Aktualitet

Vazhdohen shtesat për pensionistët e familjet me asistencë sociale

Published

on

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vazhdojë mbështetjen me shtesa për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit, me masën që është në fuqi qe disa muaj.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se do të ndahen 17 milionë euro, nga programi i rimëkëmbjes ekonomike për këto skema.

Tutje, Murati tha se do të vazhdojë të vlejë pagesa shtesë prej 30 për qind mbi shumën mujore për përfituesit e skemës sociale dhe se do të vazhdojë shtesa për pensionistët që kanë marrë pension në vlera dyshifrore të mos marrin më pak se 100 euro në muaj.

“Këtë e bëjmë me synim të krijimit të një shoqërie të barabartë. E konsiderojmë të veçantë ashtu që të paguhen shtesat për periudhën deri në fund të vitit 2021”, ka thënë Murati.

Aktualitet

Alarmuese: Në Kosovë gjatë javës së fundit u raportuan dy viktima dhe mbi 320 zjarre

Published

on

Kosova po përballet me një situatë alarmante për shkak të zjarreve që kanë përfshirë tërë territorin., ku vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 320 raste zjarresh, ndërkohë që si pasojë janë shënuar dy viktima: një zjarrfikës nga Gjakova dhe një qytetar nga komuna e Klinës.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Genc Metaj, tha se zjarret janë të përhapura në tërë vendin dhe paralajmëroi për rreziqe serioze nëse nuk merren masa dhe nuk rritet vetëdijesimi qytetar.

“Vendi është duke u përballur me një situatë të vështirë, ku janë paraqitur zjarre në tërë vendin. Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 320 raste të zjarreve: zjarre malore, fushore, por edhe në objekte. Vlen të ceket se për të gjitha këto raste kemi intervenuar me sukses. Aktualisht kemi shtatë zjarre aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen. Si rezultat i kësaj situate, fatkeqësisht kemi humbur një zjarrfikës nga njësia profesionale e zjarrfikësve nga Gjakova dhe gjithashtu ka humbur jetën edhe një qytetar nga komuna e Klinës. Kemi të lënduar edhe dy zjarrfikës. Sfidë mbetet vetëdijesimi i qytetarëve”, tha Metaj.

Për angazhimin e Policisë së Kosovës në parandalimin e zjarrvënieve foli drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, i cili theksoi se janë ndërmarrë një varg aktivitetesh për ta menaxhuar situatën dhe për t’i ndjekur penalisht zjarrvënësit.

“Edhe Policia është duke punuar që sadopak të ndikojë në uljen e zjarreve dhe rreziqeve. Policia ka marrë një varg aktivitetesh për parandalimin dhe përhapjen e zjarreve. Ne përmes ndihmës fizike jemi duke u marrë edhe me hetime dhe ndjekje të veprave penale. Numri i përgjithshëm i zjarreve të raportuara nga fillimi deri tash është 183, numri i zjarrvënieve është 54, numri i personave të arrestuar është 9, numri i rasteve të iniciuara në polici është 65”, tha Hoxha.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë të përbashkët për media të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave dhe Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Bota

SHBA ka arritur marrëveshje tregtare me Japoninë dhe Filipinet

Published

on

Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje tregtare me Japoninë dhe Filipinet, në atë që do të ishte një zhvillim i madh në luftën e tij të tarifave. Kryeministri japonez ka mirëpritur njoftimin e Trumpit për marrëveshje.

Japonia, një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, konfirmoi se kishte arritur një marrëveshje që do të shihte tarifat dhe taksat e importit të automjeteve të ulura nga 25% në 15%.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu një marrëveshje me Filipinet dhe dha më shumë detaje mbi një marrëveshje me Indonezinë që u njoftua javën e kaluar.

Njoftimet vijnë përpara afatit të 1 gushtit, pas të cilit Trump ka kërcënuar me rritje të tarifave. Shtëpia e Bardhë nuk ka publikuar aktualisht asnjë informacion në lidhje me marrëveshjet.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se Japonia do të investonte 550 miliardë dollarë në SHBA, dhe në këmbim makinat, kamionët, orizi dhe disa produkte bujqësore amerikane do të shiten më lirisht në Japoni, sipas presidentit.

Automjetet janë një pjesë e madhe e tregtisë SHBA-Japoni, por pothuajse e gjitha është njëanshme nga Japonia në SHBA – një fakt që e ka bezdisur prej kohësh Trumpin, raporton BBC.

Njoftimi i çoi aksionet në Japoni dhe Korenë e Jugut më lart, të udhëhequra nga prodhues makinash si Toyota, Honda, Nissan dhe Hyundai. Jeni u forcua gjithashtu kundrejt dollarit.

Continue Reading

Aktualitet

Hapet pika e përkohshme kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar hapjen për qarkullim të përkohshëm (sezonal) të PKK Strazimir, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, kjo pikë do të jetë e hapur nga data 25 korrik deri më 25 shtator 2025.

“Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitet dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive apo turistike”, thuhet në vendim.

Continue Reading

Aktualitet

Një person humb jetën në vendin e punës, policia e cilëson si vdekje e dyshimtë

Published

on

Një person ka vdekur në vendin e punës në Skenderaj, ku në këtë rast Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Sipas njoftimit policor të martën rreth orës 16:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte probleme shëndetësore dhe gjendej i shtrirë në vendin e punës në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj.

Gjithashtu ata thanë se është njoftuar menjëherë emergjenca mjekësore dhe në vendin e ngjarjes kishte shkuar një ekip mjekësore dhe njësitë policore.

“Mjeku kujdestar kishte konfirmuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Personi pa shenja jete është i moshës 44 vjeçare”, njoftoi Policia.

Më tej thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve dhe të krim teknikës e po ashtu edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme ligjore.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa iniciohet rasti dhe hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

“Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, ish-basketbollist profesionist, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve”, ka shkruar Nura.

Pak ditë më parë, dy persona vdiqën në vendin e tyre të punës  në Gjakovë duke rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara