Aktualitet

Gruaja shtatzënë bie në koma, kur zgjohet gjen surprizën më të bukur

Vajza e saj Caterina lindi me operacion çezarian, ndërkohë që nëna ishte ende në koma.

Published

on

Një grua, e cila kaloi në gjendje kome 10 muaj më parë, u zgjua dhe zbuloi se është nënë e një vajze të vogël.

37-vjeçarja Cristina Rosi, nga Monte San Savino, në Toskanë, ishte 7 muajsh shtatzënë kur pësoi një atak në zemër dhe ra në koma, korrikun e vitit të kaluar.

Vajza e saj Caterina lindi me operacion çezarian, ndërkohë që nëna ishte ende në koma.

Në deklarata për gazetën “La Nazione”, bashkëshorti i Cristina Rosi, Gabriele Succi, u shpreh: “Është një lumturi e madhe për familjen tonë, pas kaq shumë muajsh vuajtje”.

Tashmë, gruaja italiane do të transferohet në një klinikë në Austri, ku do të trajtohet 24 orë në 24 nga specialistë dhe do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi neurologjik.

“Kur kujtoj që vetëm pak muaj më parë merrte frymë me makineri, më duket mrekulli ajo që ka ndodhur. Tani merr frymë dhe gëlltitet vetë”, thotë bashkëshortja.

Continue Reading

Aktualitet

Uran Ismaili prezanton zgjidhjet për Prishtinën

Published

on

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në një ngjarje publike ditën e mërkurë, më 23 korrik, me fillim nga ora 19:30, në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Ismaili ka njoftuar se do të prezantojë programin e ri dhe zgjidhjet e tij për një Prishtinë më funksionale, më të pastër dhe më të jetueshme.

“Ejani me familjen e miqtë, bashkë për një Prishtinë që i shërben të gjithëve,” thuhet në ftesën e tij drejtuar qytetarëve.

Continue Reading

Aktualitet

Osmani falenderon Katarin për sigurimin e protezave për invalidët e luftës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, me të cilin diskutoi mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

Në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe u diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në fokus të takimit ishte falënderimi i veçantë i Presidentes Osmani për mbështetjen konkrete të ofruar nga Katari për sigurimin e protezave për invalidët e luftës. Presidentja e vlerësoi këtë hap si një shembull kuptimplotë të solidaritetit dhe humanizmit që forcon lidhjet midis dy popujve.Osmani dhe Ambasadori Al Dosari shprehën vullnetin për t`i forcuar edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 14 dhe 17 gradë Celcius, ndërkaq maksimalet e ditës lëvizin nga 32 dhe 36 gradë Celcius.

Në disa vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës, sipas IHK.

 

Continue Reading

Aktualitet

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.

Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.

Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Continue Reading

Të kërkuara