjetur. E kemi një Këshill (kuvendues), mjerisht edhe ai i politizuar. Sot jemi këtu për të gjetur një mënyrë për të hequr politikën prej kësaj çështjeje… Falënderime jena plot, falënderime, falënderime, falënderime, kërkojmë krejt në fund, ju lus, së pari familjarët të jenë edhe më të fortë, të jemi të bashkuar… Duhet Qeveria e Republikës së Kosovës të punojë më shumë me të rinjtë dhe jo me neve pleqve. Dhe, krejt në fund kërkojmë përgjegjësi… kush është ai që duhet të largojë politizimin, duke u nisur nga Qeveria e Kosovës”, tha ai.

Kurse zëvendësdrejtori i QBPZH-së, Negovan Mavriq, tha se 22 vite janë shumë dhe të rënda për familjarët që mos dinë asgjë për fatin e më të dashurve.

“Nëse kemi varre si në Kosovë dhe në Serbi, që gjenden në Kosovë ose në Serbi, nëse janë të lokalizuara, rekomandimi im është që të mos presim por t’i hapim ato varre, qysh sot… Është shumë e vështirë të dihet që ekzistojnë varrezat, p.sh. unë e di që ka familje serbe që e dinë, për shembull në Llapushnik (dhe Bresje), kështu që i lusim të gjithë që ta lënë politizimin. Jemi të vetëdijshëm që politika përzihet, por duhet të përzihet që ta zbardhim fatin e të pagjeturve dhe jo ta ngadalësojmë apo të pengojmë zbardhjen”, tha ai.

Forumi për depolitizim të çështjes së personave të zhdukur është organizuar me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

Lajmet

Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

Published

on

By

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi”, si dhe të pronave private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit”.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R-104”, Klinë – Gurakoc.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”.

Continue Reading

Lajmet

Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë

Published

on

FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.

Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.

Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.

Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.

Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.

FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.

Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve

Published

on

By

Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas njoftimi të komunës, përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.

Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të datës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.

Continue Reading

Lajmet

Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos

Published

on

Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.

Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.

Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara