Aktualitet

Greqia mesazh Turqisë: Nuk njohim propozimin për zgjidhje me dy shtete të ishullit

Published

on

Athina dhe Nikosia po intensifikojnë përpjekjet e tyre të qëndrueshme dhe të koordinuara në krijimin e një barrikade diplomatike kundër Ankarasë, pas vizitës së presidentit turk Rexhep Tayyp Erdogan në Qipron e Veriut, shtet që njihet vetëm nga Turqia, vizitë të cilën e kanë quajtur të paligjshme edhe OKB, BE dhe SHBA.

Kryeministri grek dhe presidenti qipriot në një konferencë të përbashkët shtypi i kanë dërguar mesazh të qartë Turqisë se nuk do të njohin propozimin e saj për një zgjidhje me dy shtete të barabarta e sovrane në Qipro, por vetëm një ribashkim të bazuar në një model federal.

‘Aktet e reja të paligjshme turke në Qipro janë pa dyshim të dënueshme. Po shkelin qartë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB dhe injorojnë konkluzionet e Këshillit Evropian, ndërsa në thelb po minojnë përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për rinisjen e negociatave në çështjen qipriote’– tha kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

‘Është e pakonceptueshme të presë dikush që pala qipriote greke mund të pranojë ndonjëherë krijimin e një formati të tillë të “sëmurë”, pra të një shteti të pavarur, i cili do të kontrollohet plotësisht nga Turqia’– tha Nikos Anastasiades, presidenti i Qipros.

Në të njëjtën kohë Athina, në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, hedh poshtë atë që Turqia pretendon sistematikisht në lidhje me demilitarizimin e ishujve grekë të Egjeut duke i quajtur kërkesat e saj plotësisht të pabazuara dhe juridikisht e historikisht të pasakta.

Pala greke thekson se ndërsa Ankaraja sfidon sovranitetin e ishujve grekë dhe përpiqet të mos pranojë shelfin kontinental dhe ZEE , atëherë Athina ka të gjitha të drejtat e ligjshme të ushtrojë të drejtën e saj të patjetërsueshme për sigurinë dhe mbrojtjen e territoreve të saj.

Nga ana e tij presidenti Erdogan ka ripërsëritur se Turqia ka vendosur tashmë zgjidhjen e dy shteteve të pavarura në Qipro, ndërsa ministri turk i mbrojtjes ka ironizuar blerjen e armatimeve franceze nga Athina, duke i quajtur ato të përdorura dhe pa vlerë.

Zhvillimet e fundit në rajon, janë pjesë e bisedimeve në Athinë mes kryeministrit Mitsotakis, presidentit qipriot Anastasiadhis dhe mbretit të Jordanisë Abdala./TCH

Aktualitet

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Published

on

Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tash vendi ynë është njohur nga 119-të shtete të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Bota

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza

Published

on

Katërvjeçarja, R.Z  ka ndërruar jetë ditë më parë në një spital në Gazën qendrore nga ndërlikimet e shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja, raporton CNN.

Nëna saj ka theksuar se para luftës, ajo ishte plotësisht e shëndetshme, por pas luftës, shëndeti i saj filloi të përkeqësohej për shkak të kequshqyerjes.

“Ne nuk kemi asgjë për ta forcuar atë”, ka thënë nëna e vajzës.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, të paktën 76 fëmijë dhe dhjetë të rritur kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e këtyre vdekjeve ndodhën pasi autoritetet izraelite shtrënguan bllokadën në fillim të marsit.
Vajza ishte një nga të paktën katër fëmijët që vdiqën në tre ditët e fundit, përfshirë një foshnjë tre muajshe. Gaza ka regjistruar 18 vdekje të lidhura me urinë në 24 orët e fundit, duke reflektuar një krizë humanitare në thellim, sipas ministrisë së shëndetësisë.

“Fytyrat tona po ndryshojnë, trupat tanë po tkurren. Jemi të panjohshëm nga lodhja, sikur po veniten dhe po vdesim ngadalë”, tha një anëtar i ekipit të Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut nga Gaza.

Continue Reading

Aktualitet

Sveçla: Jemi të vendosur që të çmontojmë çdo prani kriminale

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka gjetur në Mitrovicë të Veriut dy raketahedhës krahu të njohura si zolla prodhim serb.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se Beogradi asnjëherë nuk është distancuar nga veprimtari të tilla, duke shtuar se stimulimi vie pikërisht nga Serbia.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e tij”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, Sveçla thotë se autoritetet e Kosovës janë të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë për të çmontuar çdo prani kriminale në vend.

 

Continue Reading

Të kërkuara