Sport

Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

Published

on

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka zbuluar arsyen pse refuzoi një ofertë fitimprurëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Foda në një intervistë dhënë për KOHËN, e cila do të transmetohet e plotë në emisionin Sporti TOTAL të KTV-së, të dielën nga ora 22:15, ka pranuar se ka pasur ofertë për të marrë drejtimin e një klubi arab.

Por ka theksuar se ka plane të mëdha me Kosovën. Foda me Federatën e Futbollit të Kosovës ka kontratë deri më 30 nëntor të vitit 2025.

Vazhdimi i kontratës do të varet nga rezultatet e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Nuk dua të flas për Al Wahdan. Për mua është me rëndësi kontrata që kam me Federatën e Kosovës deri më 30 nëntor 2025. Nëse kualifikohemi në Botëror vazhdohet kontrata deri 30 qershor 2026. Kjo është për mua me rëndësi. Ne në vitin e fundit kemi zhvilluar diçka me lojtarët, me federatën. Janë kualifikimet për Botëror para derës. Kemi mundësi të kualifikohemi në Botëror. Për këtë ka qenë me rëndësi për mua këtë kontratë ta përmbushi. Ndihem shumë mirë këtu në Kosovë, njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe të mirë. Jemi pranuar mirë. Për këtë kam vendosur të mbetem në Kosovë”, ka thënë Foda.

Ai thotë se ka ndier përgjegjësi ndaj lojtarëve dhe Federatës për të vazhduar punën te Kosova.

“Pas dy muajsh e kemi ndeshjen e parë në Zvicër, në eliminatoret për Botëror. Është shumë me rëndësi që t’iu përmbahesh kontratave, dhe përgjegjësitë që i ke si trajner. Por, ka normalisht interesim dhe oferta kur je i suksesshëm. Kështu është biznesi i futbollit”, ka shtuar Foda.

59-vjeçari, Foda e mori drejtimin e Kosovës në shkurt të vitit 2024.

Nën drejtimin e Fodas, Kosova i ka shënuar nëntë fitore, ka edhe katër humbje. Një humbje e ka me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë. Dy fitoret më të rëndësishme janë ndaj Islandës në plejofin e Ligës së Kombeve. Falë dy fitoreve, Kosova edicionin e ardhshëm paraqitet për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Foda ka folur edhe për takimin që pati me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, në Vjenë.

Ai ka theksuar se me presidentin Ademi kanë diskutuar rreth së ardhmes së Kosovës.

“Flas shumë shpesh me presidentin, është shumë normale. Në radhë të parë jam trajner i përfaqësueses A të Kosovës, por për mua personalisht është me rëndësi që në përgjithësi në futbollin e Kosovës të zhvillohen gjërat më tutje. Kemi shikim për të tërësinë e madhe. Angazhohemi pos me përfaqësuesen A, edhe me ekipet e të rinjve U21 dhe U19. Për mua është me rëndësi që së bashku këtu të krijojmë një ide të lojës, identitet për çfarë dëshiron të qëndrojë futbolli kosovar. Ka shumë tema për të cilat flas rregullisht me presidentin. E në këtë bisedë në Vjenë ka qenë edhe për të ardhmen. Çfarë duam të zhvillojmë tutje ne këtu në Federatën e Kosovës së bashku”, ka theksuar tekniku gjerman.

Prej shtatorit, për Kosovën fillojnë kualifikimet për Botërorin 2026. Ndeshjen e parë e ka më 5 shtator ndaj Zvicrës në udhëtim. Më 8 shtator e pret Suedinë në Prishtinë. Në grupin B është edhe Sllovenia. Për gjasat e Kosovës për kualifikim historik në Botëror në një grup me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë, se kush është lider te Kosova, se çfarë mendimi ka për Granit Xhakën e Ardon Jasharin dhe kush do të jenë prurjet e reja, do t’i mësoni gjatë intervistës që do të transmetohet në mbrëmjen e së dielës në Kohavision.

