Lajmet
Të famshmit që shkatërruan karrierën e tyre nga varësia e drogës
Published
5 years agoon
By
Betim GashiPavarësisht se sa ju bëjnë përshtypje me talentin e tyre, ndonjëherë ju u drejtoheni këtyre individëve me zili për suksesin e tyre. Megjithatë, fama ka një anë të errët.
Varësia nga droga shkatërron jetën, duke ndikuar në marrëdhëniet, karrierën dhe mirëqenien mendore, emocionale dhe fizike të një personi. Askush nuk është i imunizuar nga joshja e këtyre “qetësuesve”. Megjithatë, përdoruesit e famshëm të drogës shpesh zbulojnë se karriera e tyre “ka paguar taksën” e fundit. Nga aktorët e deri tek figurat e tjera të famshme, karriera e këtyre yjeve u shkatërrua nga varësia e drogës.
Që nga koha e Charlie Chaplinit të famshmit e Hollywoodit kanë konsumuar substanca që ndryshojnë mendjen. Por pse personat e famshëm konsumojnë drogë? Teprica e të ardhurave dhe presioni i lartë në punë, kanë ndikuar që ata të kalojnë momente të vështira.
Aktorët që vazhdojnë përdorimin e drogës ndonjëherë e gjejnë veten të bllokuar, pasi regjisorët, studiot dhe aktorët e tjerë nuk dëshirojnë më të punojnë me ta. Edhe të famshmit e tjerë me probleme të drogës kanë shkatërruar karrierën.
Disa prej tyre janë:
- Charlie Sheen
Charlie Sheen ishte një nga yjet më të njohur në Hollywood. Mirëpo sukseset e tij po zbeheshin gjatë viteve 2000, kur atij filluan t’i referoheshin si një nga njerëzit më të famshëm që shkatërroi karrierën nga varësia ndaj drogës. Ai humbi edhe rolin e tij me pagë të majme në serialin “Two and a half man” dhe sipas burimeve, ai ende po përpiqet ta marrë veten nga e gjithë kjo.

- Judy Garland
Ylli i dashur i “Magjistarit të Oz” thuhet se u bë e varur nga pilulat dhe alkooli për të përballuar ngjitjen drejt famës dhe oraret intensive të xhirimeve. Për pjesën më të madhe të jetës së saj, ajo vazhdoi të luftonte me problemet e varësisë së drogës derisa vdiq tragjikisht nga mbidoza e barbiturateve.

- Whitney Houston
Një nga këngëtaret më të njohura të të gjitha kohërave, Whitney Houston, fatkeqësisht kaloi shumë kohë brenda dhe jashtë rehabilitimit, për shkak të varësisë së rëndë ndaj drogës. Vdekja e saj tragjike në vitin 2012 i shkurtoi karrierën e saj të mahnitshme të të kënduarit dhe aktrimit, dhe gjithashtu vuri në pah koston e lartë të abuzimit me substanca narkotike.

- DMX
DMX ishte në zë për betejën e tij ndaj substancave narkotike për vite me radhë. Fansat janë në dijeni për përpjekjet e tij që të ndalonte konsumimin e substancave narkotike, teksa titujt e revistave nganjëherë talleshin me përpjekjet e tij për t’u shëruar. Reperi dhe aktori i talentuar, i cili është vlerësuar si një nga më të mirët që ka prekur mikrofonin ndonjëherë, është ndarë nga jeta këtë vit nga mbidoza.

- Amanda Bynes
Në vitet e 90-ta u cilësua si njëra nga aktoret më të suksesshme. Në moshën 13-vjeçare, ajo kishte serialin e saj. Nga ajo kohë, Bynes shijoi jetën e një aktoreje tipike të re dhe të njohur. Megjithatë, mesa duket, abuzimi me substanca narkotike buronte nga çështje psikologjike që ajo kishte me trupin dhe imazhin e saj publik. Burimet pohojnë se ajo shpenzoi miliona në barna dhe forma të tjera të vetë-mjekimit.

- Britney Spears
Njihet si këngëtarja më e suksesshme e viteve 2000, me hite të shumta që dëgjohen sot e kësaj dite. Por shumë e kujtojnë “rënien” e këngëtares Britney në vitin 2007. Ishte raportuar se gjerësisht sjellja e saj e çrregullt dhe pamja jo e shëndetshme ishte shkaktuar nga abuzimi i substancave. Ajo filloi të shërohej, megjithatë ende nuk mund të ketë kontroll mbi pasuritë e saj, pasi që atë të drejtë e ka marrë babai i saj që nga koha kur ishte e varur nga droga.

Këto histori të njerëzve të famshëm mbi drogën janë shembuj pikëllues se si varësia ndaj drogës mund të “vjedhë” potencialin edhe të njerëzve më të talentuar. Sidoqoftë, shërimi është i mundur, dhe nuk keni pse të përballeni vetëm me të./UBTNews
(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)
Lajmet
Terras: Zgjedhjet në Kosovë, duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja
Published
25 minutes agoon
December 29, 2025By
UBTnews
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.
Terras thekson se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së.
Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.
Lajmet
Fletëvotim me vulë të dyshimtë në një qendër votimi në Pejë, rasti nën hetime
Published
42 minutes agoon
December 29, 2025By
UBTnews
Një parregullsi është raportuar në një qendër votimi në Pejë, ku një fletëvotim dyshohet se kishte vulë të ndryshme nga fletëvotimet tjera të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur më 28 dhjetor 2025, rreth orës 20:00. Menjëherë pas raportimit, autoritetet kompetente kanë njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.
Fletëvotimi i dyshuar është sekuestruar, ndërsa rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
“Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lajmet
Cenim e ekspozim i votës – Rastet që policia i raporton që ndodhën në ditën e zgjedhjeve
Published
1 hour agoon
December 29, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka identifikuar disa raste që kanë të bëjnë me cenim të fshehtësisë së votimit, pengimit të procesit të votimit, cenim i përcaktimit të lirë të votueseve si dhe falsifikim të rezultateve të votimit.
Një rast i cenimi të fshehtësisë së votimit është shënuar në Gllogoc.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Rasti tjetër është në Gjilan ku një person kishte plotësuar fletëvotimin dhe e kishte ekspozuar para se ta vendoste në kutinë e votimit.
“Lidhur me veprat e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në qendrën e votimit pasi e kishte plotësuar fletën e votimit e kishte ekspozuar atë para se ta vendoste në kutinë e votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.
E një Ranilluk një grua ishte arrestuar e më pas u lirua me procedurë të rregull pasi që kishte bazë dyshimi se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve të tjera.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak të dyshimit se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve tjera. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor.
Ndërsa në Komunë të Pjesë në ditën e zgjedhjeve, është shënuar një rast i falsifikimit të rezultateve të votimit.
“Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime”, njofton PK.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një konferencë për media.
Aktiviteti do të zhvillohet në Selinë Qendrore të PDK-së, duke filluar nga ora 11:30.
Gjatë konferencës pritet të adresohen çështje aktuale politike.
Terras: Zgjedhjet në Kosovë, duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja
Fletëvotim me vulë të dyshimtë në një qendër votimi në Pejë, rasti nën hetime
E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para
Cenim e ekspozim i votës – Rastet që policia i raporton që ndodhën në ditën e zgjedhjeve
PDK mban sot konferencë për media
REL: Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?
Publikohen rezultatet preliminare – ja sa mandate do të marrin partitë në Kuvendin e Kosovës
Trump thotë se është bërë përparim në bisedimet për Ukrainën, por mbeten
DW: Kosova sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
-
Vendi3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
