Shëndet
Çka duhet të dini për ulcerën: shkaqet, rreziqet dhe trajtimin
Published
3 months agoon
By
UBT NewsUlcera peptike është një plagë që formohet në mukozën e aparatit tretës, më së shpeshti në stomak, dymbëdhjetëgishtore ose më rrallë në ezofag.
Ajo lind kur prishet ekuilibri midis faktorëve mbrojtës të mukozës dhe atyre agresivë, si acidi gastrik dhe pepsina.
Dy faktorët më të shpeshtë që çojnë në ulçerë janë:
Infeksioni me bakterin Helicobacter pylori (H. pylori) – një nga infeksionet bakteriale më të përhapura në botë dhe faktor i rëndësishëm rreziku edhe për kancerin gastrik.
Përdorimi i gjatë i barnave anti-inflamatore jo-steroide (NSAID), si ibuprofeni, aspirina, naprokseni apo diklofenaku, të cilat dëmtojnë mukozën dhe e bëjnë stomakun më të ndjeshëm ndaj acidit.
Si zhvillohet ulcera?
Mukoza e stomakut mbrohet nga një shtresë mukoze e cila pengon acidin të dëmtojë indet. Kur kjo shtresë dobësohet ose dëmtohet, acidi fiton përparësi dhe krijon plagën.
Simptomat më të zakonshme:
Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut
Tek ulçera e stomakut: dhimbja shfaqet menjëherë pas ngrënies
Tek ulçera e dymbëdhjetëgishtores: dhimbja shfaqet disa orë pas ngrënies ose gjatë natës
Simptoma të tjera: nauze, të vjella, fryrje, ndjesi ngopjeje të hershme
Në disa raste, ulçera mund të mos japë shenja deri sa të shfaqen komplikime.
Komplikimet më të rrezikshme:
Gjakderdhja – mund të jetë e fshehur (duke shkaktuar anemi) ose e dukshme (jashtëqitje e zezë, gjak në të vjella).
Perforimi (shpimi i murit të stomakut/duodenumit) – gjendje urgjente që çon në dalje të përmbajtjes së stomakut në zgavrën abdominale dhe kërkon ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Diagnostikimi:
Metoda më e saktë është endoskopia e sipërme (EGDS), e cila mundëson:
identifikimin e ulcerës,
marrjen e mostrave për biopsi,
ndalimin e gjakderdhjes përmes teknikave të ndryshme terapeutike.
Trajtimi:
Inhibitorë të pompës protonike (PPI) – për uljen e aciditetit.
Terapia eradikuese kundër H. pylori – kombinim antibiotikësh me PPI.
Barnat mbrojtëse të mukozës si sukralfati.
Metoda endoskopike – në rastet me gjakderdhje aktive.
Me trajtim adekuat, shumica e ulcerave shërohen brenda disa javësh. Nëse faktorët shkaktarë nuk eliminohen, ulçera mund të rikthehet.
Përfundim:
Ulçera është një sëmundje e zakonshme, por e trajtueshme. Zbulimi i hershëm i simptomave dhe trajtimi i duhur janë thelbësorë për të shmangur komplikimet serioze. Konsultimi me mjekun mbetet hapi më i sigurt drejt shërimit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
Profesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
Studentët e Artit dhe Medias Digjitale në UBT realizojnë vizitë studimore në 7 Arte dhe Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”
Rektori Hajrizi merr pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar në CERN
Për herë të parë në Kosovë lansohet magazina “BLANK”, iniciativë që buron nga angazhimi akademik dhe kreativ i studentëve të UBT-së
Osmani falenderon liderët e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës
Rama pas vizitës në Hagë: Gjykimi ndaj Thaçit, padrejtësi e rëndë në zemër të Evropës
Kaos dhe përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
