Aktualitet

Ambasada britanike zemëron arabët, ngriti flamurin e LGBT-së

Published

on

Ambasada e Britanisë së Madhe në Emiratet e Bashkuara Arabe po përballet me shumë reagime në internet, pasi e ngriti flamurin e komunitetit LGBT në ndërtesën që ndodhet në Abu Dabi dhe foli në përkrahje të këtij komuniteti.

Kur ambasada britanike të hënën në rrjete sociale ofroi përkrahje për të drejtat e komunitetit LGBT si dhe publikoi fotografi të flamurit me shumë ngjyra, në Emirate filluan shpejt kritikat, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Qindra komentues thanë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe fyese, ndërsa disa pretenduan se postimi është racist dhe bënë thirrje që ambasada ta largojë menjëherë flamurin e komunitetit LGBT.

Shumë të tjerë thanë se ky flamur është kundër Islamit si si shembull i përpjekjeve të Britanisë së Madhe për t’ia imponuar një shteti tjetër qëndrimet e veta. Ata pak komentues që e përkrahën ambasadën ishin kryesisht perëndimorë që jetojnë e punojnë në Emiratet e Bashkuara.

Pavarësisht kundërshtimeve të shumta ndaj shfaqjes së përkrahjes për LGBT-në, disa analistë në Emiratet e Bashkuara besojnë se ky veprim vjen në kohën kur shteti i Gadishullit Arabit po përgatitet për ta dekriminalizuar homoseksualizmin.

Sipas një burimi qeveritar, që kërkoi të mbetet anonim, homoseksualizmi pritet të dekriminalizohet në Emiratet e Bashkuara para fundit të këtij viti, me mundësi që kjo të ndodhë para panairit Expo2020 Dubai, që fillon në tetor.

Aktualitet

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.

Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.

Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Continue Reading

Aktualitet

Gjykata e Apelit anulon vendimin për paragjykim ndaj pesë policëve në rastin e Lipjanit

Published

on

Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e Lipjanit.

Gjykata Themelore e Prishtinës Dega në Lipjan kishte vendosur masën e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët u akuzuan pas vdekjes së të riut 27 vjeçar gjatë procesit të arrestimit të tij.

Apeli i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e lartcekur, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet. Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në postimin e Gjykatës së Apelit.

Kujtojmë që viktima Agon Zejnullahu ndërroi jetë pas arrestimit nga policia, kurse zyrtarët policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’.

 

Continue Reading

Bota

Samit tregtar BE-Kinë

Published

on

By

Kina zyrtare ka konfirmuar se udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian do të udhëtojnë drejt saj për Samitin e 25-të Kinë-BE, që fillon më 24 korrik.

Krerët e BE-së do të takohen gjithashtu me presidentin Xi Jinping, ndërsa dy partnerët tregtarë kërkojnë të zgjidhin një sërë mosmarrëveshjesh tregtare.

Siç është rënë dakord midis Kinës dhe BE-së, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojnë Kinën më 24 korrik”, deklaroi ministria e Jashtme e Pekinit në një deklaratë.

Presidenti Xi Jinping do të takohet me ta”, shtoi ajo.

Ministria e Tregtisë e Pekinit kritikoi sanksionet e reja të Bashkimit Evropian kundër objektivave, përfshirë subjektet kineze, që synojnë kufizimin e ushtrisë ruse, sipas një deklarate të lëshuar sot, duke i quajtur masat “të gabuara”.

Veprimet e Bashkimit Evropian janë në kundërshtim me konsensusin e arritur nga udhëheqësit e Kinës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë pasur një ndikim serioz negativ në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare dhe bashkëpunimin financiar midis Kinës dhe BE-së”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë./atsh

Continue Reading

Bota

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Jemen

Published

on

By

Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, ushtria njoftoi se kanë kryer sulme ajrore në Jemen.

Theksohet se objektivi i sulmit ajror ishin “pozicionet e Huthive” që i përkisnin grupit të mbështetur nga Irani në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor.

Raportohet se sulmet u kryen në përgjigje të sulmit me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi kundër Izraelit.

Nga ana tjetër, ministri Izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, kërcënoi gjithashtu Jemenin në një deklaratë me shkrim.

Katz, i cili argumentoi se Huthitë do të “paguajnë një çmim të lartë” për sulmet e tyre me raketa ndaj Izraelit, tha: “Fati i Jemenit do të jetë si ai i Teheranit”.

Rebelët Huthi ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me sulmet e tyre në Portin Al-Hudaidah.

Continue Reading

Të kërkuara