Sport

Top 10 futbollistet më të paguara krahasuar me 10 futbollistët më të paguar

Published

on

Disa futbolliste të njohura, përfshirë Megan Rapinoe dhe Alisha Lehmann, kanë folur hapur kohët e fundit për këtë çështje. Të dhënat tregojnë qartë kontrastin e madh mes pagave të 10 futbollisteve më të paguara në botë krahasuar me homologët e tyre meshkuj.

UEFA Women’s Euro po zhvillohet në Zvicër, ku yjet më të mëdha të futbollit të femrave, përfshirë fituesen e Topit të Artë 2024, Aitana Bonmatí, po shkëlqejnë. Të martën, më 22 korrik, Anglia përballet me Italinë në një gjysmëfinale shumë të pritur në Lancy, ndërsa të mërkurën, më 23 korrik, Gjermania do të luajë kundër Spanjës në Zurich.

Pavarësisht talentit të madh dhe të ardhurave më të larta që po sjell futbolli i femrave, lojtarët ende fitojnë një pjesë të vogël të shumave që marrin futbollistët meshkuj. Kjo nuk është një çështje e re. Për vite me radhë, ish-kapitenia e SHBA-ve, Megan Rapinoe, me 203 ndeshje me përfaqësuesen, ka qenë një nga zërat më të fortë për këtë temë, ndërsa ylli i Zvicrës dhe Juventusit, Alisha Lehmann, e tha hapur mendimin e saj në vitin 2024.

Në një intervistë për La Repubblica, ajo u shpreh:

“Unë nuk jam një yll, jam një person normal. Shkoj në shtëpi, gatuaj, bëj gjërat si të gjithë. Pas stërvitjes, shpesh i them Douglasit [Luiz]: ‘Nuk është e drejtë. Ne bëjmë të njëjtin profesion, por ai fiton njëqind mijë herë më shumë se unë.’

‘Kupa e Botës për Femra ishte ndoshta eventi i pestë më i ndjekur sportiv në botë. E pabesueshme, u ndoq më shumë se Super Bowl. Prandaj, nëse mendon pak, është e qartë që duhet të kemi të njëjtën pagesë, të paktën në nivel kombëtar.’”

Megjithëse është bërë përparim, siç ishte vendimi i Federatës Amerikane të Futbollit më 2022 për pagë të barabartë mes ekipeve të burrave dhe grave, diferenca në shumë fusha të tjera mbetet shumë e theksuar.

Top 10 futbollistet më të paguara në botë (2024)

Sipas GiveMeSport, këto janë të ardhurat vjetore të tyre:

Aitana Bonmatí – 835,000 £

Alexia Putellas – 584,000 £

Sam Kerr – 449,000 £

Racheal Kundananji – 385,000 £

Keira Walsh – 382,000 £

Ada Hegerberg – 332,000 £

Marta – 322,000 £

Wendie Renard – 298,000 £

Christine Sinclair – 288,000 £

Trinity Rodman – 214,000 £

Krahasuar me pagat mesatare në vendet respektive, këto janë shifra të larta. Por, në raport me futbollistët meshkuj, janë të papërfillshme.

Top 10 futbollistët më të paguar në botë (prill 2025)

Përfshirë pagat dhe të ardhurat nga sponsorët:

Cristiano Ronaldo – 173 milion £

Lionel Messi – 110 milion £

Neymar – 95 milion £

Kylian Mbappe – 90 milion £

Karim Benzema – 85 milion £

Mohamed Salah – 70 milion £

Kevin De Bruyne – 50 milion £

Erling Haaland – 50 milion £

Robert Lewandowski – 45 milion £

Sadio Mane – 40 milion £

Ky kontrast vazhdon të nënvizojë pabarazinë e madhe që ekziston ende në botën e futbollit.

Lajmet

Interesi i klubeve për Armando Brojën

Published

on

Lojtari Armando Broja mund të jetë përpara një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi që katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të. Sulmuesi shqiptar i Chelsea-t është në kërkim të një transferimi që mund ta ndihmojë të rikthehet në formën më të mirë të tij, kjo pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime dhe pak minuta loje.

Sipas mediave britanike, Chelsea ka hyrë në fazën e largimeve këtë verë, dhe ndonëse vëmendja është përqendruar te emra si Nicolas Jackson apo Axel Disasi, edhe e ardhmja e Brojës është një çështje e hapur.

Pas një huazimi zhgënjyes te Everton sezonin e kaluar ku luajti në 13 ndeshje pa shënuar apo asistuar duket se ka ardhur momenti që ai të zbresë një nivel për të grumbulluar minuta dhe të fokusohet në zhvillimin personal. Në këtë panoramë, emri i PSV Eindhoven është shtuar së fundmi në listën e klubeve që e duan.

Fituesit e Tripletës dhe kampionët në fuqi të Holandës e kujton mirë periudhën e Brojës te Vitesse, ku u shfaq si një talent premtues dhe tani po konsideron seriozisht të bëjë një ofertë, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja.

Përveç PSV-së, edhe tre klube të tjera kanë hyrë në garë për sulmuesin 23-vjeçar. Parma në Serie A, që kërkon të zëvendësojë Ange-Yoan Bonny pas kalimit të tij te Interi;

Broja mbetet një lojtar me potencial të madh, por dëmtimet e përsëritura e kanë penguar që ta tregojë plotësisht. Aktualisht, prioriteti kryesor për të është të gjejë një ekip ku të luajë rregullisht dhe të rikthejë vetëbesimin.

Nëse arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të gjejë një ambient të qëndrueshëm, sulmuesi kuqezi ka ende kohë për ta kthyer karrierën në drejtimin e duhur. Të gjitha ekipet që e duan ofrojnë një mundësi reale për ringritje – tani gjithçka varet nga zgjedhja e duhur dhe rikthimi në formë.

Continue Reading

Sport

Ballkani nis sonte aventurën evropiane

Published

on

Ballkani nis sonte aventurën e tyre evropiane në Conference League.

Nënkampioni i Kosovës, do të jetë nikoqir i skuadrës malteze, Floriana në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ballkani, merr pjesë në këtë garë për herë të 4-të radhazi, duke arritur fazën e grupeve në sezonet 2022-23 dhe 2023-24 dhe është skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane.

Kujtojmë se ndeshja mes Ballkanit dhe Florianës, do të zhvillohet sonte në orën 20:30.

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Interit i vetofrohet Barcelonës

Published

on

Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh në kontratën e Denzel Dumfries me Interin është e vlefshme deri më 31 korrik, por Barcelona nuk po ushtron presion për ta marrë lojtarin.

Agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar shërbimet e holandezit klubit katalanas, por presidenti Laporta dhe drejtuesit po i qëndrojnë besnikë opsionit aktual: Jules Koundé, me të cilin janë në bisedime për rinovim.

Dumfries, që u transferua te Interi nga PSV në vitin 2021 për 14.25 milionë euro, ka zhvilluar 179 ndeshje, me 22 gola dhe 26 asiste. Në nëntor rinovoi deri në 2028 me një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon.

Ndërkohë, në rolin e mbrojtësit të djathtë përmendet edhe Wilfried Singo i Monacos, për të cilin interesohen Milani dhe Galatasaray.

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Garat në EYOF, garojnë notarë nga Kosova

Published

on

Dior Krasniqi dhe Joana Jasiqi janë dy notarët kosovarë që kanë vazhduar garat edhe në ditën e dytë të EYOF Shkupi 2025.

Diori garoi në 100 metra stil i lirë dhe ndali kronometrin në 57.37 sekonda dhe në renditjen e përgjithshme doli i 37-ti.

Ndërkohë që, Joana garoi në 400 metra stil i lirë dhe përfundoi me kohë 4 minuta e 48.48 sekonda. Në baterinë e saj doli e treta, kurse në total e 34-ta.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim, mirëpo në disiplina të ndryshme.

 

Continue Reading

Të kërkuara