Sport

Luis Mota nga FC Porto te FC Prishtina

Published

on

Sulmuesi portugez 21 vjeçar Luis Mota është përforcimi më i ri që i bashkohet ekipit të FC Prishtina.

Mota është me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive, e poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses.

Ky transferim tregon ambiciet e FC Prishtinës për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm në nivel vendor, por edhe në garat ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina, faleminderoj udhëheqësin e klubit për besimin që ma kanë dhenë dhe jamë i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, tha Mota./Kosovapress

Continue Reading

Sport

Yamal: Fillimi i një udhëtimi që shpresoj të jetë i gjatë dhe plot fitore

Published

on

Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Lamine Yamal deri në vitin 2031, ndërsa talenti 18-vjeçar do të mbajë tashmë fanellën me numrin 10.

“Ky është fillimi i një udhëtimi që shpresoj të jetë i gjatë dhe plot fitore”, tha Yamal, duke shprehur vendosmërinë për të dhënë gjithçka për klubin që e konsideron si “më të mirin në botë”.

Mesfushori ofensiv u shpreh i motivuar për sezonin e ri, duke thënë se synon të vazhdojë rritjen dhe të ketë një sezon edhe më të mirë se i kaluari. Aktualisht, fokusi i tij është te stërvitjet e dyfishta të planifikuara nga trajneri Hansi Flick në Ciutat Esportiva Joan Gamper./Kosovapress

Continue Reading

Sport

Seria e golave të Messit merr fund, FC Cincinnati mposhtë Inter Miamin

Published

on

Seria rekord e Lionel Messit në Major League Soccer me ndeshje me shumë gola përfundoi në orën pesë të mërkurën, pasi skuadra e tij e Inter Miami u mposht 3-0 nga FC Cincinnati.

Ylli argjentinas, 38-vjeçar, kishte shënuar nga dy gola në pesë ndeshje radhazi për Miamin, duke i dhënë atij 16 gola këtë sezon, ndërsa Interi arriti katër fitore dhe një barazim në këtë seri.

Që nga viti 2012, kur luante për Barcelonën, Messi nuk kishte shënuar dy ose më shumë gola në pesë ndeshje radhazi.

Por Cincinnati e mbajti Miamin vetëm në dy gjuajtje në portë në këtë ndeshje.

“Është e qartë se sot u mposhtëm që nga fillimi i ndeshjes. Leo pësoi një goditje në fund, por përfundoi mirë”, tha trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano.

Miami mbeti me pesë barazime për 38 pikë, i pesti në Konferencën Lindore dhe tetë pikë larg Filadelfias së vendit të parë , lideres së përgjithshme të MLS, e cila mundi Montrealin për të qëndruar një pikë përpara Cincinnatit në renditjen e përgjithshme të MLS.

Inter Miami ka tre ndeshje më pak të zhvilluara kundër të dy klubeve, por do të duhet t’i fitojë të gjitha për të kaluar rivalët e tyre për kryesimin e përgjithshëm të ligës./Kosovapress

 

Continue Reading

Aktualitet

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Published

on

Real Madridi zyrtarisht ka njoftuar për largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Në një ceremoni lamtumire, që do të mbahet të enjten më 17 korrik në Ciudad Real Madrid, do të jetë i pranishëm edhe presidenti Florentino Perez, dhe klubi ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Lucas Vazquez, duke e cilësuar si një nga legjendat e mëdha të historisë së tyre.

Lojtari Vazquez iu bashkua Real Madridit në vitin 2007, kur ishte vetëm 16 vjeç, dhe kaloi në të gjitha kategoritë e akademisë, nga Juvenil C te Castilla.

Pas një sezoni huazim te Espanyol, ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2015.

Gjatë 10 viteve me Real Madridin, ai ka luajtur në 402 ndeshje në një nga periudhat më të suksesshme të klubit.

Në këtë kohë, Vazquez ka fituar 23 trofe, duke përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle./Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara