Shëndet
Zbulohet forma e re e diabetit “tip 5”
Published
8 months agoon
By
UBT NewsMjekët zakonisht e gabojnë për tip 1 të diabetit por trajtimi i tij me insulinë mund të jetë i rrezikshëm. Një formë e re e lidhur me kequshqyerje, jo obezitet, është njohur zyrtarisht, ka raportuar “The Sun”.
I njohur si diabet i tipit 5, sëmundja mendohet se prek 25 milionë njerëz në të gjithë botën, zakonisht adoleshentët e kequshqyer, të dobëtit dhe të rinjtë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Federata Ndërkombëtare e Diabetit ka votuar ta klasifikojë gjendjen më herët të njohur si Diabeti me Fillimin e Pjekurisë së të Rinjve (MODY), në Kongresin Botëror të Diabetit në Bangkok më 8 prill.
“Historikisht nuk është diagnostikuar sa duhet e nuk është kuptuar mirë”, deklaroi profesoresha Meredith Hawkins e Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein”.
“Njohja e saj nga IDF-i si ‘diabet i tipit 5’ është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së ndërgjegjësimit për një problem shëndetësor që është aq i dëmshëm për shumë njerëz”, ka shtuar ajo.
Rreth 830 milionë të rritur jetojnë me diabet, shumica me tipat 1 dhe 2, sipas një studimi të vitit 2022, të dyja tipat ndikojnë në aftësinë e trupit për t’i kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak. Në diabetin tip 1, trupi nuk mund të prodhojë insulinë – hormon që ndihmon me lëvizjen e sheqerit nga gjaku në qeliza për energji. Kjo shkakton rritje të sheqerit në gjak, që mund t’i dëmtojë organet.
Në diabetin tip 2, trupi prodhon insulinë por bëhet rezistuese ndaj saj, sheqeri qëndron në gjak në vend se të hyjë në qeliza. Me kalimin e kohës, kjo shkakton nivele të larta të sheqerit në gjak. Diabeti i tipit 5 është ndryshe. Shkaktohet prej kequshqyerjes, që ndikon në prodhim të vogël të insulinës. Duke e lënë trupin të paaftë të prodhojë mjaftueshëm insulinë për të menaxhuar si duhet nivelin e sheqerit në gjak.
Nuk është sikur mungesa e plotë e insulinës si tipi 1, a rezistenca e insulinës së tipit 2, trupi nuk prodhon mjaftueshëm, zakonisht si pasojë e kequshqyerjes.
Ndryshe nga tipat 1 dhe 2, tipi 5 është i trashëgueshëm. Nëse një prind e ka gjenin, shanset që fëmija e tyre ta zhvillojë janë 50%, pasi gjeni i bën të prekshëm nga gjendja. Shfaqet në adoleshencë të hershme a rreth të 20-tave, veçanërisht te djemtë e rinj në Azi dhe Afrikë, me indeks të masës trupore (BMI) prej 19.
BMI e shëndetshme është në mes 18 dhe 24.9 duke sugjeruar se ata me diabetin tip 5 priren të jenë në limite të të shëndetshmes.
Profesori Nihal Thomas, i Kolegjit Mjekësor Kristian në Indi, ka thënë se “sëmundja u shkakton qelizave beta pankreatike të funksionojnë në mënyrë jonormale, që çon në prodhim të pamjaftueshëm të insulinës”.
“Si pasojë e njohjes formale, kjo gjendje është e studiuar pak dhe është e keqdiagnostikuar”, ka shtuar ai.
Mjekët zakonisht e gabojnë atë për diabet të tipit 1 – por trajtimi me insulinë mund të jetë i rrezikshëm, sipas profesoreshës Hawkins.
“Diabeti i lidhur me kequshqyerje zakonisht është më i shpeshtë sesa tuberkulozi dhe pothuajse aq e shpeshtë sa HIV/AIDS”, ka deklaruar Hawkins. “Por mungesa e një emri zyrtar i ka penguar përpjekjet për të diagnostikuar pacientët apo të gjejmë terapi efektive”.
Ajo për herë të parë ka dëgjuar për këtë gjendje në vitin 2005 kur mjekët nga disa vende përshkruan një formë të panjohur të diabetit.
“Pacientët ishin të rinj dhe të dobët, që sugjeron se ata kanë diabet të tipit 1, që mund të menaxhohet me injektime të insulinës për ta rregulluar nivelin e sheqerit në gjak”, tha ajo. “Por insulina nuk i ka ndihmuar këta pacientë dhe në disa raste shkaktoi nivele të ulëta të rrezikshme të sheqerit në gjak”.
Pacientët nuk dukej se kishin as diabetin e tipit 2, pasi zakonisht lidhet me obezitetin, që mjekja tha se ishte shumë konfuze.
Në vitin 2010, Hawkins ka financuar Einstein’s Global Diabetes Institut, më shumë se një dekadë më vonë në vitin 2022, ajo dhe kolegët e saj në Kolegjin Mjekësor Kristian demonstruan se kjo formë e diabetit ishte thelbësisht ndryshe nga tipi 1 dhe tipi 2.
Ajo tha se personat me diabet të tipit 5 kanë një defekt të thellë në aftësinë për të sekretuar insulinë, gjë që nuk njihej më parë. Kjo do të thotë se trupat e tyre nuk mund ta absorbojnë dhe t’i ruajnë vlerat ushqyese siç duhet, veçanërisht sheqerin dhe yndyrën për të shtuar peshë apo të ruajnë muskujt.
Si rezultat, ata zakonisht qëndrojnë shumë të dobët, edhe nëse hanë mjaftueshëm.
“Kjo gjetje e ka revolucionarizuar mënyrën se si ne mendojmë për këtë gjendje dhe se si duhet ta trajtojmë”, tha ajo.
Por akoma nuk ka trajtim standard, me shumë pacientë që vdesin brenda një viti pas diagnostikimit.
Hawkins, tha se dietat të pasura me proteina dhe të pakta me karbohidrate, bashkë me mikronutrientë të caktuara mund të ndihmojnë.
Por ajo paralajmëroi: “Kjo duhet të studiohet me kujdes tani që ka gatishmëri globale dhe një mandat zyrtar nga IDF për ta bërë”.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
16 minutes agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
3 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
4 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
4 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
TikTok nënshkruan marrëveshje për ndarjen e aseteve në ShBA
Mbappe dhe Endrick udhëhoqën sulmin e Real Madrid në Copa del Rey
REL: SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026
Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit
Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Evropës
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Mblidhet sot Qeveria në detyrë
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
