Aktualitet

Ishujt që mund t’i blihen më çmimin e një apartamenti në Europë

Published

on

Ndërkohe që të gjithë vendet e botës po përgatiten për të rihapur sezonin e tyre turistik, ka ardhur pikërisht çasti që të gjenerojmë ide të reja se ku mund të kalojmë pushimet tona të radhës.

Vila plot diell, shtëpiza të këndshme verimi të struktura diku pranë një liqeni të qetë, ose një apartament në qendrat e zhurmshme të një qyteti metropol. Mund të jetë edhe koha që të investojmë në një prej tyre, pasi kemi kaluar të paktën 18 muaj duke punuar nga shtëpia, të limituar e kufizuar nga ndërprerjet e udhëtimeve.

Ekipi i Euronews Travel, dëshiron t’ju shtyj të ëndërroni paksa. Po sikur të mund të blinit një ishull tuajin privat, për të njëjtin çmim si një apartament tuajin në qendër të Europës?about:blank

Pas kërkimeve të shumta, mund të themi se kemi gjetur një listë me vende pushimi që mund t’ju kushtojnë njësoj sa një 2+1 në Spanjë, por me shumë më tepër hektarë sipërfaqe dhe opsione të tjera plus.

Këto janë 6 gjetjet tona të mahnitshme, bashkë me atë që ju do të mund të blinit për të njëjtin çmim, nëse do të ishit duke kërkuar nëpër qendrat më energjike të Europës.

Ishulli ‘Big Tancook’ në Nova Scotia – €56,898

Ishulli Big Tancook në fakt gjendet në treg në formën e një parcele, që do të thotë se ju mund të blini pjesë të tij për një kompleks familjar, hotel apo sajt kampingu. Një blerje e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh që na u desh të kërkonim gjatë, për të gjetur një blerje ekuivalente për një apartament 1+1 në Europë.

Kjo sipërfaqe në provincën Kanadezë të Nova Scotia, paraqet një ofertë mjaft të mirë për fansat e një jete të thjeshtë dhe të qetë. Brigjet detare shkëmbore të Nova Scotia-s si dhe liqenet e pellgjet ujore të fshehura e të veçuara janë ëndrra e peshkatarëve, të cilët përbëjnë një pjesë të popullsisë së vogël prej 125 banorësh të tjerë që do të ndanin këtë ishull me ju.

Çfarë mund të blinit për të njëjtin çmim në Europë: Një dhomë hoteli të rimodeluar në Sunny Beach, Bullgari

Ishulli Danhattan, SHBA – €263,281

Ëndërrimtarët e kabinave prej druri nuk kanë pse të shohin më larg – Ishulli Danhattan në Conneticut-in e fjetur dhe rural vjen i gatshëm me një shtëpi druri të projektuar për të strehuar 8 vetë.

Toka prej gjysmë hektari shtrihet në Liqenin Ashland, dhe blerësit do të mund të shijojnë edhe portin ankorues që gjendet fare pranë pasi pjesë e ofertës është edhe një barkë. Po po, një barkë e tera për ju. Kjo, nëse dëshironi të hiqni dy gjëra nga lista juaj këtë vit.

Çfarë mund të blini për të njëjtin çmim në Europë: Një apartament 1+1 me një Spa të përbashkët në Algarve, Portugali.

Ishulli Majestic, SHBA – €274,982

Liqeni Beaver Dam në Wisconsin, SHBA është shtëpi e diçka më pak se 26 ishujsh të emëruar në mënyrë mjaft kreative, përgjatë një hapësire ekspansive prej 6.718 hektarësh. Ishulli Majestic është mbase një prej emrave më pak të jashtëzakonshëm por a ka rëndësi emri kur i jep vetes të drejtën të qëndrosh mbi hektarë të tërë të ishullit tënd privat?

Majestic ofrohet në treg për momentin bashkë me një shtëpizë larg zhurmës; vendi perfekt për të parë aktivitetin e ëmbël të faunës vendase.

Çfarë mund të blini për të njëjtin çmim në Europë  : Një apartament 1+1 me tarracë në Malaga, Spanjë.

Ishulli Bocal, Nikaragua – €292,535

Tashmë kemi hyrë në territorin e resorteve. Ky ishull vjen së bashku me një shtëpi miqsh 2+2, një shtëpi për punonjësit e shërbimit, një pishinë e stilit “infinity”, një mol, dhe milje të tëra plazhi rënor.

Në përgjithësi nuk do ta gjenit kurrë në treg me një çmim kaq të lirë, duke marrë parasysh hapësirën e tij dhe klimën magjepsëse tropikale të Nikaraguas. Por, kjo ulje vjen si pasojë e faktit se pronari ka në plan të bëjë rinovime të shumta në të ardhmen e shkurtër, ndaj blerësit e këtij ishulli do të kenë dhe shumë gjëra që do t’ia bëjnë qëndrimin edhe më emocionues.

Çfarë mund të blini për të njëjtin çmim në Europë : Një vilë 2+2 në Zante, Greqi.

Isla Carabana Sol, Panama – €336,782

Ky ishull vjen i kompletuar me një anije me vela të ankoruar, një garazh për motobarkën tuaj të shpejtë si edhe një pronë me dy apartamente të cilat janë gati për blerësit e radhës.

Ky ishull është dizajnuar me siguri duke pasur ndër mend njerëz të cilëve u pëlqen të festojnë, duke qenë se komoditete të tjera që ky ishull ofron janë: një kuvertë e ngritur e pajisur me një BBQ, vaskë hidro-masazh, një kasolle e stilit tiki, një plazh rënor privat si edhe një lagunë private me ujë plotësisht të kthjellët dhe transparent.

Në mënyrë që mos të ndjeheni shumë të veçuar, ishulli ofron shërbim mjaft të mirë Wi-Fi dhe sinjal telefonik, si edhe është i stacionuar vetëm një udhëtim të shkurtër me barkë larg prej një numri të madh baresh e restorantesh.

Çfarë mund të blini për të njëjtin çmim në Europë: Një shtëpi qyteti 2+2 në Toskana, Itali.

Ishulli Iguana, Nikaragua  – €396,951

Kjo ishte gjetja jonë më e shtrenjtë që përfshin 5 hektarë plazh më rëre të bardhë si dhe një xhungël të fshehur, nën një mantel palmash arra kokosi si dhe pemë bananesh që ofrojnë maksimumin e privatësisë.

Kjo pronë përfshin një shtëpi 3+1 me 2 tualete, një oborr të rrethuar, dhomë pritje, bar si dhe akomodim për stafin. Këtu do të gjeni edhe një pedonale që zgjatet përgjatë të gjithë ishullit, dhe së fundmi një far 5.5 metër të lartë.

Dhe e gjithë kjo ofrohet për të njëjtin çmim si një apartament në qendrat europiane të Parisit, Londrës apo Romës.  

Artikull nga korespondenti i platformes Destinations, Euronews Travel: Shannon McDonagh Popullor në KomunitetAdChoicesSponsored

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara