Sport
Prishtina qendër e evropianit të Esports, Kurti: Ngjarje të tilla të shërbejnë për të ndërtuar ura e jo mure
Published
5 months agoon
By
UBTnews36 ekipe nga 24 shtete të Evropës do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Esports që ka nisur sot në Prishtinë, ndeshjet e së cilit do të zhvillohen në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” Kosova jo vetëm që do të jetë mikpritëse e kësaj gare madhore, por edhe do të përfaqësohet me ekipin e saj kombëtar.
Në ceremoninë e hapjes zyrtare, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili të pranishmëve iu drejtua në gjuhën angleze, theksoi se megjithëse në botë ky njihet si sport i ri, Kosova ka një storie të gjatë në këtë aktivitet pasi që të rinjtë kosovarë shumë vite më parë filluan angazhimin e tyre në lojërat elektronike nëpër internetcaffe, duke bërë kështu hapat e parë drejtë rritjes profesionale në këtë sport.
Kurti gjithashtu bëri thirrje që nga sot e deri më 13 korrik, ekipi përfaqësues i Kosovës në këtë garë të mbështetet me zemër nga të gjithë adhuruesit dhe praktikuesit e lojërave elektronike-Esports.
“Sigurisht, fitorja ka rëndësi. Çdo atlet këtu ka ndjekur shkëlqesinë me pasion dhe angazhim. Por, fuqia e vërtetë e këtij kampionatit jeton përtej tabelave të rezultateve, në lidhjet që kemi ndërtuar, në historitë që kemi ndarë dhe komuniteteve që kemi krijuar së bashku. Kosova është vend ku talenti rritet shpejtë, ndërsa ambicia rritet edhe më shpejtë. Nga atletët në fushë deri te zhvilluesit prapa ekranit, njerëzit tanë të ri mishërojnë fuqinë e vizionit dhe dedikimit”, theksoi Kurti.
Ai tha se ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si ide për ndërtimin e ura e jo mure.
“Kampionati Evropian Kosova 2025 qëndron si një etapë jo vetëm për esportin por çfarë përfaqëson për rajonin tonë dhe më tej. Këtu, në këtë skenë ne dëshmojmë si lojtarë nga vende dhe prejardhje të ndryshme bashkohen këtu të unifikuar nga një qëllim i përbashkët, të shtyrë nga respekti dhe puna në ekip. Kjo është pikërisht se çfarë ka nevojë bota sot, mundi i përbashkët që rritet përtej kufijve individuale dhe ide që ndërtojnë ura në vend të mureve”, tha Kurti.
Altin Preniqi, Kryetar i Federatës së Esports në Kosovë, tha se organizimi i këtij evropiani është moment historik për Kosovën sepse ky sport sjellë energji të madhe, e mbi të gjitha, miliarda shikues online nga e gjithë bota, duke u bërë kështu mundësi e rrallë për promovimin e imazhit të Republikës së Kosovës në mbarë rruzullin tokësorë.
“Në këtë kampionat kemi përfaqësues nga vende të ndryshme, kultura të ndryshme, histori të ndryshme, por kemi një gjë të përbashkët, pasionin për lojën dhe respektin. Të gjithë jeni pjesë e momentit historik sepse ky evropian nuk është thjeshtë vetëm një turne, është një e vërtetë që sporti po evoluon”, theksoi Preniqi
Ky kampionat organizohet nga Federata Esports Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndeshja e parë do të zhvillohet sot ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë.
Lajmet
Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë
Published
2 hours agoon
December 19, 2025By
UBT News
FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.
Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.
Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.
Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.
Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.
Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.
FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.
Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/
Lajmet
Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos
Published
2 hours agoon
December 19, 2025By
UBT News
Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.
PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.
Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.
Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.
Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/
Lajmet
Mbappe dhe Endrick udhëhoqën sulmin e Real Madrid në Copa del Rey
Published
2 hours agoon
December 19, 2025By
UBT News
Trajneri Xabi Alonso bëri disa ndryshime në formacion, duke pushuar disa nga emrat kryesorë, por duke ruajtur mundësinë që ata të hyjnë nga stoli nëse situata nuk shkon sipas planit.
Formacionet:
Në portë, Andriy Lunin merr vendin e Thibaut Courtois, si zakonisht për ndeshjet e kupës. Në mbrojtje, debuton David Jiménez, lojtarë i akademisë së klubit, ndërsa Dean Huijsen luan në qendër të mbrojtjes pranë Álvaro Carreras. Fran Garcia starton në krahun e majtë, ndërsa Raul Asencio mungon për shkak të etheve.
Në mesfushë, Jude Bellingham dhe Aurélien Tchouaméni qëndrojnë në stol, duke dhënë hapësirë për Franco Mastantuono, Dani Ceballos dhe Arda Guler. Mastantuono fillon për herë të parë pas një periudhe dëmtimi.
Në sulm, Gonzalo Garcia, Endrick dhe Kylian Mbappe janë startues, me francezin që surprizon si titullar.Formacioni i Real Madrid:
Portier: 13. Lunin
Mbrojtës: 35. D. Jimenez, 24. Huijsen, 18. A. Carreras, 20. F. Garcia
Mesfushorë: 19. Ceballos, 15. Guler, 30. Mastantuono
Sulm: 16. Garcia, 10. Mbappe, 9. Endrick
Me disa nga yjet në bank rezervë dhe të rinjtë që marrin hapësirë, Real Madrid synon të sigurojë një fitore të qetë dhe të vazhdojë rrugëtimin në Copa del Rey. /S.K/EO/
Lajmet
FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026
Published
2 hours agoon
December 19, 2025By
UBT News
Pas kritikave të ashpra ndaj çmimeve të larta të biletave të shpallura përpara Kupës së Botës 2026, FIFA ka vendosur të bëjë ndryshime në kategoritë e biletave.
Pas reagimeve të grupeve të tifozëve që i cilësuan si biletat më të shtrenjta në historinë e Kupës së Botës, u mor vendimi për të futur në shitje një opsion më të përballueshëm.
Do të ketë tarifë speciale prej 60 dollarësh për çdo ndeshje.
Sipas njoftimit të FIFA-s, për tifozët e dy ekipeve kombëtare që zbresin në fushë në çdo ndeshje do të ketë bileta me çmim 60 dollarë. Ndërkohë, në kategoritë e tjera të biletave dhe në çmimet e tyre nuk është bërë asnjë ndryshim.
FIFA njoftoi se gjatë pesë ditëve të para të procesit të shitjes së biletave janë marrë 20 milionë aplikime. Gjithashtu u bë e ditur se tifozët që kanë aplikuar për kategorinë standarde të biletave do t’i mësojnë rezultatet në muajin shkurt.
Kupa e Botës 2026, e cila do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, do të zhvillohet në gjithsej 16 stadiume./S.K/EO/
Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore
Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë
Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve
Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos
TikTok nënshkruan marrëveshje për ndarjen e aseteve në ShBA
Mbappe dhe Endrick udhëhoqën sulmin e Real Madrid në Copa del Rey
REL: SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026
Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
