Lajmet
KOSTT pret seancën e së enjtes për 11-milionëshin, KMDLNJ e opozita kundër
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet të enjten në seancë të rregullt plenare. Si pikë, do të jetë edhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, në lidhje me kërkesën e KOSTT-it për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.
Zyrtarë të KOSTT-it sqarojnë se rekomandimi i Komisionit për Ekonomi që i hap rrugë ndarjes së 11 milionë eurove përmes KOSTT-it për pagesën e rrymës së shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore të Mitrovicës, bëhet i plotfuqishëm vetëm pas shqyrtimit dhe miratimit të tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton KosovaPress. KOSTT po ashtu tregoi nëse këto 11 milionë euro do të jenë për borxhin ndaj KEDS-sit dhe operatorit Elektro Sever.
Veprimi i mundshëm që lejon ndarjen e mjeteve nga KOSTT-i, po cilësohet nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) si diskriminues, i padrejtë dhe i papranueshëm. Ndërsa, në institucionin e Avokatit të Popullit nuk e kanë komentuar për KosovaPress rekomandimin e pagesës për rrymën në veri.
Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje po kundërshtohet edhe nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, i cili thotë se po rrezikohet financiarisht KOSTT-i.
Zana Bajrami-Rama, menaxhere për Komunikim dhe Relacione me Publikun në KOSTT, thotë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress se sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, rekomandimi i Komisionit Parlamentar paraqitet për shqyrtim dhe miratim në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Sipas zëdhënëses, Bajrami-Rama, KOSTT është kompani publike me 100% të aksioneve shtetërore dhe sipas Ligjit për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, të drejtat e aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në KOSTT po ashtu kanë thënë se me ndarjen e 11 milionë eurove për mbulimin e shpenzimeve të energjisë në veri, nuk rrezikohet financiarisht KOSTT-i, por edhe ritheksuan se zgjidhja afatgjate dhe e qëndrueshme e situatës në pjesën veriore të vendit, e cila e zgjidh problemin e furnizimit dhe arkëtimit në një afat të shkurtër, është e domosdoshme.
“Sipas rekomandimit të Komisionit Parlamentar parashihet që KOSTT të marrë përgjegjësinë për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës, për gjashtë muajt e ardhshëm si një fazë tranzitore deri në zgjidhjen e situatës në veri, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm. Shfrytëzimi i mjeteve të KOSTT, sipas rekomandimit të Komisionit Parlamentar, nuk rrezikon financiarisht KOSTT-in për këtë periudhë të paraparë tranzitore 6 mujore brenda së cilës parashihet që të zgjidhet çështja e veriut. KOSTT rithekson që është e drejtë e patjetërsueshme që të gjithë qytetarët e Kosovës të furnizohen me energji elektrike por edhe obligim i qytetarëve që të paguajnë shërbimin e pranuar. Andaj, zgjidhja afatgjate dhe e qëndrueshme e situatës në pjesën veriore të vendit, e cila e zgjidh problemin e furnizimit dhe arkëtimit në një afat të shkurtër është e domosdoshme”, thuhet në një përgjigje me shkrim për KP nga Bajrami-Rama.
Në KOSTT po ashtu kanë sqaruar nëse këto mjete prej 11 milionë eurosh do të ndahen për borxhin ndaj KEDS-sit dhe operatorit Elektro Sever.
“Jo. Këto mjete parashihet që të shfrytëzohen për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës, për gjashtë muajt e ardhshëm si një fazë tranzitore deri në zgjidhjen e situatës në veri”, thotë Bajrami-Rama.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për konsumatorët e papërgjegjshëm.
Shala për KosovaPress thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta ndërpres këtë praktikë, siç thekson ai të mbrapshtë të zbatimit të standardeve të dyfishta për qytetarë të të njëjtit vend. Teksa shton se nuk do të duhej të trajtojë qytetarët sipas përkatësisë etnike apo oportunitetit politik.
Ai po dyshon se për këtë ka ndonjë marrëveshje politike që Qeveria e Kosovës është e detyruar t’ua paguaj këto fatura. Si do që të jetë, Shala thotë se kjo qeveri duhet ta ndalë këtë praktikë, pasi nuk është e drejt në baza etnike për 20 vjet të vazhdon kjo dukuri pafundësisht.
“Ne në aspektin e të drejtave të njeriut, konsiderojmë se është e padrejtë, por edhe në aspektin ligjor është e kundërligjshme. Mendojmë se qeveria duhet të ndërmarr ndonjë veprim që këto t’i ndërpresë. Nuk është në rregull që pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës, që kanë një gjendje të rëndë ekonomike rregullisht i shlyejnë obligimet, në qoftë se vonohen një ditë i shkyçin nga rrjeti, ndërkaq dikush 20 vjet nuk paguan dhe kanë rrymë me bollëk dhe harxhojnë si të duan, prandaj, kjo është plotësisht e papranueshme dhe e padrejtë”, thotë Shala.
