Lajmet

Detaje për arrestimin e zyrtarëve në komunat e Dukagjinit – Kërkohet raport urgjent për praninë e dy serbëve në Deçan

Published

on

10 persona janë ndaluar në aksionin e sotëm me urdhër të Prokurorisë së Pejës për dyshime të ndërtimeve të paligjshme. Katër prej tyre janë drejtorë të Urbanizmit në komunat Istog, Pejë, Klinë dhe Deçan, ndërsa të tjerët inspektorë në këto drejtori.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka njoftuar se ata dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

“Sot me zbatim të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake kemi shkuar për bastisje në tri komuna: Pejë, Klinë dhe Istog. Me këtë rast janë arrestuar dhjetë zyrtarë, kryesisht drejtorë të Urbanizimit dhe inspektorë, me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë’”, ka thënë ai.

Ndërsa, Lumturije Vuçetaj, prokurore në Departamentin për Krimet e Rënda në Pejë, ka thënë që ka pasur raste që në këtë rastin ka pasur edhe konflikt interesi.

“Janë ndaluar dhe janë shoqëruar persona të cilët janë kompetent dhe në këtë fazë jemi duke grumbulluar provat, mbi bazën e të cilave është krijuar dyshimi se të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë manipuluar me autoritetin zyrtar dhe njëkohësisht kanë tejkaluar kompetencat e tyre që u përkasin sipas ligjit.  Në këtë drejtim disa prej rasteve kemi dyshime që kanë hasur edhe në konflikt interesi në raport me personat të cilët janë familjarë, të cilët në dukje shihen se këto vepra penale i kanë kryer në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Vuçetaj  më tutje deklaroi se në mesin e të arrestuarve janë katër drejtorë.

“Ne kemi ndaluar pra gjithsej 10 zyrtarë. Prej tyre katër janë drejtorë dhe gjashtë inspektorë. Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori i Inspeksionit në Pejë”, ka thënë ajo, duke paralajmëruar se të tilla aksione do të ketë edhe në ditët në vijim.

Tutje, Kurmehaj ka fol edhe për rastin në Deçan, ku ka kërkuar nga policia raport urgjent për praninë e dy qytetarëve serbë në këtë komunë, në kohën kur mijëra qytetarë u helmuan në këtë komunë.

“Sa i përket dy qytetarëve të nacionalitetit serbë, meqenëse nuk është lajmëruar Prokuroria lidhur me këtë rast, sot kam kërkuar nga Policia e Deçanit që të përpilojë një raport urgjent dhe të më njoftojnë rreth kësaj. Pastaj ne do të marrim veprime të nevojshme në atë drejtim. Edhe për këtë çështje do të ju njoftojmë në vazhdim”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, Në mostrat e ujit të marra nga IKSHPK në Deçan janë identifikuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm. Në këtë komunë tashmë rreth 2 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të helmimit. Qytetarët janë shprehur se dyshojnë që helmimi u ka ardhur nga uji.

Aktualitet

Uran Ismaili prezanton zgjidhjet për Prishtinën

Published

on

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në një ngjarje publike ditën e mërkurë, më 23 korrik, me fillim nga ora 19:30, në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Ismaili ka njoftuar se do të prezantojë programin e ri dhe zgjidhjet e tij për një Prishtinë më funksionale, më të pastër dhe më të jetueshme.

“Ejani me familjen e miqtë, bashkë për një Prishtinë që i shërben të gjithëve,” thuhet në ftesën e tij drejtuar qytetarëve.

Continue Reading

Aktualitet

Osmani falenderon Katarin për sigurimin e protezave për invalidët e luftës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, me të cilin diskutoi mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

Në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe u diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në fokus të takimit ishte falënderimi i veçantë i Presidentes Osmani për mbështetjen konkrete të ofruar nga Katari për sigurimin e protezave për invalidët e luftës. Presidentja e vlerësoi këtë hap si një shembull kuptimplotë të solidaritetit dhe humanizmit që forcon lidhjet midis dy popujve.Osmani dhe Ambasadori Al Dosari shprehën vullnetin për t`i forcuar edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 14 dhe 17 gradë Celcius, ndërkaq maksimalet e ditës lëvizin nga 32 dhe 36 gradë Celcius.

Në disa vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës, sipas IHK.

 

Continue Reading

Lajmet

​Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Published

on

Interi është gati të dërgojë një ofertë të përmirësuar për yllin e Atalantës, Ademola Lookman, i vlerësuar me 50 milionë euro nga klubi bergamask raporton La Gazzetta dello Sport

Bisedimet midis dy klubeve pritet të vazhdojnë sot, pasi Interi ka arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me fituesin e fundit afrikan të Topit të Artë.

Sipas burimeve të Gazzetta-s, Interi ka paraqitur një ofertë në formë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa Atalanta këmbëngul për një transferim të përhershëm për shumën e plotë.

Megjithëse raportohet se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 45 milionë euro duke përfshirë bonuset, Interi ende nuk ka bërë një ofertë të re konkrete për sulmuesin 27-vjeçar.

Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të mëhershme, nuk ka pasur kontakte të fundit nga Napoli për Lookmanin.

Burime të afërta me situatën konfirmojnë për Football Italia se interesimi i fundit i Napolit daton që nga qershori, dhe nuk ka pasur zhvillime të reja që atëherë. Lookman, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Atalantës dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit, shihet si një përforcim kyç nga zikaltrit në merkato.

Continue Reading

Të kërkuara