Lajmet
Ka nisur dëshmia e Paul Williams në Hagë
Published
3 months agoon
By
UBTnewsNë Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur dëshmia e Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Ky është dëshmitari i dytë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Mbrojtja e Thaçit tha se dëshmia e Williams do të tregojë që “Thaçi nuk e kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”.
Dëshmia e tij pritet të zgjas një ditë e gjysmë, mbrojtja e Thaçit ka parashikuar dy orë, ekipet tjera të mbrojtjes së bashku kanë kërkuar dy orë e gjysmë dhe ZPS dy orë e gjysmë.
Avokati i Thaçit, Luka Misetiç tha se dëshmitari Paul Williams ka qenë këshilltar falas për delegacionin kosovar në Rambuje
“Amerikani Paul Williams ka qenë këshilltar falas për delegacionin kosovar në Rambuje në shkurt dhe mars të 1999, ai ka ndihmuar delegacionin për hartimin e propozimit të tyre dhe negociatat në marrëveshjen e Rambujesë. Ai po ashtu ka marrë pjesë në takime me delegacionin kosovar dhe me figura ndërkombëtare dhe diasporën e Kosovës. Williams do të jap dëshmi për procesin e vendimmarrjes të delegacionit si dhe diskutimet që janë bërë për nevojën për demilitarizim dhe transformim të UÇK-së. Doktor Williams po ashtu do të jap dëshmi për komunikimet që ka pasur me të gjithë anëtarët e delegacionit kosovar, mes të cilëve edhe Hashim Thaçi. Konstatimet dhe përshtypjet që ka formuar ky nga këto komunikime, të cilat e ndihmuan për të dalë në përfundimin që Thaçi nuk kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë dhe se i duhej miratimi i komandantëve të zonave për ta bërë këtë”, deklaroi ai.
Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetiç tha se ka qenë këshilltar juridik falas për delegacionin e Kosovës në Rambuje dhe se ishte përzgjedhur si këshilltar me propozimin e kryeministrit Bujar Bukoshi.
“Zyrtarisht jam zgjedhur rreth 10 ditë përpara se organizoheshin negociatat e Rambujesë, më ishte thënë më herët nga Bukoshi dhe më kishte thënë nëse do të ketë bisedime për paqe në Rambuje, atëherë do të kërkonte praninë time. Dhe kjo për shkak të punës që kisha bërë për negociatat e verës, të ashtuquajturat Hill edhe të Holbrooke në tetor.
Misetiç: Kur jeni përfshirë për herë të parë në Kosovë, ju thatë në verë, tetor, negociatat e verës, dhe të tetorit por konkretisht kur?
Williams: Që ta sqarojmë, gjatë verës dhe të vjeshtës të vitit 1998, po punoja me Bujar Bukoshin dhe përmes tij me Rugovën. Dhe deri diku me Veton Surroin duke koordinuar ngushtë me diasporën shqiptare në Amerikë që kishin marrëdhënie me këtë persona. Dhe ata kërkuan ndihmën time pro-bono, udhëzime pro-bono lidhur me aspektet që do të negocioheshin. Fizikisht nuk kam shkuar në asnjë vend, kam qenë në Uashington dhe Nju Jork vetëm, për të marrë pjesë në negociata, ndryshe nga Rambujeja kur shkova fizikisht.
Misetiç: Kush ju zgjodhi si këshilltar të delegacionit?
Williams: Më ftoi Bujar Bukoshi, në emër të presidentit Rugova të shkoja në Rambuje, të udhëtoja drejt Rambujesë dhe të merrja pjesë në bisedimet më 7 shkurt është marrë një vendim me konsensus nga delegacioni kosovar në Rambuje përmes të cilit më ftuan që të shkoja tek kështjella ku mbaheshin bisedimet dhe të isha këshilltari i tyre juridik dhe Edita Tahiri e ka nënshkruar këtë dhe Bajram Kosumi këtë deklaratë zyrtare”, deklaroi ai.
Nga mbrojtja e Thaçit, dëshmitari i mbrojtjes është pyetur se kush ka qenë Edita Tahiri, për të cilën tha se ka qenë ministre e Jashtme e qeverisë së Bujar Bukoshit.
