Një mafioz, i cili dikur i përkiste familjes Lukeze në New York, kohët e fundit pohoi se ishte një ‘ndërhyrje’ nga gjyshërit e tij të vdekur, që i dha shtysën e fundit për të tradhtuar ish-bashkëpunëtorët e tij e për t’iu futur më pas FBI-së.
Mediet e huaja shkruajnë se John Penizi përshkroi në podcastin e Gary Jenkins, mesazhin që mori nga gjyshërit e tij të vdekur, kur u përball me dilemën për të folur apo jo me FBI .
Ai zbuloi se ishte në shtëpinë e tij në Long Island duke u lutur para një fotografie të gjyshërve të tij të vdekur, duke kërkuar këshillat e tyre nëse duhej të bëhej apo jo informator për shërbimin. Në atë moment, tenxheret, pjatat dhe gotat filluan të lëviznin në të gjithë shtëpinë.
“Gjithçka po dridhej”, i tha ish mafiozi podcastit, duke shtuar se ishte “shenja” që e bindi atë të dorëzohej tek agjentët e Byrosë Federale të Hetimit të SHBA.
Penizi shpjegoi se në të kaluarën ai kishte vërejtur lëvizje të çuditshme nga anëtarët e familjes Lukeze dhe tha se dyshonte që këta individë qëndronin pas sulmeve që ai kishte marrë nga bandat e tjera. Dyshimet se ai po vëzhgohej dhe se kishte një komplot për të dalë nga rruga u përforcuan nga mesazhet e hutuara që ai mori nga kryetari i atëhershëm i familjes, Michael “Big Mike” De Sandis.
Kur një kushëri i përmendi për herë të parë idenë që mund të futej si informator te FBI, ai menjëherë e refuzoi atë.
Djali i mafiozit, i cili ishte privuar nga babai i tij gjatë 17 viteve që kishte kaluar në burg, i bëri presion Penizit që të shkonte te FBI të nesërmen. Ai pranoi të shkonte, por kaloi tre ditët e ardhshme në gjendje të keqe psikologjike.
Kur erdhi e hëna, ai vendosi t’u lutej gjyshërve të tij për udhëzim dhe kjo ishte kur ai mori “shenjën” vendimtare për fatin e tij.
“Unë nuk kam jetuar pranë një stacioni treni. Asnjë aeroplan nuk fluturoi mbi shtëpi. Nuk ka pasur tërmet. Gary, të betohem, në shtëpi kishte gota vere dhe enë të ndryshme. Gjithçka u trondit. Unë thirra nënën time dhe e bëra të dëgjonte zhurmën. Mbajti me minuta të tëra. Ajo më pyeti “çfarë është kjo” dhe unë iu përgjigja se iu luta gjyshërve dhe se gjithçka në shtëpi filloi të dridhej. Ende nuk kam asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur. Kjo ishte shenja që më bindi të shkoja”, deklaroi Penizi.
Dy avokatë që përfaqësojnë kriminelët, që ish mafiozi Penizii foli kundër tyre, thanë se atyre u duhej dhënë mundësia për t’i bërë dëshmitarit pyetje në lidhje me këto përvoja të çuditshme para gjykatës.
“Është e pafalshme që mbrojtja e të akuzuarit nuk ishte informuar për të gjitha këto fenomene paranormale, që ai pretendon se ishin shkas për bashkëpunimin e tij me FBI. Nëse kjo informatë, si zbulimet e tjera të fundit nga Penizi, do të ishin lëshuar nga qeveria, asnjë juri nuk do ta kishte marrë seriozisht dëshminë e tij”, tha Anthony Di Pietro, avokat i mafiozit të dënuar Steven Wonder Crea.FOTO GALERI1/5
Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.
Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.
Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.
Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).
Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.
Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.
ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.
Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.
Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.
Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO
(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)
Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.
Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.
Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.