Lajmet

PSD-ja në qershor vendos për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

Published

on

Partia Socialdemokrate ende nuk e ka të qartë se a do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në shtator të këtij viti. Nga kjo parti thonë se janë në bisedime dhe do të dalin me një qëndrim në qershor.

I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se janë duke e menduar se a do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, derisa nuk përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet nacionale pas katër vitesh.

“Jemi në diskutim të brendshëm dhe janë duke biseduar tri linja kryesore të bisedimit dhe njëra është që të kemi pjesëmarrje në të gjitha komunat, njëra është që të kemi pjesëmarrje në komunat ku kemi qeverisë dhe tjetra është që mos të kemi pjesëmarrje dhe të jetë beteja e parë e Partisë Socialdemokrate, në këtë format të jetë beteja e parë elektorale në nivel nacional për shkak se diskursi jonë dhe çështja jonë është më e madhe, por ende nuk ka vendim dhe po presim që gjatë muajit qershor të kemi vendimin përfundimtarë”, deklaroi ai.

Molliqaj foli edhe për dokumentin “non-paper”, ku po e cilëson të rrezikshëm pasi që sipas tij, dokumenti i dytë është baza e dialogut, prandaj ai thotë se janë të shqetësuar dhe kanë filluar mobilizimin për kundërshtim të këtij dokumenti.

“Tani nëse i keni pa deklarimet në Bruksel edhe të Kurtit edhe të Borrellit, është e qartë se ata dokumente janë serioze, dhe ‘non paper’ i dytë është më serioz, ai i pari kishte qenë sa për të dal i dyti sepse i dyti doli nga dy vendet që kanë ndikim absolut siç janë Gjermania dha Franca, i dyti u komentua shumë më shumë dhe është korniza e dialogut të Brukselit, pra nëse i dëgjoni se çka ka thënë Lajçaku dhe Borell publikisht ju e shihni që ‘non-paper’ i dyti është baza dhe materiali i dialogut kështu që kjo neve na ka shqetësuar dhe kemi filluar mobilizimin që të kemi sa më shumë kundërshtim sepse sa më shumë kundërshtim”, deklaroi ai.

Tutje ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet në Shqipëri, të cilën po e cilëson si papërgjegjësi të tij, duke e ditur që vendi po përballet me pandeminë.

“Sa i përket rezultatit është ditë dhe ne kemi thënë që nuk ka gjasa që mos të ketë asnjë mandat, ne jemi që  të ketë interaksion politik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ne nuk kemi problem me ndërhyrjen ose me fol për Kosovën kryeministri i Shqipërisë sepse besojmë se na lidh diçka e përbashkët. Papërgjegjësia në këtë pjesë te na shihet që në kuadër të pandemisë kur Kosova kishte nevojë për beteja të tjera, fokusimi i energjisë së kryeministrit dhe Qeverisë ishte e dëmshme në kuptimin e energjisë që është shfrytëzuar për atë temë. Asnjë kryeministër i Kosovës dhe as i Shqipërisë nuk mundet me i dëmtuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë sepse marrëdhëniet tona mes njerëzve dhe tani kryeministrat munden me i bë dëm kauzës së bashkimit, por janë të përkohshme”, deklaroi Molliqaj.

Lajmet

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.

Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.

Continue Reading

Lajmet

Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.

“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin

Published

on

By

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla e ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se nuk mund të japë propozime konkrete apo gjykime pa parë më parë dokumentet përkatëse dhe pa hyrë në detaje mbi faktet dhe letrat që lidhen me proceset e gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.

Gërvalla në Politiko tha se është shumë e qartë lidhur me angazhimin e saj për drejtësinë – si atë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo theksoi se është personi i fundit që do të donte që çështjet të trajtoheshin në Hagë, për shkak të imazhit negativ që lidhet me atë institucion nga vendet ku janë gjykuar kriminelët më të mëdhenjë të Ballkanit, duke theksuar se në ato procese asnjë përfaqësues i shoqërisë kosovare nuk duhet të ishte prezent.

Gërvalla tha se në një moment të caktuar ka qenë e pyetur rreth çështjeve që nuk kanë qenë më në dorën e saj dhe se vendimet për të dërguar procese drejt Hagës janë marrë më herët. Ajo kujtoi se, gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme, ka garantuar që institucionet e Kosovës, përfshirë misionin në Hagë, të angazhohen maksimalisht për trajtimin e rasteve – duke siguruar mbështetje të duhur për familjarët dhe për të akuzuarit, sipas kapaciteteve dhe mandatit të tyre.

Gërvalla theksoi se është jonkorrekte që të flasë për detaje të proceseve që supozohet të kenë ndodhur në periudha të mëparshme, për të cilat ajo tha se nuk ka informacion të plotë apo dokumentacion të verifikuar në dorë.

Continue Reading

Të kërkuara