Ai tha se ka pasur marrëdhënie të ngushtë me Bujar Bukoshin, kryeministër i qeverisë në ekzil, teksa shtoi se ai shpesh shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se “Kur ishte në Uashington ai u takua edhe me mua dhe rrija gjatë gjithë kohës me të si avokati i tij”.
Ai tha se ka punuar intensivisht me anëtarët e delegacionit gjatë bisedimeve në Rambuje dhe se i ishte kërkuar që të përgatis gjuhë gjithëpërfshirëse “për të siguruar që TPJN të ishte në gjendje të kishte përgjegjësitë e veta për të zbatuar mandatin e saj”.
“Sa i takon Rambujesë, mua më është kërkuar që të përpiloj, që të përgatis gjuhën e cila ishte sa më gjithëpërfshirëse që të ishte e mundur për të siguruar që Tribunali Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë të ishte në gjendje të kishte përgjegjësitë e veta dhe kompetencat për të zbatuar mandatin e tij… Gjatë ditës së parë apo ditës së parë kur isha në kështjellën aty, më ftuan që të jepja një prezantim delegacionit të Kosovës për katër pika, tema e katërt ishte juridiksioni dhe aktivitetet, hetimet, aktakuzat e Tribunalit për Ish-Jugosllavi, të gjithë anëtarët e delegacionit ishin të pranishëm aty, kjo përfshinte edhe mësimet që kishim nxjerrë nga koha kur unë punoja si këshilltar ligjor për boshnjaket nga negociatat me Dejton”, u përgjigj ai.
Gjatë pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, Williams tha se ai bashkë me Mark Weller, i cili ka qenë këshilltar ligjor ndërkombëtar, e kanë përpiluar propozimin e delegacionit të Kosovës në Rambuje lidhur me hetimet dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës.
Dëshmitari i mbrojtjes, Paul Williams tha se ka punuar dy vjet edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe se ka qenë jurist për çështjet evropiane.
Gjatë ditës së sotme ka përfunduar dëshmia e James Rubin, i cili gjatë luftës ka qenë ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit. Dëshmia e tij në mbrojtje të ish-presidentit, Hashim Thaçi ka zgjatur tri ditë. /D.B/KP
You may like
Lajmet
Kallas thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë
Published
5 hours agoon
December 29, 2025By
UBTnews
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe është shprehur se mirëpret angazhimin me autoritetet zyrtare të Prishtinës.
Kallas ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. Në këtë kuadër, ajo ka përsëritur se 216 milionë euro ndihmë financiare janë lëshuar tashmë pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale, ndërsa synohet lirimi i 205 milionë eurove shtesë në fillim të vitit të ardhshëm.
Në deklaratën e lëshuar pas ditës së zgjedhjeve në vend, Kallas ka porositur se Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet për reformat shumë të nevojshme që lidhen me Bashkimin Evropian. Ajo ka vlerësuar se procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike.
Thirrje të veçantë, Kallas i ka bërë përbërjes së re të Kuvendit që, menjëherë pas formimit, të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes.
“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullsisë së saj”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Ajo gjithashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet e vetmja rrugë që të dyja palët të avancojnë në proceset e tyre evropiane.
“Presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte të tjera”, ka nënvizuar Kallas, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të organizuar një takim në nivelin më të lartë politik sapo kushtet ta lejojnë një gjë të tillë, shkruan në rtklive transmetuesi publik.
Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave, e pasuar nga PDK me 21.01% dhe LDK me 13.59%, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve ka marr 5.68% të elektoratit.
Lajmet
OVL-UÇK organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
Published
8 hours agoon
December 29, 2025By
UBTnews
Nesër, me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së, OVL-UÇK do të organizojë homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë për liri.
Aktiviteti nis në orën 09:30 në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve, te Komandanti legjendar Adem Jashari, ndërsa homazhe do të mbahen edhe në lokacione të tjera nëpër qytetet e Kosovës.
OVL-UÇK fton bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë ditë kujtese dhe nderimi.
Lajmet
Verifikimi i rezultateve dhe numërimi i votave për deputet – Elezi jep detaje
Published
8 hours agoon
December 29, 2025By
UBTnews
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka sqaruar afatet kohore sa i përket përfundimit të procesit të verifikimit të rezultateve dhe numërimit të votave për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit.
Në një konferencë për media ai tha se varet nga dinamika e punës qe zhvillohet në çdo qendër komunale të numërimit.
