Aktualitet

Të paktën katër persona vdesin nga vërshimet në Gjermani

Published

on

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe për mbi 30 të tjerë nuk dihet asgjë, pas vërshimeve në perëndim të Gjermanisë, të cilat kanë dëmtuar dhjetëra shtëpi, ka thënë policia më 15 korrik.

Shirat e rrëmbyeshëm në perëndim të Gjermanisë kanë shkaktuar dëme në prona, mbyllje të autostradave dhe evakuime brenda natës.

Vdekjet janë raportuar në rajonin Ahrweiler, rajon i njohur për prodhim të verës në landin Rhineland-Palatinate.

Një numër i madh i shtëpive në qytezën Schuld në Ahrweiler janë jostabile dhe në rrezik të rrëzimit, ka thënë policia.

Landi tjetër North Rhine Westphalia, është goditur po ashtu rëndë nga shiu, i nxitur nga moti me presion të ulët në Gjermani.

Dy zjarrfikës kanë vdekur gjatë operacionit në landin North Rhine Westphalia.

Një 46-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë në ujë, teksa ka tentuar të shpëtojë një burrë, ndërsa një 52-vjeçar ka vdekur gjatë operacionit dhe përballjes me stuhi, ka thënë policia.

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Bota

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza

Published

on

Katërvjeçarja, R.Z  ka ndërruar jetë ditë më parë në një spital në Gazën qendrore nga ndërlikimet e shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja, raporton CNN.

Nëna saj ka theksuar se para luftës, ajo ishte plotësisht e shëndetshme, por pas luftës, shëndeti i saj filloi të përkeqësohej për shkak të kequshqyerjes.

“Ne nuk kemi asgjë për ta forcuar atë”, ka thënë nëna e vajzës.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, të paktën 76 fëmijë dhe dhjetë të rritur kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e këtyre vdekjeve ndodhën pasi autoritetet izraelite shtrënguan bllokadën në fillim të marsit.
Vajza ishte një nga të paktën katër fëmijët që vdiqën në tre ditët e fundit, përfshirë një foshnjë tre muajshe. Gaza ka regjistruar 18 vdekje të lidhura me urinë në 24 orët e fundit, duke reflektuar një krizë humanitare në thellim, sipas ministrisë së shëndetësisë.

“Fytyrat tona po ndryshojnë, trupat tanë po tkurren. Jemi të panjohshëm nga lodhja, sikur po veniten dhe po vdesim ngadalë”, tha një anëtar i ekipit të Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut nga Gaza.

Continue Reading

Aktualitet

Sveçla: Jemi të vendosur që të çmontojmë çdo prani kriminale

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka gjetur në Mitrovicë të Veriut dy raketahedhës krahu të njohura si zolla prodhim serb.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se Beogradi asnjëherë nuk është distancuar nga veprimtari të tilla, duke shtuar se stimulimi vie pikërisht nga Serbia.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e tij”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, Sveçla thotë se autoritetet e Kosovës janë të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë për të çmontuar çdo prani kriminale në vend.

 

Continue Reading

Aktualitet

Çollaku: Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit

Published

on

Opinionisti Bekim Çollaku ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke theksuar se Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit në vend.

Ai e ka vlerësuar negativisht mungesën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e tensioneve politike, veçanërisht në raport me Serbinë duke theksuar në Rubikon, se pasiguria dhe frika për një luftë të mundshme janë rritur, ndërkohë që nuk ka pasur përparime në mirëqenie dhe pagat.

”Vetëvendosja nuk ka kuadro për postin e kryeministrit. Së paku nga ajo çfarë kemi parë në këtë mandat qeverisës. Ata përveç krizave të vazhdueshme politike, përveç narrativës se në Kosovë do të bëhet luftë çdo ditë, nuk kanë prodhuar diçka, nuk ka pasur rritje ekonomike, nuk ka pasur zhvillim ekonomik, nuk ka pasur rritje të pagave”, tha Çollaku.

Ai tha se këto gabime janë të pafalshme, dhe se zotëri Kurti do ta ketë të vështirë për t’i riparuar këto gabime.

 

Continue Reading

Të kërkuara