Lajmet

Policia raporton: Dhunë në familje, lëndime trupore dhe kontrabandë në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste kriminale të ndodhura gjatë ditës së djeshme nëpër rajone të ndryshme të vendit. Rastet më të theksuara lidhen me lëndime trupore, dhunë në familje, posedim të narkotikëve dhe armëve, si dhe kontrabandë me mallra.

Në Gllogoc është arrestuar një person pasi që, pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje me viktimën, ka tentuar t’i vërë flakën veturës së tij. Si pasojë, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas trajtimit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe përleshje  që kishte me viktimën mashkull kosovar ka tentuar t’ia vejë flakën veturës të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë viktima  dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje. “ thuhet në njoftim.

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë ndër më të shpeshtat.

  Prishtinë / 07.09.2025 – 12:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Podujevë / 27.08.2025 – 21:00. Më 17.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

·         Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, policia gjeti dhe sekuestroi 4.13 gramë marihuanë në një objekt të vjetër. Është identifikuar një i dyshuar, i cili është në kërkim policor.

Gjatë kontrollit në një objekt të vjetër është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.13 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar kosovar i cili është në kërkim policor. “ thuhet në njoftim.

Fushë Kosovë një i dyshuar u arrestua për mospërfillje të gjykatës dhe vjedhje të rëndë. Me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.

Me datë 07.09.2025  është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. ” thuhet në njoftim.

Kaçanik një person kërcënoi verbalisht një zyrtar. Ai u arrestua dhe dërgua në mbajtje.

Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është kanosur verbalisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.

Istog një person nën ndikim të alkoolit, me armë zjarri gjysmë automatike, shkoi në shtëpinë e një viktime. Arma u konfiskua dhe i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte shkuar të shtëpia e viktimës mashkull kosovar me një armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit gjysmë automatike. Pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Vushtrri pas një zjarri në kodrinë, është dëgjuar shpërthim. Policia dhe zjarrfikësit zbuluan pjesë armësh dhe municion. Rasti është në hetime.

Pas raportimit lidhur me një zjarr në një kodrinë është dëgjuar një shpërthim-detonim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Rahovec viktima që ishte rrëzuar dhe pësuar lëndime të rënda ndërroi jetë më 07.09.2025 në QKUK. Trupi u dërgua në IML për obduksion.

Më 07.09.2025 ka ndërruar jetë viktima i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti me datën e lartcekur dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime të rënda. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në njoftim

Është raportuar se dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Prokuroria është njoftuar, ndërsa policia po heton rastin.

Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. ” thuhet në njoftim.

Kaçanik dy persona u ndaluan me 40 kg duhan pa dokumente. Malli u konfiskua dhe iu dorëzua doganës, ndërsa të dyshuarit u liruan bashkë me veturën.

Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar dy persona të dyshuar kosovarë, të cilët ishin duke qarkulluar me veturë dhe gjatë kontrollit u është gjetur mall-duhan rreth 40 kg pa dokumente përcjellëse i cili dyshohet të jetë i kontrabanduar. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar bashkë me veturën, ndërsa malli-duhani është konfiskuar dhe i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejshme.” thuhet në raport.

Uglarë, Podujevë (07.09.2025 – 22:10): Katër persona u ndaluan nga policia dhe KFOR-i. U gjetën 20 fishekë dhe një çantë arme të gjatë. Pas bastisjes, nuk u gjetën prova shtesë. Të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.

Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet KFOR-it kanë ndaluar katër persona të dyshuar kosovarë,  gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 20-fishekë dhe një çantë të armës së gjatë. Në konsultim me prokurorin, janë bastisur edhe shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Të dyshuarit pas intervistimit dhe verifikimit në konsultim me prokuronin janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thekson se në disa rajone nuk janë raportuar ngjarje me rëndësi, megjithatë incidentet e ditës së djeshme tregojnë për vazhdimësinë e rasteve të dhunës në familje dhe mbajtjes së armëve pa leje, si dhe për përpjekjet për kontrabandë mallrash./D.B/UBTNews

Lajmet

Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

Published

on

By

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi”, si dhe të pronave private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit”.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R-104”, Klinë – Gurakoc.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”.

Continue Reading

Lajmet

Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë

Published

on

FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.

Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.

Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.

Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.

Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.

FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.

Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve

Published

on

By

Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas njoftimi të komunës, përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.

Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të datës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.

Continue Reading

Lajmet

Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos

Published

on

Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.

Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.

Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara