Lajmet
Policia raporton për raste të armëmbajtjes pa leje, drogë, dhunë dhe aksidente trafiku
Published
4 months agoon
By
UBTnewsPolicia e Kosovës ka bërë të ditur rastet e raportuara gjatë ditës së 4 shtatorit në disa rajone të vendit. Në raportin ditor pasqyrohen ngjarje të lidhura me armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, narkotikë, falsifikim të parasë, lëndime trupore dhe aksidente trafiku.

Në Fushë Kosovë, njësitë policore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë kontrolluar një poligon armësh, ku dyshohej për keqpërdorim të lejes për shitje. Gjatë kontrollit në objektet e kompanisë dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 14 leje armësh, një pushkë gjuetie pa leje, 33 fishekë, një karikator i AK-47 dhe dy fishekë të armës me gaz. Rasti është në procedurë hetimore.
“Njësitë policore në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve), është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim ku gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si dhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në njoftim.
Një burrë kosovar është arrestuar në Prishtinë pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.
Në lagjen Lakrishtë janë deponuar në banka 532 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Për rastin është njoftuar prokurori.
“Është raportuar se persona të ndryshëm dhe në kohë të ndryshme kanë deponuar 532 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.” thuhet në njoftim.
Në fshatin Topanicë të Kamenicës është intervistuar një burrë kosovar, të cilit iu konfiskua një armë me 14 fishekë. Ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Në bazë të informatave të pranuara intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga ai është konfiskuar një armë me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. thuhet në njoftim.
Në Klinë një shofer humbi kontrollin mbi automjetin për shkak të shpejtësisë së lartë. Si pasojë u lënduan ai dhe pesë pasagjerë të tjerë, të cilët morën trajtim në Spitalin e Pejës.
“Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar, me ç’rast drejtuesi dhe pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.” thuhet në raport.
Në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë, policia arrestoi një burrë kosovar të cilit iu gjet një cigare me rreth 0.77 gram substancë narkotike. Pas intervistimit, u lirua në procedurë të rregullt.
“Gjatë një plani operativ është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë narkotike rreth 0.77 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. “ thuhet në njoftim.
Në fshatin Bishtazhin ka ndodhur një aksident mes dy veturave, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Po ashtu, në Gjakovë është raportuar zhdukja e një gruaje, për të cilën ende nuk dihet vendndodhja.
Fsh. Bishtazhin, Gjakovë / 04.09.2025 – 10:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Gjakovë / 04.09.2025 – 10:30. Është raportuar se viktima femër është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.
Në fshatin Kqiq i Madh, dy persona u arrestuan pasi sulmuan me shufra hekuri një burrë kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ata u dërguan në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “ thuhet në njoftim.
Në Shipol, persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes pranë një lokali, duke shkaktuar dëme materiale. Rasti është nën hetime.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. “ thuhet në raport.
Në fshatin Polac të Skenderajt, gjatë një kontrolli në një veturë, policia gjeti 0.8 gram marihuanë, një mulli dhe rizlla. Dy persona u shoqëruan në polici, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Janë shoqëruar në stacion policor dy meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin ata janë gjetur dhe konfiskuar 0.8 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një mulli dhe rizlla. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. “ thuhet në njoftim.
Në rrugën “Fan Noli” në Mitrovicë, policia arrestoi një burrë kosovar për armëmbajtje pa leje. Ai është dërguar në mbajtje.
“Më 04.09.2025 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.
Në rrugën “Mbreti Pjetër” në Zveçan ndodhi një aksident trafiku ku ishte e përfshirë një qerre me kuaj. Katër persona, dy meshkuj e dy femra, pësuan lëndime trupore. Tre prej tyre u liruan pas tretmanit mjekësor, ndërsa njëri mbetet në spital.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku e përfshirë ishte një qerre me kuaj. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy meshkuj dhe dy femra serbe. Pas marrjes së tretmanit mjekësor tre nga viktimat janë liruar në shtëpi ndërsa njëri prej tyre është hospitalizuar. “ thuhet në njoftim.
Rastet e armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje, narkotikëve dhe aksidenteve të ndryshme mbeten ndër sfidat më të shpeshta të organeve të rendit në vend./D.B/UBTNews
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.
Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.
Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.
Lajmet
Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije
Published
25 minutes agoon
January 9, 2026By
UBTnews
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.
“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.
Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.
“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.
Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Lajmet
Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin
Published
27 minutes agoon
January 9, 2026By
UBTnews
Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla e ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se nuk mund të japë propozime konkrete apo gjykime pa parë më parë dokumentet përkatëse dhe pa hyrë në detaje mbi faktet dhe letrat që lidhen me proceset e gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.
Gërvalla në Politiko tha se është shumë e qartë lidhur me angazhimin e saj për drejtësinë – si atë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo theksoi se është personi i fundit që do të donte që çështjet të trajtoheshin në Hagë, për shkak të imazhit negativ që lidhet me atë institucion nga vendet ku janë gjykuar kriminelët më të mëdhenjë të Ballkanit, duke theksuar se në ato procese asnjë përfaqësues i shoqërisë kosovare nuk duhet të ishte prezent.
Gërvalla tha se në një moment të caktuar ka qenë e pyetur rreth çështjeve që nuk kanë qenë më në dorën e saj dhe se vendimet për të dërguar procese drejt Hagës janë marrë më herët. Ajo kujtoi se, gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme, ka garantuar që institucionet e Kosovës, përfshirë misionin në Hagë, të angazhohen maksimalisht për trajtimin e rasteve – duke siguruar mbështetje të duhur për familjarët dhe për të akuzuarit, sipas kapaciteteve dhe mandatit të tyre.
Gërvalla theksoi se është jonkorrekte që të flasë për detaje të proceseve që supozohet të kenë ndodhur në periudha të mëparshme, për të cilat ajo tha se nuk ka informacion të plotë apo dokumentacion të verifikuar në dorë.
Gjendja aktuale në pikat kufitare
Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije
Përfundon numërimi i të gjitha votave
Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin
Moti sot, temperaturat deri në -8 gradë celsius
Rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore në Kosovë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes
Deri në një orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova
Sot nis numërimi i fletëvotimeve të fundit nga diaspora
Arrestime nëpër Kosovë, BKS thotë se denoncoi shkeljet e dyshuara
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