Elezi tha se nëse nuk përfundon numërimi i votave deri më 31 janar në ora 12, atëheëe puna do vazhdojë me 1 janar në ora 16:00.
Ai ka folur edhe për procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, duke theksuar se afatet janë të kushtëzuara edhe nga ditët e festave. Ato do të tërhiqen me 2 janar ose me 5.
“Sa i përket kohës se sa i duhet KQZ për të përfunduar verifikimin e rezultateve dhe numërimin e votave për deputet kjo varet nga dinamika e punës që zhvillohet në çdo QKN, jo të gjitha kanë numër të madh… meqenëse jemi në prag të festave në ato qendra komunale që nuk do kryhet deri me datë 31 në ora 12 të datës 31 do të përfundoj numërimi dhe pastaj do kemi pauzë 30 orë për të rifilluar sërish datën 1 janar 16:00 pasdite. Sa i përket procesit të tërheqjës së pakove me fletëvotime jashtë Kosovës pasi jemi kohë festash në bazë të një plani të KQZ tërheqja nga kutitë postare do bëhet deri me datë 2 janar, në rast se mund të ndodh të ketë festë dhe nuk punojnë postat të atij vendi atëherë tërheqja do bëhet deri më datën 5 janar”, tha Elezi.
Ai ka sqaruar se, sipas legjislacionit në fuqi, numërimi i fletëvotimeve dhe i votave të kandidatëve zhvillohet në faza të ndryshme.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë bëhet në Qendra Komunale të Numërimit. Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve. Ky proces, i njëjtë do të bëhet në 38 Qendra Komunale të Numërimit, në të cilat do të punohet me dy orare. Numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve, do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve”, tha Elezi.
Më tej, ai ka prezantuar edhe të dhënat preliminare për votimin me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta si dhe votimin jashtë Kosovës dhe përmes postës.
“Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 2,860. Nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%. Ndërkaq, nga votimi përmes postës, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Nga ky lloj votimi, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime pasi këto të dhëna do t’i kemi pas përfundimit të procesit të tërheqjes së tyre nga kutitë postare. Sipas të dhënave preliminare, vetëm nga tërheqjet e dy kutive postare, në Berlin dhe Bern, janë tërhequr 18 mijë pako të supozuara me fletëvotime”, tha Elezi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve po zhvillohet në përputhje me ligjin dhe me transparencë të plotë, nën vëzhgimin e mekanizmave përkatës.
Lajmet
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet
Published
9 hours agoon
December 29, 2025By
UBTnews
Kryetari i AAK-së, njërit edhe kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit e zgjidh ngërçin institucional, por ka shton ta ketë frikën se nuk i zgjidh problemet.
“Gjatë gjithë kësaj kohe të fushatës jemi përballur me shqetësime të shumta të qytetarëve që nga kolapsi energjetik, ngecjet në proceset integruese euro-atlantike, posaçërisht në Nato, rënia e investimeve kapitale në gjithë vendin e lënien përgjysmë të krejt projekteve të mëdha, shtrenjtimin enorm të jetesës e stagnimin e pagave e deri te largimi në masë i të rinjve nga Kosova. Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve. Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e do të fitojnë armiqtë e saj!”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thëënë se do ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme. Për ne zgjedhjet do të përfundojnë këtë pranverë, me zgjedhjet brenda Aleancës në të gjitha nivelet dhe me ringritjen tonë. Nga zemra i falëndëroj të gjithë votuesit, aktivistet e AAK-së dhe gjithë të tjerët nga çdo cilësi e përkatësi e posaçërisht kolegët nga Lista 129 me të cilët kemi garuar në një betejë aspak të lehtë e në kohë të papërshtatshme. Krah Teje Kosovë, pa asnjë kusht!”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj.
Kallas thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë
OVL-UÇK organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
Verifikimi i rezultateve dhe numërimi i votave për deputet – Elezi jep detaje
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet
Hamza uron Vetëvendosjen: Kemi pritur rezultat më të mirë, nuk fshehem nga përgjegjësitë
Begaj uron Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale
Rama uron Kurtin: Ky mandat të kthehet në mbarësi për Kosovën dhe marrëdhënien mes vendeve
Terras: Zgjedhjet në Kosovë, duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja
Fletëvotim me vulë të dyshimtë në një qendër votimi në Pejë, rasti nën hetime
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
-
Vendi3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
