Botë

Figura të larta të republikanëve kundërshtojnë kritikat e Trumpit për Zelenskyn

Published

on

Figura të larta të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar deklaratat e bëra nga presidenti Donald Trump, që kishin për shënjestër presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ditëve të fundit, Trump ka intensifikuar kritikat ndaj Zelenskyt, duke e përshkruar atë si “diktator pa zgjedhje” dhe duke sugjeruar që Ukraina mban përgjegjësinë për pushtimin rus të shtetit fqinj.

Deklaratat e presidentit kanë rritur shqetësimet në mesin e figurave brenda Partisë Republikane, të cilët janë të shqetësuar se sinjalizimi i gatishmërisë për të ndërprerë mbështetjen për Kievin mund ta inkurajojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Insistimi i Trumpit për ta paraqitur Zelenskyn në aspekt negativ është në kontrast të madh me shumë senatorë republikanë, të cilët vazhdojnë ta shohin Ukrainën si viktimë të agresionit rus.

Senatorë kyç republikanë kanë shprehur mbështetje të madhe për Ukrainën.

Senatori John Kennedy (republikan nga Luiziana) nuk i kurseu fjalët kur foli për kërcënimin që paraqet Putini, duke e përshkruar atë si një “gangster me zemër të zezë…. që e bën Jeffrey Dahmer [vrasës serik] të duket si Nënë Tereza”.

Është Vladimir Putini ai që e filloi luftën”, tha Kennedy. “Gjithashtu besoj, përmes përvojës së hidhur, që Vladimir Putin është gangster… Ai e ka etjen e Stalinit për gjak”.

Senatori Roger Wicker (republikan nga Misisipi) u bëri jehonë shqetësimeve të Kennedyt, duke thënë se bisedimet për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës duhet të zhvillohen me përfshirjen e ukrainasve dhe duhet të merren parasysh interesat evropiane.

Putin është kriminel lufte dhe duhet të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg, apo edhe të ekzekutohet”, tha ai.

Në një intervistë për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Ukrainës, Oleh Didenko, tha se nga diskutimet për mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë përfiton vetëm Rusia.

Kjo çështje po ngrihet për të minuar legjitimitetin e Qeverisë në Ukrainë, për të dobësuar besimin në ekzekutiv, për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ai.

“Sipas meje, ky është një element i luftës hibride që po përdoret në mënyrë aktive nga armiku ynë”.

Këto deklarata erdhën pasi Trump shkroi një ditë më herët në Truth Social se “ne po negociojmë me sukses me Rusinë për përfundimin e luftës”. Ai shtoi se Zelensky “bënë mirë të veprojë shpejt, apo nuk do të ketë më shtet”.

Reagimet e Trumpit erdhën pasi Zelensky e akuzoi Trumpin se po jetonte në “hapësirën e dezinformimit” rus.

Senatori Thom Tillis (republikan nga Karolina e Veriut) nuk u pajtua me cilësimin që Trumpi i bëri Zelenskyt, kur e quajti “diktator”, edhe pse Tillis nuk e kritikoi drejtpërdrejt presidentin amerikan.

Nuk është kjo fjala që unë do të përdorja”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka ekuilibër moral mes Vladimir Putinit dhe presidentit Zelenskyt”.

Qartësisht, Vladimir Putin është përgjegjës për këtë luftë”, tha Tillis. “Vendimi i tij ka rezultuar në vrasje, përdhunim, torturë dhe rrëmbim të një numri të panjohur të ukrainasve. Ai e ka përgjegjësinë për këtë luftë”.

Udhëheqësi i Senatit, John Thune (republikan nga Dakoda e Veriut) po ashtu nuk e kritikoi Trumpin për deklaratat e bëra.

Presidenti flet për vete”, u tha ai gazetarëve. “Unë mbështes një rezultat dhe përfundim paqësor në Ukrainë… Dhe, mendoj se tani, administrata, presidenti dhe ekipi i tij po punojnë për të arritur këtë”.

Edhe pse mandati presidencial i Zelenskyt ishte paraparë të përfundonte në maj të vitit 2024, Ukraina nuk ka mundur të mbajë zgjedhje pasi vendi ka shpallur gjendje lufte pasi Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Lajmet

BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Published

on

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.

Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.

“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka

Published

on

Policia në Sri Lanka ka arrestuar tre burra për dyshimin se kanë djegur një elefant të egër me pishtarë flakësh ndërsa përpiqeshin ta largonin, raportuan mediat lokale.

Një video e incidentit, e cila ndodhi në një fshat në veri të vendit, shkaktoi reagime të ashpra ndërsa qarkulloi në mediat sociale këtë javë.

Pavarësisht se mori trajtim nga veterinerët, elefanti mashkull ngordhi të martën.

Të dyshuarit, të cilët u arrestuan të enjten, janë të moshës midis 42 dhe 50 vjeç, raportuan mediat lokale./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​NATO bie dakord për një buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Published

on

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e tyre të financuara nga të dyja palët për vitin 2026, duke miratuar shpenzime në rritje që synojnë forcimin e gatishmërisë dhe aftësive ushtarake të aleancës.

Sipas marrëveshjes, buxheti civil i NATO-s për vitin 2026 është caktuar në 528.2 milionë euro (623 milionë dollarë), ndërsa buxheti ushtarak do të arrijë në 2.42 miliardë euro.

Vendimi u mor të martën në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

NATO tha në një deklaratë se buxhetet e financuara nga të dyja palët për vitin 2026 do të mbështesin aftësitë kritike dhe do të promovojnë gatishmërinë, duke ndihmuar në bërjen e aleancës më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, shkruan Anadollu Agency.

Buxheti do të kontribuojë në përshtatjen ushtarake të NATO-s, do të përmirësojë ndërveprimin midis forcave aleate dhe do të mbështesë parandalimin dhe menaxhimin e krizave, si dhe sigurinë bashkëpunuese, thuhet në deklaratë.

Financimi do të vazhdojë gjithashtu për Strukturën e Komandës së Integruar të NATO-s, trajnimet dhe ushtrimet e udhëhequra nga NATO, operacionet dhe misionet e aleancës dhe mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve për vendet partnere./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Hakohet Ministria e Brendshme e Francës

Published

on

Ministria e Brendshme e Francës ka qenë shënjestër e një sulmi të madh kibernetik që zgjati disa ditë, gjatë të cilit llogaritë e email-it të punonjësve u kompromentuan dhe u qasen dosjet e ndjeshme të policisë, njoftoi sot ministri i Brendshëm Laurent Nunez.

Në një intervistë me Franceinfo, ministri Nunez tha se një hetim gjyqësor është duke u zhvilluar me qëllim gjetjen shumë të shpejtë të autorit të krimit.

Sipas tij, sulmuesit arritën të qasen në disa kuti profesionale email-i dhe kështu të marrin kode aksesi. Kjo u lejoi atyre të kërkonin në një numër bazash të dhënash të rëndësishme të policisë, duke përfshirë Sistemin e Përpunimit të të Dhënave Penale (TAJ) dhe Regjistrin e Personave të Kërkuar (FPR).

Edhe pse sulmi është konfirmuar, shkalla e saktë e dëmit është ende e paqartë.

Ministria, e cila punëson pothuajse 300,000 njerëz, nuk ka marrë asnjë kërkesë për shpërblim. Nunez ia atribuoi shkeljen “neglizhencës” së individëve brenda ministrisë, pavarësisht paralajmërimeve të rregullta në lidhje me procedurat e sigurisë.

“Duhen disa individë për të mos ndjekur këto rregulla,” tha ai.

Javën e kaluar, media raportoi për aktivitet të dyshimtë në serverë të ministrisë, pas së cilës grupi i hakerëve pretendoi, pa dhënë prova, se kishte qasje në të dhënat e më shumë se 16 milionë njerëzve.

“Kjo është e rreme,” tha Nunez duke shtuar se Komisioni Kombëtar për Informatikë dhe Liri (CNIL) është informuar për gjithçka, dhe Zyra Franceze për Luftimin e Krimit Kibernetik (OFAC) po udhëheq hetimin./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara