Lajmet

​Lansohet sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor

Published

on

Në shënimin e 74-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, ka nisur edhe aktiviteti “Java e Arkivit të Hapur”, ku është lansuar sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se arkivat janë gardian të trashëgimisë dokumentare, prandaj tha se si qeverisjes i kanë dhënë vëmendjen që meriton.

Kurti teksa listoi gjashtë aspektet që përmirësuan funksionimin e arkivit, ofroi rritje të mbështetjes institucionale për Arkivin e Kosovës.

Në këtë edicion të radhës së javës së arkivit të hapur në emër të qeverisë sonë gjejmë rastin të theksojmë faktin se sikurse rrjetin e kulturës, trashëgimisë kulturore, bibliotekave, teatrove, kinemave, edhe arkivave ua kemi kthyer edhe vëmendjen dhe dinjitetin që e meritojnë sepse u kemi kthyer investimet e gjithanshme jo vetëm infrastrukturore. Mbështetja e qeverisë sonë jo vetëm që do të vazhdoj por edhe do të rritet”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Arkivit të Kosovës, Bislim Bislimi u shpreh se kanë digjitalizuar miliona dokumente.

Sipas tij, vetëm në vitin 2024 Arkivi i Kosovës ka digjitalizuar 2.5 milionë dokumente, derisa u shpreh se deri në fund të këtij vitit presin t’i bashkohen trendit të rajonit.

Si sfidë të radhës, Bislimi tha se mbetet krijimi i kushteve për pranimin e më shumë se 25 kilometrave apo mbi 250 milionë dokumenteve arkivore që ndodhet jashtë Agjencisë.

Arkivi i Kosovës, në 15 vite, në mungesë të kushteve por me përkushtim të jashtëzakonshëm të stafit të brendshëm, kishte digjitalizuar afër 1,090.000 dokumente arkivore. Vetëm në vitin 2024, pasi filluam realizimin e projektit të digjitalizimit masiv ne kemi digjitalizuar 2.5 milionë dokumente, ndërsa pa përfunduar ende 3 mujori i parë i vitit 2025, këtij 3.6 milionëshit të digjitalizuar tashmë, i është shtuar edhe 1 milion tjetër duke na afruar kështu me numrin prej 5 milionë dokumentesh në regjistrin tonë digjital apo e shprehur në përqindje të materialit arkivor që e kemi në regjistra të inventarit hyrës, mbi 7% e sasisë së përgjithshme. Për të sqaruar trendin, Kosova ka qenë e fundit në rajon sa i përket digjitalizimit të materialit arkivor ku në këto vende, kjo përqindje varion ndërmjet 10 dhe 17%. Me investimet që po bëhen dhe me dinamikën aktuale të digjitalizimit tek ne, në fund të vitit 2025 ne veçse përafrohemi trendit të rajonit”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Arkivit të Kosovës, Bislim Bislimi tha se vitin e kaluar nga komunat veriore kanë rikthyer material arkivor nën kontroll të Arkivit të Kosovës.

Kur jemi tek komunat veriore, vitin e kaluar, falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, rikthyem nën kontrollin ligjor të Agjencisë materialin arkivor që mbahej nga strukturat e paligjshme në veri që financoheshin e organizoheshin nga Serbia. Me sasinë e dakorduar, me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për dorëzim në Arkiv të materialit të ish ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, tashmë mund të themi se Agjencia e Arkivave vetëm në vitin e fundit ka rritur sasinë e përgjithshme të materialit, afër 35%”, tha ai.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara