Shëndet

Pesë shprehi të mëngjesit që ndikojnë të shtoni peshë

Published

on

Të gjithë kemi qenë në këtë situatë, angazhohemi të heqim disa kile, por duken të jenë të përkushtuara për t’iu qëndruar besnikë juve. I keni provuar të gjitha, masni porcionin e ushqimit, nuk konsumoni ushqim të shpejtë, qëndroni larg alkoolit, mirëpo ku është problemi?

“Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë kur përpiqen të humbin peshë është se fillojnë ditën e tyre në këmbë të gabuar”, thotë Susan Peirce Thompson, presidente e Institutit për Humbje të Peshës së Qëndrueshme. Këto momente e para të zgjimit i hedhin themelet për zgjedhjet të cilat do ti bëni gjatë ditës, prandaj është qenësore që të krijoni zakone të mira të cilat të mund ti zbatoni edhe nëse ju jeni ende të përgjumur.

Flini më gjatë se ç’duhet

Ne të gjithë e kemi dëgjuar se mungesa gjumit mund të shkaktojë shtim në peshë, në sajë të niveleve të larta të kortizolit- hormon stimulues i oreksit në trup. Por kjo del të jetë e kundërta –nëse ju flini shumë gjumë – nuk mund të jetë shumë gjë e mirë për ju. Një studim në revistën PLUS One zbuloi se gjumi më shumë se 10 orë në natë ngriti gjithashtu rrezikun për të pasur një BMI (Indeksi i Masës Trupore) më të lartë krahasuar me ata që morën shtatë deri në nëntë orë në natë.

Bëheni gati në errësirë

Autorët e studimit sugjerojnë se njerëzit që ekspozohen rrezeve të diellit në mëngjes herët kishin BMI dukshëm më të ulët se ata që nuk ekspozohen, pavarësisht se sa konsumuan ushqim. Sipas studimit, vetëm 20 deri në 30 minuta të ditës është e mjaftueshme për të ndikuar BMI, edhe kur qielli është i mbuluar me re. Kjo për shkak se trupi juaj e sinkronizon orën tuaj të brendshme – përfshirë edhe metabolizmin tuaj të kalorive – duke përdorur valët e dritës blu nga dielli i mëngjesit të hershëm si një udhëzues.

Nuk e rregulloni shtratin në mëngjes

Një studim i Fondacionit Kombëtar të Gjumit zbuloi se ata të cilët rregullojnë shtratin e tyre kishin 19 për qind më shumë gjasa të flinin një gjumë të mirë të natës në krahasim me ata që nuk vepronin njësoj. Dhe meqenëse gjumi kënaqshëm lidhet me BMI më të ulët, përse mos ta bëni këtë zakon? Kjo mund të tingëllojë si gjë e kotë, por Charles Duhigg, autor i librit Fuqia e Shprehisë, shkruan në librin e tij se rregullimi i shtratit tuaj në mëngjes mund të nxis sjellje të tjera të mira, siç është përgatitja e drekës së shëndetshme.

Nuk e matni peshën tuaj rregullisht

Kur studiuesit e Universitetit Cornell zbuluan 162 gra dhe burra mbipeshë për dy vjet, ata gjetën se ata që peshonin veten çdo ditë ishin më të suksesshëm në humbje të peshës dhe në mbajtja të saj. Koha më e mirë për tu matur është në të është gjëja e parë në mëngjes, kur pesha juaj është në nivelin më të ulët, thotë Lisa Jones, R.D., zëdhënëse e Akademisë së Ushqimit dhe Dietetikës në Pensilvani. Jo vetëm që matja do të jetë më e saktë por pas një nate të metabolizimit, gjithashtu ju do të mbani më pak peshë uji.

Hani shumë pak apo fare në mëngjes

Personat që konsumojnë një mëngjes të ekuilibruar që përmbanin 600 kalori proteina së lehta, karbohidratet dhe diçka pak të ëmbël rezultonin me më pak ndjenja urie dhe më pak dëshira për të ngrënë gjatë gjithë ditës në krahasim me ata që në mëngjes marrin 300 kalori. Nivelet e hormonit të urisë ngelen të ulëta pas ngrënies së ushqimit. Kënaqja e dëshirave të tua në mëngjes mund t’ju ndihmojë që të mos ju ndjeheni të privuar dhe të mos tundoheni të hani shumë më vonë gjatë ditës.

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara