Lajmet

Paralajmërohet mbyllje totale e gastronomisë për 12 ditë

Published

on

Mbyllja totale e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare pritet të ndodhë nga dita e martë për 12 ditë.

Ky propozim i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19. 

Kryetari i Shoqatës së Gastronomisë në Prishtinë, Veton Zuka theksoi se nuk janë pajtuar për një mbyllje të tillë, por siç thotë ai duke parë numrin e lartë të vdekshmërisë për shkak për Covid-19 dhe zvogëlimit të kapaciteteve spitalore, do ta respektojnë këtë propozim.

Megjithatë, Zuka thekson për KosovaPress se hapja duhet të ndodhë pas 12 dite, sepse sipas tij bizneset nuk mund të mbijetojnë. 

Më tej Zuka tha se presin mbështetjen nga shteti për këtë mbyllje, për paga dhe qira.

“12 ditë është mbyllje, e brenda këtyre ditëve ne veç kemi me formuar një Grup punues për me shikuar që kur të vjen koha e hapjes, me qenë një hapje më e kontrolluar dhe me rregulla strikte për me mundur me punuar verës. Ne kundërshtuam aty për aty në takim, mirëpo nuk e di sa mundemi të ndikojmë për ta ndaluar këtë mbyllje, sepse numrat me të vërtet janë shqetësues edhe spitalet janë në gjendje të rënduara, kështu që nuk e di sa kemi hapësirë për ta kundërshtuar ose për të bërë diçka tjetër. Po presim 12 ditë, po sakrifikohemi në një mënyrë edhe ne si biznese, dhe të shikojmë çka po ndodhë pas 12 dite. Përndryshe, hapja pas 12 ditësh gjithqysh duhet me ndodhë, sepse nuk munden me mbijetu bizneset. Kemi me bërë një hapje në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ministrinë e Financave dhe të Tregtisë që të kompensohet ky dëm 12 ditësh për rroga dhe qira”, thotë Zuka. 

Për këtë mbyllje, Zuka theksoi që nuk janë pajtuar, por që situata e rënduar me Covid-19 i ka shtyrë që të sakrifikohen si biznese. 

“Ne sigurisht që nuk pajtohemi për mbyllje dhe s’jemi pajtuar asnjëherë, edhe është një persekutim i radhës si zakonisht tek gastronomët, pa e pasur fajin në këtë rast gastronomët. Por, si do që të jetë numrat nuk po tregojnë mirë, po ka raste të vdekjes më shumë, si dhe shumë më shumë janë rritë edhe rastet e të infektuarve. Kjo është si pasojë e fushatës që vet e bënë partitë politike. Kështu që ne sigurisht që e kundërshtojmë. Janë diskutuar shumë tema, edhe çështja ekonomike e bizneseve dhe për gjendjen në të cilën janë. Dhe kështu erdhi propozimi me bërë një mbyllje 12 ditëshe, mbyllje totale edhe për qendrat tregtare, gastronomisë edhe shkollat”, thekson ai. 

Sipas këtij propozimi, Zuka tha se është lejuar që të bëhen porositë me “delivery”. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Lajmet

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.

Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.

Continue Reading

Lajmet

Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.

“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin

Published

on

By

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla e ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se nuk mund të japë propozime konkrete apo gjykime pa parë më parë dokumentet përkatëse dhe pa hyrë në detaje mbi faktet dhe letrat që lidhen me proceset e gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.

Gërvalla në Politiko tha se është shumë e qartë lidhur me angazhimin e saj për drejtësinë – si atë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo theksoi se është personi i fundit që do të donte që çështjet të trajtoheshin në Hagë, për shkak të imazhit negativ që lidhet me atë institucion nga vendet ku janë gjykuar kriminelët më të mëdhenjë të Ballkanit, duke theksuar se në ato procese asnjë përfaqësues i shoqërisë kosovare nuk duhet të ishte prezent.

Gërvalla tha se në një moment të caktuar ka qenë e pyetur rreth çështjeve që nuk kanë qenë më në dorën e saj dhe se vendimet për të dërguar procese drejt Hagës janë marrë më herët. Ajo kujtoi se, gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme, ka garantuar që institucionet e Kosovës, përfshirë misionin në Hagë, të angazhohen maksimalisht për trajtimin e rasteve – duke siguruar mbështetje të duhur për familjarët dhe për të akuzuarit, sipas kapaciteteve dhe mandatit të tyre.

Gërvalla theksoi se është jonkorrekte që të flasë për detaje të proceseve që supozohet të kenë ndodhur në periudha të mëparshme, për të cilat ajo tha se nuk ka informacion të plotë apo dokumentacion të verifikuar në dorë.

Continue Reading

Të kërkuara