Aktualitet

Zvicra zbut masat për kosovarët, nga 19 korriku

Published

on

Zvicra do të zbut masat për kosovarët që dëshirojnë të shkojnë atje.

Sipas vendimit të fundit, Kosova nuk do të konsiderohet më si një vend me rrezik të lartë të përhapjes së Covid-19 në Zvicër.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 19 korrik 2021.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë njofton se rregullat e hyrjes do të vazhdojnë të jenë në zbatim përsëri.

Nëse udhëtimi juaj në Zvicër është tranzit përmes një vendi tjetër të huaj, udhëtarët janë përgjegjës për verifikimin e kufizimeve të udhëtimit të atij vendi.

Në varësi të llojit të udhëtimit, ju duhet të plotësoni një formular hyrjeje, të tregoni prova të një testi negativ ose të bëni karantinë.

Njoftimi i plotë:

Informacion i rëndësishëm lidhur me vizën për Francën, Austrinë, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun

Është hequr pezullimi i marrëveshjeve të përfaqësimit me Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun. Aplikimi për vizë C për vendet e përmendura do të jetë i mundur përsëri në TLScontact nga viti 19.07.2021.

Të gjithë udhëtarët janë përgjegjës për verifikimin e kufizimeve të udhëtimit me COVID-19 në vend para nisjes.

Pezullimi i marrëveshjes përfaqësuese me Austrinë dhe Francën është ende i vlefshëm dhe prandaj me mirësi ju lutemi të kontaktoni drejtpërdrejt Ambasadat / Përfaqësimet e këtyre vendeve në lidhje me çështjet e vizave.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontrolloni faqen tonë zyrtare të internetit.
(https://www.eda.admin.ch/pristina)

Bota

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza

Published

on

Katërvjeçarja, R.Z  ka ndërruar jetë ditë më parë në një spital në Gazën qendrore nga ndërlikimet e shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja, raporton CNN.

Nëna saj ka theksuar se para luftës, ajo ishte plotësisht e shëndetshme, por pas luftës, shëndeti i saj filloi të përkeqësohej për shkak të kequshqyerjes.

“Ne nuk kemi asgjë për ta forcuar atë”, ka thënë nëna e vajzës.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, të paktën 76 fëmijë dhe dhjetë të rritur kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e këtyre vdekjeve ndodhën pasi autoritetet izraelite shtrënguan bllokadën në fillim të marsit.
Vajza ishte një nga të paktën katër fëmijët që vdiqën në tre ditët e fundit, përfshirë një foshnjë tre muajshe. Gaza ka regjistruar 18 vdekje të lidhura me urinë në 24 orët e fundit, duke reflektuar një krizë humanitare në thellim, sipas ministrisë së shëndetësisë.

“Fytyrat tona po ndryshojnë, trupat tanë po tkurren. Jemi të panjohshëm nga lodhja, sikur po veniten dhe po vdesim ngadalë”, tha një anëtar i ekipit të Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut nga Gaza.

Continue Reading

Aktualitet

Sveçla: Jemi të vendosur që të çmontojmë çdo prani kriminale

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka gjetur në Mitrovicë të Veriut dy raketahedhës krahu të njohura si zolla prodhim serb.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se Beogradi asnjëherë nuk është distancuar nga veprimtari të tilla, duke shtuar se stimulimi vie pikërisht nga Serbia.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e tij”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, Sveçla thotë se autoritetet e Kosovës janë të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë për të çmontuar çdo prani kriminale në vend.

 

Continue Reading

Aktualitet

Çollaku: Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit

Published

on

Opinionisti Bekim Çollaku ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke theksuar se Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit në vend.

Ai e ka vlerësuar negativisht mungesën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e tensioneve politike, veçanërisht në raport me Serbinë duke theksuar në Rubikon, se pasiguria dhe frika për një luftë të mundshme janë rritur, ndërkohë që nuk ka pasur përparime në mirëqenie dhe pagat.

”Vetëvendosja nuk ka kuadro për postin e kryeministrit. Së paku nga ajo çfarë kemi parë në këtë mandat qeverisës. Ata përveç krizave të vazhdueshme politike, përveç narrativës se në Kosovë do të bëhet luftë çdo ditë, nuk kanë prodhuar diçka, nuk ka pasur rritje ekonomike, nuk ka pasur zhvillim ekonomik, nuk ka pasur rritje të pagave”, tha Çollaku.

Ai tha se këto gabime janë të pafalshme, dhe se zotëri Kurti do ta ketë të vështirë për t’i riparuar këto gabime.

 

Continue Reading

Aktualitet

Haradinaj pas aksidentit në Gjakovë: Të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy punëtorë gjatë orarit të punës në Gjakovë.

Ai e cilësoi këtë si një goditje të rëndë jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për tërë shoqërinë, duke kërkuar rritje të përgjegjësisë nga institucionet shtetërore dhe më shumë kujdes nga bizneset për kushtet e sigurisë në punë.

“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë. Humbja e jetës në përpjekje për të siguruar bukën e gojës është një tragjedi e madhe për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë”, tha Haradinaj.

Gjithashtu ai tha se ndërmarrësit kosovarë duhet që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune.

“Për organet shtetërore, ky rast duhet të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve që mbrojnë punëtorin. Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, me kolegët e tyre dhe me gjithë qytetarët e Gjakovës.” – shtoi Haradinaj.

Continue Reading

Të kërkuara