Rekomandimi i propozuar nga deputetja e VV-së, Mimoza Kusari Lila dhe i mbështetur nga deputeti Armend Muja që i hap rrugë mbulimit të shpenzimeve të energjisë elektrike në veri, ishte kundërshtuar nga deputetët e opozitës.
Kryetari i Komisionit për Ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala po kërkon nga KOSTT-i që mos ta zbatojë këtë rekomandim, pasi sipas tij, kjo bie ndesh me ligjet në fuqi dhe mendimin e Avokatit të Popullit.
“Bëj thirrje publike, KOSTT-i nuk duhet të ngutet, duhet ta qartësojë mirë çështjen ligjore, nuk është i obliguar KOSTT vetëm me këtë rekomandim të rrezikojë stabilitetin financiar të tij. Ka një vendim gjykate, ka një mendim të Avokatit të Popullit për këtë punë. Dhe kisha pas dëshirë që asnjë nga zyrtarët e KOSTT-it të mos ngutet dhe të bie ndesh me ligjin, sepse ky problem nuk do të përfundojë me një debat. Më vjen keq që e them, se shkalla e dytë e rrezikut është se përveç pagesës dhe subvencionimi që po i bëhet pjesës ilegale, operatorëve ilegalë, po shkatërrohet edhe kompania KOSTT që do të ketë pasoja ekonomike dhe strategjike për vendin”, thotë Shala.
Deputeti Shala ngre dyshimet se me këtë veprim drejtues të KOSTT-it kanë rënë nën ndikimin dhe presionin e qeverisë, sepse sipas të cilit, KOSTT-i në këtë rast është viktimë.
“Më vjen keq të them, pjesë të ekipit menaxhues të KOSTT kanë rënë në ndikimin dhe presionin e qeverisë, sepse KOSTT-i këtu është viktimë, parimisht po rrezikohet mirëqenia ekonomike e një ndërmarrjeje që nuk guxon të rrezikohet, është strategjike ndërmarrja KOSTT. Nuk guxon të preket pjesa financiare e tij dhe të luhatet stabiliteti i tij financiar. Tani edhe kështu nëse thuhet se KOSTT i paguan, KOSTT është pjesë integrale, 100 përqind e shtetit, e parlamentit, e Kosovës. Është i njëjti buxhet, e njëjta para. Pra, për taktika politike, për të hedhur hi syve tanimë Qeveria Kurti po dëshiron që paranë publike ta çon në drejtim të veriut përmes portës së dytë, përmes KOSTT-it, duke bërë dëm dyfish më të madh”, thekson Shala.
Komisioni parlamentar, të mërkurën me rekomandim të ideuar dhe mbështetur nga deputetë e VV-së të mërkurën ka votuar pro ndarjes së 11 milionë euro prej KOSTT-it për pagesën e rrymës të shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore. Kundër kësaj ishin deputetët e opozitës.
Lajmet
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë
Published
8 hours agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë. Konkretisht, ai akuzohet se nuk ka deklaruar deponime në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.
Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 eurosh.
Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
Lajmet
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Published
8 hours agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Në burgun e Smrekonicës, kanë përfunduar me sukses dy programe rehabilituese për të burgosurit. Programi “Menaxhimi i Zemërimit” është ndjekur nga 20 të burgosur, ndërsa programi “Vendimmarrja Sociale” nga 10 të burgosur.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se programet janë zbatuar në përputhje me politikat rehabilituese, planprogramin institucional dhe standardet profesionale të trajtimit.
Sipas njoftimi të ShKK-së, fokusi ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme.
Me rastin e përfundimit të programeve është organizuar edhe ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, derisa gjatë eventit u theksua rëndësia e programeve rehabilituese në përmirësimin e sjelljes së të burgosurve dhe në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së veprave penale.
Lajmet
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente
Published
9 hours agoon
December 23, 2025By
UBTnews
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Përmes një postimim, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë tha se Prattipati nënvizoi pritshmëritë e Amerikës për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq dhe përfaqësues të shoqërisë civile serbe kosovare në veri të Kosovës. Ajo nënvizoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Lajmet
Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik
Published
9 hours agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë takimit me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, kanë diskutuar për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Osmani tha se me zëvendëssekretarin amerikan kanë trajtuar gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.
Presidentja u ndal edhe te nënshkrimi i një ligji nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përfshin edhe Republikën e Kosovës. Sipas saj, ligji parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, përjashton ndryshimet e kufijve dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.
“Diskutuam edhe për një sërë çështjesh të tjera, për të cilat është e domosdoshme të kemi koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, si dhe për hapat dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në”, deklaroi Osmani pas takimit.
Ajo theksoi se në këtë takim është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik.
Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me SHBA-në dhe shprehu besimin e saj të plotë në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar partneritetin me SHBA-në si shtyllë kyçe të politikës së jashtme të Kosovës.
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente
Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik
Studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT vizituan SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë
Në UBT u ndanë certifikatat për ekipin kosovar pjesëmarrës në “FIRST Global Challenge”
PZAP e dënon Listën Serbe me 20 mijë euro
Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë
Ambasadori britanik vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta më 28 dhjetor
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
