Live
KQZ formon komision për ankesat e votuesve jashtë Kosovës
Published
3 weeks agoon
By
UBTnewsKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot formimin e Komisionit për Kundërshtimin Administrativ, menjëherë pas hapjes së periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor.

Sipas KQZ-së, çdo aplikues që merr njoftim për refuzimin e regjistrimit si votues jashtë vendit, mund të parashtrojë kundërshtim administrativ te ky komision.
Kundërshtimet dorëzohen përmes emailit në adresën: [email protected].
Personat të cilëve u refuzohet edhe kundërshtimi administrativ, kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ-së./EO
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës është paraparë të shqyrtohet dhe miratohet specifikimet teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në rend të ditës bëhet e ditur se bën pjesë edhe shqyrtimi dhe miratimi i formularëve/formave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimi e miratimi i përbërjes së Komisioneve Komunale.
Mbledhja do të nisë me fillim nga ora 14:00./EO
Lajmet
Rasti i Liridona Ademajt, prokurorja prezanton pamjet e ditës kritike
Published
12 hours agoon
December 22, 2025By
UBT News
Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur video nga restauranti “Etnokuqa”, ku pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava.

“Në orën 18:32 dhe 44 sekonda, kamera e Etnokuqes e kanë inicizuar ardhjen nga kamerat e brendshme në restorant, shihet se si familja Murseli vjen, ja vetura e markës Seat… Në orën 18:35, hyrja e Granit Plavës në restaurantin Etno Kuqa i cili do të ulet në të kundërtën e familjes Murseli“, tha ajo.
Në pamje shihet edhe Naim Murseli, lëviz brenda restaurantit dhe i drejtohet tavolinës së Granit Plavës.
Po ashtu, janë shfaqur video edhe nga shtëpia kur së bashku me fëmijët dalin nga aty dhe hypin në makinë.
Para trupit gjykues në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, po prezantohen pamje të ditës kritike të 29 nëntorit.

Prokurorja Javorka Perliçenviq ka prezantuar pamje të asaj dite, kur Naim Murseli ka dalë nga shtëpia.
Në këto pamje shihet edhe Liridona Ademaj para shtëpisë në Bërnicë.
“Sot po vazhdojmë me momentet kyçe nga video të incizimit. Do ta lusja shërbimin teknik ta hap follderin e shtëpisë së Naim Murselit të datë 29.11.2023 rreth orës 10:14, ky është momenti kur Naim Murseli del prej shtëpisë dhe hyp në makinën e tij. Kjo është koha kur ditën kritike kur Naim Murseli e ka lëshuar shtëpinë e tij“, tha ajo.
Në vazhdim të prezantimit të këtyre provave, janë shfaqur edhe pamje në një pompë të derivateve, ku shihen Naim Mueseli dhe Granit Plava.
“Pamjet që po transmetohen janë nga mëngjesi e deri pasdite, ku Granit Plava dhe Naim Murseli rreth orës 16:30 shihen sërish në një pompë. Nga vetura del edhe Granit Plava dhe Naim Murseli, në një moment, shifet se si i akuzuari Naim Murseli i afrohet të akuzuarit Granit Plava dhe diçka i flet dhe shkon në market te pompa e derivateve. Tani do të presim derisa del nga marketi dhe nga ana tjetër Granit Plava mbush derivatetet. Ja Naim Murseli del dhe i afrohet, tani e shohim që Garanit Plava dhe i jep një pije energjike. Granit plava me siguri po i verifikon gomat dhe shihen së bashku shkojnë, largohen. Bisedojnë me siguri po e marrë me mend se po merren vesh se si ta përfundojnë punën“, tha ajo.
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot në orën 09:30 mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e viktimës, Liridona Ademaj.
Seanca pritet të shënojë një zhvillim të rëndësishëm në këtë proces, i cili ka zgjuar interes të madh publik për shkak të rrethanave të rënda të rastit dhe ndjeshmërisë që ka shkaktuar në opinion.
Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjekura, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi të plotë dhe zbardhje të të gjitha rrethanave të ngjarjes./S.K/EO/
Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe mjegull vende vende.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius ka njoftuar IHMK.
Lajmet
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Published
3 days agoon
December 19, 2025By
UBT News
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.
Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.
“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/
Lajmet
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës: Mbingarkesa mund të çojë në reduktime
Published
3 days agoon
December 19, 2025By
UBT News
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka dhënë detaje për gjendjen aktuale të sistemit elektro energjetik në vendin tonë.
KOSTT njofton se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës gjatë sezonit dimëror po përballet me rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikut. Sipas kësaj kompanie, krahasuar me vitin e kaluar, konsumi ka shënuar rritje prej 14.33%, ndërsa ngarkesa maksimale prej 1468 MË është arritur dje, në kushte kur temperaturat nuk kanë qenë shumë të ulëta, çka tregon se në ditët më të ftohta konsumi mund të rritet edhe më tej.
“Kërkesa më e lartë për energji elektrike regjistrohet në intervalet 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00. Në këtë kontekst, KOSTT fton qytetarët, institucionet dhe bizneset që, sipas mundësive të tyre, të ndërmarrin çdo veprim praktik që ndihmon në uljen e konsumit dhe të ngarkesës së sistemit. Kjo përfshin përdorim më të kujdesshëm të pajisjeve elektrike, zhvendosje të konsumit jashtë orëve të pikut dhe përdorim sa më efikas të energjisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.
Sipas të dhënave të sistemit, ditëve të fundit zonat me ngarkesë më të lartë janë nënstacionet Rahovec (përfshirë zonën e Malishevës), Prizreni 1, Gjilani 1 dhe Lipjani. Në këto zona kërkohet kujdes i shtuar dhe bashkëpunim i qytetarëve për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike.
Po ashtu sipas KOSTT, operimi i sistemit në kushte mbingarkese mund të imponojë zbatimin e reduktimeve të kontrolluara dhe të përkohshme të furnizimit, si masë teknike e domosdoshme për mbrojtjen e stabilimenteve dhe aseteve kritike të sistemit elektro-energjetik, të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike.
“Në këto raste, qytetarët udhëzohen me mirëkuptim që të largojnë pajisjet elektrike nga rrjeti deri në rikthimin e furnizimit, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e rikthimit sa më të shpejtë dhe të sigurt të furnizimit normal”, thuhet në njoftim./S.K/KP/
Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare
Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave
Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari
KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Hapen sportelet në kufirin me Kroacinë, procedurat mund të ngadalësohen nga sistemi i ri i BE-së
Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania
Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu të madh
Një gazetar i BBC-së i bëri Putinit një pyetje. Mikrofoni iu hoq menjëherë.
Reuters: Kosova shkon në zgjedhje ndërsa bllokimi politik kërcënon fondet jetike
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
