Lajmet

Psikologët: Duke lexuar librat e shkruar në vetën e parë, njerëzit shndërrohen në personazhe

Published

on

Njerëzit të cilët “humbin” duke lexuar librin mund të ndryshojnë sjelljen e tyre ashtu që t’u ngjajnë karaktereve që u pëlqejnë më së shumti.

Ky efekt në veçanti është i fuqishëm te leximi i librave që janë të shkruar në vetën e parë dhe nëse personi i cili i lexon është në atë moment.

Psikologët këtë efekt e quajnë marrje a përvetësim të përvojës duke lexuar librin, njerëzit fillojnë të ndiejnë atë që ndiejnë personazhet dhe marrin mënyrën e tyre të të menduarit, ndërsa ndonjëherë mund të ndryshojnë edhe mënyrën e sjelljes.

Në një eksperiment njerëzit që janë identifikuar me personazhin nga libri i cili është dënuar dhe nuk është pranuar për shkak të racës ose besimit, edhe në realitet kanë shmangur sjelljen stereotipe ndaj njerëzve që janë të ndryshëm nga ata.

“Marrja apo përvetësimi i përvojës na ndryshon, sepse mundëson të lidhim jetën tonë dhe të karaktereve të imagjinuara, dhe kjo mund të çojë te rezultatet e mira”, thotë Geoff Kaufman, një nga udhëheqësit e këtij eksperimenti në Universitetin Ohio.

Në eksperimentin tjetër personat e testuar kanë lexuar një tregim të shkurtër për studentin i cili në ditën e zgjedhjeve kalon në disa situata problematike për të arritur në vendin në të cilin do të votonte. Një grup ka lexuar rrëfimin në vetën e parë, e tjetri në vetën e tretë.

Madje 65 për qind të atyre që kanë lexuar rrëfimin në vetën e parë kanë dalë në zgjedhje, të cilat kanë qenë një javë pas hulumtimit të kryer. /UBT News/

Vendi

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave

Published

on

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, në bazë të kontributit të tij të jashtëzakonshën në shkencë dhe teknologji, si dhe duke u bërë i vetmi dhe i pari shkencëtar nga Kosova që i bashkohet këtij institucioni prestigjioz. Diploma e anëtarësimit iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne nga Kryetari dhe Nënkryetari i Akademisë, në Qendrën Evropiane për Shkencë (CERN) në Gjenevë, Zvicër.

Ky anëtarësim përfaqëson një njohje ndërkombëtare për kontributin e Rektorit Hajrizi në avancimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë, si dhe forcon lidhjet e vendit me komunitetin akademik evropian dhe botëror.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Kosovën dhe komunitetin tonë shkencor. Anëtarësimi im në Akademinë Evropiane të Shkencës hap dyert e kësaj akademie prestigjioze për vendin tonë dhe për gjeneratat e reja të shkencëtarëve kosovarë,” ka thënë Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë dhe domethënien e këtij anëtarësimi, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke ndarë vizionin për të ardhmen.

“Ky anëtarësim përfaqëson vlerësimin e punës sime mbi 30-vjeçare në fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe më jep një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në forcimin e arsimit cilësor, avancimin e kërkimit shkencor dhe lidhjen e institucioneve akademike të Kosovës me rrjetet evropiane të dijes dhe inovacionit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuan në nominimin dhe vlerësimin tim. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time dhe për kolegët e mi, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Akademia Evropiane e Shkencave është e njohur për promovimin e ekselencës shkencore, kërkimit ndërdisiplinar dhe inovacionit, duke përfshirë në radhët e saj studiues me reputacion të lartë ndërkombëtar, përfshirë edhe laureatë të Çmimit Nobel.

Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, UBT është pozicionuar si një institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen në rajonin e Evropës Juglindore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, akademikët dhe institucionet partnere.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë

Published

on

By

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ka cilësuar si një sukses të madh ushtrimin e javës së kaluar për reagim ndaj krizave të realizuar në koordinim mes Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës.

Në këtë ushtrim kanë qenë të përfshirë rreth 800 oficerë të Policisë së Kosovës bashkë me njësite të tjera speciale, përfshirë forenzikën dhe KFOR-in.

Për këtë ushtrim të përbashkët janë përdorur edhe qentë, dronët e automjete tjera taktike.

Ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i javës së kaluar ishte një sukses i madh — duke reflektuar koordinimin e shkëlqyer midis Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës. Gati 800 oficerë të PK-së — së bashku me zjarrfikësit dhe emergjencat dhe njësitë e specializuara duke përfshirë njësitë SIU, SOU, EOD, UAS/Kundër-UAS, Forenzikë dhe Çështje Publike — morën pjesë, me mbështetje të vlefshme nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU. Nga qentë dhe dronët te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, ky ushtrim nxori në pah bashkëpunimin tonë ndëragjencor, gatishmërinë operacionale dhe angazhimin e përbashkët ndaj sigurisë”, shkruan Ambasda në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”, i cili ka zgjatur tri javë dhe kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake.

Në fazën përfundimtare, pjesëtarët e FSK-së ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.

Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Published

on

By

Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Asamblenë e Kosovës.

Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike (duke përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.

“Një ekspert i Komisionit të Venecias – grupi i Këshillit të Evropës i ekspertëve ligjorë të pavarur – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.Një konferencë për shtyp është e planifikuar të hënën, më 29 dhjetor, në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara