Lajmet

​OEK me padi ndaj ZRRE-së në Supreme, 450 biznese që janë shkyçur nga rrjeti energjetik

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës ka përgatitur kërkesëpadinë për Gjykatën Supreme ndaj të paditurës Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRRE). Sipas tyre kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe e mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thekson se kjo odë, ka besim se drejtësia do të vendoset në të mirë të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe duke marrë për bazë interesin publik të shtetit të Kosovës.

“Hapat e parë janë hapat ligjor, dihet që ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat ashtu siç edhe e kemi misionin si Odë Ekonomike e Kosovës e themeluar me ligj dhe ne sot do t’i drejtohemi Gjykatës Supreme me kërkesë padi për anulimin e të gjitha akteve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë elektrike, po flas për aktet administrative. Deri sa në Gjykatën Komerciale nuk e kemi pasur një të drejtë ligjore të tillë që në emër të biznesit të shkojmë me padi ose me ankesë, ku kemi gjetur një hapësirë ligjore që në Gjykatën Supreme mund të drejtohemi në emër të anëtarëve dhe jo-anëtare të bizneseve”, deklaron Rafuna.

Ai po ashtu përmend se tashmë, 90 për qind e bizneseve që figurojnë në listat e KEDS dhe KESCO për shkyçje të energjisë elektrike veçse u janë ndërprerë kontratat dhe kanë mbetur pa energji elektrike.

“Sipas të dhënave që kemi nga KEDS dhe KESCO, janë 450 biznese që janë shkyçur deri më tani. Sipas njoftimit të tyre, kjo përbën nëntëdhjetë përqindëshin e atyre që i kanë në listë për shkyçje.”, theksoi ai

Ndërsa, biznesmeni Ramiz Kelmendi tha se për arsye të shkyçjes së energjisë elektrike do të ketë rritje të shpenzimeve, e kjo rritje sipas tij do të shtyjë në reduktimin e punonjësve, rritjen e çmimeve të produkteve.

Ai poashtu theksoi se për shkak të tregut të lirë ose çmimit të lartë të energjisë elektrike, shpenzimet totale të biznesit të tij do të rriten me 20 për qind.

“Oda duhet të dijë se janë disa veprimtari që nuk mund të shtyhen në mënyrë fizike por duhet të shtyhen në mënyrë juridike dhe profesionale. Situata duhet të zgjidhet përmes gjykatës, bisedave me institucione, me u paraqit të institucionet, takime grupore, me shkua në zyrat e tyre, me prit në zyrat e tyre, me nxjerrë në pah raportin që ekziston me institucionet dhe bizneset, duke i trajtuar bizneset sikur të dëmshme, si oligarkë. Duhet përfaqësuesit e odave të shkojnë atje dhe të presin publikisht në takim kryeministrin, presidenten dhe institucionet drejtpërdrejtë”, shprehet ai.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

Continue Reading

Lajmet

​Bie çmimi i naftës pas arrestimit të Maduros nga ShBA

Published

on

By

Çmimi i naftës ka rënë këtë mëngjes, pas arrestimit të presidentit të Venezulës, Nikolas Maduro.

Nafta e papërpunuar Brent, referenca ndërkombëtare, ka rënë me 0.67% në 60.34 dollarë për fuçi.

Reagimi fillestar ndaj veprimit ushtarak amerikan në Venezuelë në tregjet e aksioneve, të ardhurave fikse dhe mallrave ka të ngjarë të jetë i vogël, parashikon Stephen Dover, drejtor i Institutit Franklin Templeton, shkruan The Guardian.

Kjo gjithashtu do të përforcojë nevojën që disa vende të rrisin shpenzimet për sigurinë kombëtare dhe përfundimisht mund të çojë në furnizime të konsiderueshme me naftë nga Venezuela.

Kujtojmë se, Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës bruto në botë (mbi 300 miliardë fuçi), por gjendja e dobët e infrastrukturës së saj të vjetruar të nxjerrjes dhe transportit të naftës, së bashku me cilësinë e ulët të naftës së saj të papërpunuar “të rëndë”, sugjerojnë se edhe ardhja e stabilitetit politik nuk do ta rrisë shpejt prodhimin ose eksportet e naftës së saj të papërpunuar (aktualisht rreth 1 milion fuçi në ditë ose afërsisht 1% e prodhimit botëror).

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 68 kuti votimi nga diaspora, vazhdon procesi i numërimit në QNR

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.

Nga fillimi i procesit (e shtunë, 3 janar, ora 16:00) dhe deri më tani (e hënë, 5 janar, ora 10:00), janë numëruar 68 nga 92 kuti votimi, brenda të cilave janë vendosur pakot me fletëvotime që deri më tani janë sjellur në Kosovë.

Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Viti.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ janë duke u përditësuar të dhënat kohë pas kohe.

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara