Lajmet

Haziri: Më 15 qershor nis vaksinimi masiv në Gjilan

Published

on

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin e mbajtur sot me përfaqësuesit ndër-institucionalë të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që me 15 qershor të nis vaksinimi masiv i qytetarëve në bazë të kritereve për vaksinim, në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta – Petrit”, që do të bëhet nga 20 ekipe të vaksinimit.

“Për gjithçka rreth vaksinimit do të bëhet njoftimi i qartë. Kategorizimi bëhet në bazë të moshës dhe i gjithë procesi do të shkojë në bazë të planit dhe në koordinim me të gjitha institucionet për të mbajtur rregull dhe rend. Komiteti i Emergjencave do të jetë vazhdimisht mbikëqyrës i këtij procesi dhe natyrisht edhe Ministria e Shëndetësisë. Është konfirmuar se ka vaksina të mjaftueshme për vaksinimin e çdo qytetari. Gjithashtu, vaksinimi i fazës së dytë sipas kalendarit do të bëhet për të gjitha ata që kanë marrë tashmë dozën e parë”, ka njoftuar para gazetarëve kryetari Haziri.

Haziri ka falënderuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për donacionin e fundit që Gjilanit i ka siguruar 2500 teste rapide.

“Gjithashtu edhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik është furnizuar me të gjitha llojet e testeve dhe nuk ka asnjë problem për qytetarët që kërkojnë shërbime të testimit brenda orarit të punës dhe në bazë të protokollit të institucionit shëndetësor”, ka theksuar Haziri.

Ai pohoi se testimet edhe më tutje do të vazhdojnë në grup mosha të caktuara apo grupe të tjera të interesit, varësisht nga vlerësimi i QRSHP-së.

Gjithashtu duke përshkruar gjendjen me Covid-19, kryetari Haziri ka konfirmuar Gjilani është në rrugë të mirë të një komune pa Covid-19 dhe kjo bazuar në shifrat zyrtare të institucioneve të shtetit, që paraqesin rënie të infeksionit vazhdimisht, falë lojalitetit të lartë qytetarë për ruajtje të distancës dhe preventivës në përgjithësi.

“Nga 840 raste aktive sa i kishim në prill, sot Gjilani ka vetëm shtatë raste aktive”, shtoi Haziri.

“Po ashtu, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka dhënë shërbime në shtëpi për gjithsej 10,262 qytetarë, në shtëpitë e tyre. Ky shërbim që e kemi dhënë në Gjilan për të infektuarit me COVID-19, është i vetmi në nivel vendi”, tha Haziri. 

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara