Aktualitet

Ekipi olimpik i xhudos udhëtoi drejt Tokios së Japonisë

Published

on

Ekipi olimpik i xhudos është nisur sot drejt Tokios së Japonisë, ku prej 23 korrik – 8 gusht 2021 do të mbahen Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistët të prirë nga trajneri Driton Kuka, do të vendosen fillimisht në Komunën e Sanjos, ku do të zhvillojnë përgatitje, para se të transferohen më 21 korrik në fshatin olimpik në Tokio.

Ekipin e ka përcjellur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, edhe shefi i misionit të ekipit olimpik të Kosovës, Jeton Rudari.

Krahas pesë xhudistëve: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, me ekipin udhëtoi edhe Flaka Loxha, në cilësinë e sparing partneres.

Para nisjes, trajneri Kuka ka folur për fazën përgatitore që do ta zhvillojnë në Sanjo.

“Qyteti Sanjo është nikoqir i ekipit tonë, qytet ky që na ka pritur edhe para botërorit 2019. Atje do t’i përshtatemi klimatizimit të kohës dhe do të kemi përgatitje, në të cilat nuk lejohen sparingjet me sportistë tjerë, për shkak të pandemisë Covid 19. Unë besoj se ekipi është mjaftueshëm në numër për të ndihmuar njëri-tjetrin, si dhe për të mbajtur performancën dhe nivelin e përgatitjeve që tashmë e kemi arritur”, tha Kuka për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Të pesë xhudistët janë kualifikuar me normë olimpike. Ekipi olimpik përbëhet prej 11 sportistëve. Pjesa tjetër e ekipit olimpik udhëton prej 19 korrikut.

Aktualitet

Një person humb jetën në vendin e punës, policia e cilëson si vdekje e dyshimtë

Published

on

Një person ka vdekur në vendin e punës në Skenderaj, ku në këtë rast Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Sipas njoftimit policor të martën rreth orës 16:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte probleme shëndetësore dhe gjendej i shtrirë në vendin e punës në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj.

Gjithashtu ata thanë se është njoftuar menjëherë emergjenca mjekësore dhe në vendin e ngjarjes kishte shkuar një ekip mjekësore dhe njësitë policore.

“Mjeku kujdestar kishte konfirmuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Personi pa shenja jete është i moshës 44 vjeçare”, njoftoi Policia.

Më tej thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve dhe të krim teknikës e po ashtu edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme ligjore.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa iniciohet rasti dhe hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

“Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, ish-basketbollist profesionist, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve”, ka shkruar Nura.

Pak ditë më parë, dy persona vdiqën në vendin e tyre të punës  në Gjakovë duke rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.

 

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

​Ambasada Amerikane: Kosova ka potencial të nxisë rritjen ekonomike

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka thënë se Kosova ka potencial të nxisë rritjen ekonomike dhe të bëhet kontribuues kyç në sigurinë globale, i nxitur nga partneritetet e forta me kompanitë amerikane.

Sipas një njoftimit, Ambasada amerikane në Kosovë u shpreh krenare që i është bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë në diskutime të rëndësishme mbi zhvillimin e industrisë mbrojtëse kosovare.

“Krenar të bashkohemi MM dhe FSK-së dhe Odës Ekonomike Amerikane për diskutime të rëndësishme mbi industrinë e mbrojtjes së Kosovës. Ky sektor ka potencial jo vetëm të nxisë rritjen ekonomike, por edhe ta pozicionojë Kosovën si kontribues kyç në sigurinë globale  të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet e forta me kompanitë amerikane. Një industri e qëndrueshme, moderne e mbrojtjes forcon të dy kombet tona”, shkruan Ambasada në Facebook.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vend sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 13 deri në 19 gradë Celcius. Ndërkaq, maksimalet e ditës nga 32 deri në 37 gradë Celcius.

Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu, sipas IHK-së.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja.

 

Continue Reading

Bota

Kremlini: Shpresojmë që raundi i ri i bisedimeve Rusi–Ukrainë të mbahet këtë javë

Published

on

By

Kremlini ka shprehur se raundi i ardhshëm i bisedimeve të rinovuara të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës shpresojnë të zhvillohet brenda kësaj jave, teksa përgatitjet për takimin po vazhdojnë.

Shpresojmë që bisedimet të zhvillohen këtë javë. Sapo të jemi gati, do të bëjmë një njoftim në lidhje me kohën“, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp.

Megjithatë, Peskov theksoi se pala ruse nuk pret përparime të mëdha në këtë fazë, duke përmendur kompleksitetin e situatës në Ukrainë. Ai theksoi se edhe marrëveshjet për shkëmbimin e të burgosurve përbëjnë një arritje të rëndësishme në kontekstin aktual.

Zgjidhja për Ukrainën është shumë komplekse. Nuk presim ndonjë përparim të llojit të mrekullueshëm. Edhe marrëveshjet për shkëmbimin e të burgosurve janë tashmë një rezultat pozitiv“, u shpreh Peskov.

I pyetur për një afat kohor të mundshëm për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare, Peskov u shpreh se është e pamundur të bëhen parashikime në këtë fazë.

Nuk do të vlerësoja fare afatet kohore të mundshme. Varet nga shumë faktorë dhe çdo parashikim tani do të ishte i gabuar”, shtoi ai.

Deklaratat e Kremlinit vijnë pas njoftimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili tha të hënën në mbrëmje se një raund i ri bisedimesh midis Kievit dhe Moskës do të mbahet në Turqi të mërkurën.

Deri tani, janë zhvilluar dy raunde të bisedimeve të drejtpërdrejta paqeje në Stamboll, përkatësisht më 16 maj dhe më 2 qershor. Në takimin e fundit, palët ranë dakord për një shkëmbim të ri të të burgosurve, duke u fokusuar në kthimin e të rinjve, të plagosurve rëndë dhe të trupave të rreth 6.000 ushtarëve nga secila anë.

Continue Reading

Të kërkuara