Shëndet

Ushqimet e dëmshme që shpejtojnë diabetin

Diabeti dhe ushqimet që nuk duhen konsumuar.

Published

on

Ushqimet e përpunuara mund të jenë të përballueshme dhe të volitshme për shumë njerëz. Nga ana tjetër, ato përmbajnë shumë yndyrna, kripë dhe sheqer.

Diabeti dhe ushqimet që nuk duhen konsumuar
Yndyra, kripa dhe sheqeri, të treja janë armiqtë e organizmit dhe sidomos të atyre që vuajnë nga diabeti. Po cilat janë ushqimet e përpunuara të rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti? Lexoni listën e përgatitur më poshtë.

Orizi i bardhë
Orizi i bardhë është i lirë dhe gatuhet shpejt. Por siç ndodh rëndom me ushqimet e tjera të përgatitura nga mielli i rafinuar (buka e bardhë dhe makaronat) edhe orizi i bardhë është i zhveshur nga çdo ushqyes i rëndësishëm. Për më tepër, ai rrit nivelin e sheqerit në gjak. Sipas të dhënave rekomandohet orizi kaf, elbi, bullguri, kuinoa apo buka me drithëra të plota. Mund të kërkojnë shumë kohë për t’u gatuar, por janë më të shëndetshëm dhe me vlera.

Patatet e skuqura
Patatet e skuqura minojnë përpjekjet tuaja për të ruajtur peshën optimale dhe mbajtur nën kontroll diabetin. Ato nuk kanë asnjë vlerë shëndetsore dhe vetëm rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Konsumoni më shumë patate të pjekura. Zgjidhni pataten e ëmbël. Prijeni në feta dhe piqini në furrë. Mos blini patate të ngrira në supermarket sepse janë të mbushura me përbërës artificialë.

Frutat Konservë
Ngrënia e frutave dhe perimeve të freskëta u bën shumë mirë njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Frutat konservë bëjnë të kundërtën. Ato janë të mbushura me shurup të ëmbël të përpunuar. Nëse këto fruta ju pëlqejnë shumë, më mirë shpëlajini me shumë ujë përpara se t’i hani.

Patatinat
Patatinat dhe produkte të ngjashme mund të minojnë përpjekjet tuaja për të mirëmbajtur peshën. Ato shtojnë kaloritë, kripën dhe substancat kimike, por nuk ofrojnë as fibër as ndonjë ushqyes të rëndësishëm.

Pijet e gazuara
Pijet e gazuara, madje edhe ato që reklamohen si pa sheqer janë të rrezikshme për peshën dhe diabetin. Zëvëndësojeni këtë pije me ujë me gaz me pak lëng limoni ose limoni jeshil. Hidhni frutat në ujë bashkë me borzilok e limon dhe kështu keni krijuar një pije të shëndetshme që shuan etjen.

Ushqimet me sheqerna të shtuara
Sheqernat e shtuara janë përbërësit bazë të çdo ushqimi të konservuar siç janë biskotat, salcat e ndryshme, ëmbëlsirat, salcat e sallatave, drithërat e të tjerë. Mjekët thonë se gratë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 6 lugë çaji me sheqerna në ditë ndërsa meshkujt nuk duhet të konsumojnë më shumë se 9 lugë çaji.

Mishrat e përpunuar
Mishrat e përpunuar mund të mos përmbajnë sheqer por ato kanë shumë yndyrë, kripë dhe substanca të tjera shtesë që rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2. Hiqni dorë nga sallamet, proshutat, salçicet, donerët e të tjerë dhe zgjidhni mish të mirë në gjendje natyrale të papërpunuar.

Hamburgerët
Ushqimet e shpejta janë një faktor rreziku Sipas ekspertëve, njerëzit që hanë hamburgerë ose sufllaqe më shumë se dy herë në ditë kanë më shumë gjasa të preken nga diabet. Zgjidhni sanduiçët me mish pule dhe perime më mirë. Idealja është t’i përgatisni vetë ato në shtëpi.

Drithërat e ëmbël
Drithërat e mëngjesit me ngjyra e çokollatë gjenden në çdo shtëpi.Ato janë të mbushura me sheqer dhe nuk kanë fibër. Zgjidhni drithëra që përmbajnë 5 gramë ose më shumë fibër dhe më pak se 7 gramë sheqer për racion./AgroWeb

Top Channel

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara