Lajmet

Konfirmohen baktere në ujin e Deçanit, Ramosaj merr vendim për “Hidrodrinin”

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë nën menaxhim ujin në komunën e Deçanit, kështu tha kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, në një konferencë për medie, raporton Ekonoma Online.

Ramosaj tha se sipas analizave të fundit të IKShPK-së se në disa analiza kanë dalë disa bakterie dhe ka indikacione se uji mund të jetë i kontaminuar.

“Unë sot do të flasë për tri tema e pra ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të pacientëve që e kanë kaluar tash këtë, dhe po ashtu me temën e dytë do të flasim për analizat e publikuara 1 orë më herët dhe e ndjejmë për obligim të falënderojmë disa institucionet. Sot edhe unë edhe qytetarët ndihemi më të lehtësuar për faktin se dul një rezultat i cili hedh dritë mbi atë çka është shkaktuar gjithë ky shqetësim, pikëpyetjet dhe hipotezat e teoritë konspirative e marrin epilogun. Më vir keq që gjatë kësaj kohe se kemi pasur një koncetrum të medieve të caktume”.

“Do të jem i përkushtuar që kjo problematik me u zgjedh deri në fund ku kam vendos me marr një përgjigje nga të gjitha teoritë konspirative, numrin sot është në rënie mirëpo po vazhdon sepse ky lloj infeksioni e ka fazën e vet dhe po besoj që ditëve në vijim do të marr fund”.

Ai ka folur edhe për aksionin e njësisë së Policisë, në Pejë , Deçan e Istog, ku u arrestuan 10 zyrtarët për keqpërdorim të detyrës.

Ai është pyetur se a është arrestuar drejtori i Urbanizimit të komunës së Deçanit, derisa Ramosaj shtoi se drejtori nuk është arrestuar.

“Është aktivitet i shtetit siç është prokuroria, por ne e kemi pasur një kërkesë në kohë të caktuar, nuk bëhet fjalë për ndonjë arrestim dhe e kam dit prej mëngjesit, nuk bëhet fjalë për Drejtorin e Komunës së Deçanit që është i arrestuar”.

Bota

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza

Published

on

Katërvjeçarja, R.Z  ka ndërruar jetë ditë më parë në një spital në Gazën qendrore nga ndërlikimet e shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja, raporton CNN.

Nëna saj ka theksuar se para luftës, ajo ishte plotësisht e shëndetshme, por pas luftës, shëndeti i saj filloi të përkeqësohej për shkak të kequshqyerjes.

“Ne nuk kemi asgjë për ta forcuar atë”, ka thënë nëna e vajzës.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, të paktën 76 fëmijë dhe dhjetë të rritur kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e këtyre vdekjeve ndodhën pasi autoritetet izraelite shtrënguan bllokadën në fillim të marsit.
Vajza ishte një nga të paktën katër fëmijët që vdiqën në tre ditët e fundit, përfshirë një foshnjë tre muajshe. Gaza ka regjistruar 18 vdekje të lidhura me urinë në 24 orët e fundit, duke reflektuar një krizë humanitare në thellim, sipas ministrisë së shëndetësisë.

“Fytyrat tona po ndryshojnë, trupat tanë po tkurren. Jemi të panjohshëm nga lodhja, sikur po veniten dhe po vdesim ngadalë”, tha një anëtar i ekipit të Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut nga Gaza.

Continue Reading

Aktualitet

Sveçla: Jemi të vendosur që të çmontojmë çdo prani kriminale

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka gjetur në Mitrovicë të Veriut dy raketahedhës krahu të njohura si zolla prodhim serb.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se Beogradi asnjëherë nuk është distancuar nga veprimtari të tilla, duke shtuar se stimulimi vie pikërisht nga Serbia.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e tij”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, Sveçla thotë se autoritetet e Kosovës janë të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë për të çmontuar çdo prani kriminale në vend.

 

Continue Reading

Aktualitet

Çollaku: Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit

Published

on

Opinionisti Bekim Çollaku ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke theksuar se Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit në vend.

Ai e ka vlerësuar negativisht mungesën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e tensioneve politike, veçanërisht në raport me Serbinë duke theksuar në Rubikon, se pasiguria dhe frika për një luftë të mundshme janë rritur, ndërkohë që nuk ka pasur përparime në mirëqenie dhe pagat.

”Vetëvendosja nuk ka kuadro për postin e kryeministrit. Së paku nga ajo çfarë kemi parë në këtë mandat qeverisës. Ata përveç krizave të vazhdueshme politike, përveç narrativës se në Kosovë do të bëhet luftë çdo ditë, nuk kanë prodhuar diçka, nuk ka pasur rritje ekonomike, nuk ka pasur zhvillim ekonomik, nuk ka pasur rritje të pagave”, tha Çollaku.

Ai tha se këto gabime janë të pafalshme, dhe se zotëri Kurti do ta ketë të vështirë për t’i riparuar këto gabime.

 

Continue Reading

Aktualitet

Haradinaj pas aksidentit në Gjakovë: Të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy punëtorë gjatë orarit të punës në Gjakovë.

Ai e cilësoi këtë si një goditje të rëndë jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për tërë shoqërinë, duke kërkuar rritje të përgjegjësisë nga institucionet shtetërore dhe më shumë kujdes nga bizneset për kushtet e sigurisë në punë.

“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë. Humbja e jetës në përpjekje për të siguruar bukën e gojës është një tragjedi e madhe për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë”, tha Haradinaj.

Gjithashtu ai tha se ndërmarrësit kosovarë duhet që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune.

“Për organet shtetërore, ky rast duhet të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve që mbrojnë punëtorin. Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, me kolegët e tyre dhe me gjithë qytetarët e Gjakovës.” – shtoi Haradinaj.

Continue Reading

Të kërkuara