Botë

Putin thotë se është i gatshëm për bisedime të paqes, por jo me Zelenskyn

Published

on

Presidenti rus, Vladimir Putin, edhe një herë ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e quajti “jolegjitim”. Kjo deklaratë nxiti udhëheqësin ukrainas që ta akuzjë Putinin se ka “frikë” që të negociojë një zgjidhje për luftën pothuajse 3-vjeçare.

Mund të negocioni me këdo, por për shkak të jolegjitimitetit të tij, ai [Zelensky] nuk ka të drejtë që të nënshkruajë asgjë”, tha Putin për televizionin shtetëror rus, Rossiya 1TV, mbrëmjen e 28 janarit.

Ai shtoi se do të “caktojë njerëz që të marrin pjesë” në negociata nëse Zelensky do të ishte prezent, në vend të mbajtjes së bisedimeve kokë më kokë.

Putin disa herë ka deklaruar se ai nuk e konsideron Zelenskyn si udhëheqës legjitim, pasi që mandati pesëvjeçar presidencial i tij është dashur të përfundojë më 20 maj të vitit 2024.

Zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më 31 mars të vitit të kaluar, por u shtynë pasi shteti ende ka në fuqi gjendjen e luftës, për shkak të pushtimit të nisur nga Moska.

Zelensky, i cili sipas Kushtetutës duhet të vazhdojë të shërbejë derisa të zgjidhet një president i ri, iu përgjigj pretendimit të Putinit, duke thënë se udhëheqësi rus është pengesa për bisedimet për dhënien fund të luftimeve.

Sot, Putini edhe një herë e konfirmoi se ai ka frikë nga negociatat, frikë nga udhëheqësit e fuqishëm dhe bën gjithçka që mundet për ta prolonguar luftën”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Tani, ne shohim se ka mundësi për arritjen e një paqeje të vërtetë, por Putini po bën gjithçka që të vazhdojë vrasjen në shkallë të plotë në vend të paqes, apo për një pauzë që të përgatitet për një pushtim të ri në shkallë të gjerë, duke kryer sulme hibride”.

Ukraina ka shpallur gjendje lufte që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022 dhe i duhet që të ndryshojë ligjin në mënyrë që t’i mbajë zgjedhje në kohën kur gjendja e luftës është në fuqi.

Zelensky po kërkon nga Shtetet e Bashkuara që t’i bëjnë presion Moskës për t’i dhënë fund luftës, në mes të intensifikimit të raportimeve për negociata në prapaskenë për zgjidhjen e konfliktit, pasi Donald Trump mori detyrën e presidentit.

Që kur u inaugurua më 20 janar, Trump ka kërcënuar me vendosjen e taksave dhe sanksioneve ndaj mallrave që shkojnë nga Rusia në SHBA dhe në shtete të tjera, nëse Moska nuk ulet në tavolinën e negociatave.

Nëse nuk arrini marrëveshje shpejt, nuk do të kem zgjidhje tjetër përpos që të vendos tarifa të larta dhe sanksione ndaj çdo gjëje që Rusia shet në SHBA dhe në disa shtete të tjera”, shkroi Trump më 22 janar në Truth Social.

Këto kërcënime si duket bien ndesh me lëvdatat që Trumpi i ka bërë në të kaluarën Putinit, me kritikat e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dhe dëshirës së tij për një përfundim të shpejtë të luftimeve, që nxiti shqetësime në mesin e mbështetësve të Ukrainës se ai do të mund të sakrifikonte interesat e Kievit në emër të një marrëveshjeje dhe kështu të forconte Rusinë.

Kremlini u është përgjigjur deklaratave të ashpra të Trumpit, duke thënë se në to “nuk ka ndonjë element të ri”.

Ukraina është duke humbur terren në fushëbetejë tash e pothuajse një vit, teksa ushtria më e madhe dhe e armatosur më mirë e Rusisë po vazhdon të thyejë mbrojtjet ukrainase dhe të shkaktojë viktima.

Një nga problemet më të mëdha të Kievit është sfida për të rekrutuar ushtarë të mjaftueshëm për t’i mbushur radhët. Zelensky i ka rezistuar thirrjes për uljen e moshës së rekrutimit, në 18 vjeç, duke thënë se një gjë e tillë do ta shkatërronte demografinë e shtetit./REL/

Botë

Një gazetar i BBC-së i bëri Putinit një pyetje. Mikrofoni iu hoq menjëherë.

Published

on

By

Gazetarët u bëjnë vazhdimisht pyetje udhëheqësve botërorë.

Asgjë e veçantë. Apo jo?

Por si është t’ia bësh këtë pyetje Vladimir Putinit – presidentit që urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, udhëheqësit vendin e të cilit këtë javë kreu i MI6 e akuzoi për “eksportim kaosi”?, pyet Steve Rosenberg, korrespondent i BBC-së prej shumë kohësh në Moskë.

Kështu ai vazhdon: “Dhe imagjinoni ta bëni këtë pyetje drejtpërdrejt në televizion, ndërsa një audiencë prej milionash në Rusi po ju shikon”.

Është një përgjegjësi e madhe. Nuk doni të bëni një gabim.

“Pyetja ime ka të bëjë me të ardhmen e Rusisë. Çfarë lloj të ardhmeje planifikoni për vendin dhe popullin tuaj”? e pyeti ai Presidentin Putin.

“A do të ngjajë ajo e ardhme me të tashmen, në të cilën çdo devijim publik nga linja zyrtare ndëshkohet me ligj? A do të përshpejtohet gjuetia e armiqve brenda dhe jashtë vendit? A do të bëhen edhe më të shpeshta ndërprerjet e internetit në celular? A do të ketë ‘operacione të reja speciale ushtarake’?”

Ndërsa unë flas, përshkruan ai, Vladimir Putin mban shënime. Dhe pastaj përgjigjet.

Mbron ligjin represiv të Rusisë mbi agjentët e huaj. Qindra rusë që kritikojnë qeverinë janë shpallur “agjentë të huaj”.

“Ne nuk e shpikëm atë ligj”, thotë Putin. “Ai ligj për agjentët e huaj u miratua në një numër vendesh perëndimore, përfshirë Amerikën, në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Dhe të gjitha ato ligje, përfshirë atë amerikan, janë shumë më të rrepta…”

Mëri ndaj Perëndimit!

Në realitet, ligji rus është drakonian, shpjegon Rosenberg. Ai përjashton “agjentët e huaj” nga fusha të shumta të jetës publike – duke përfshirë arsimin, shërbimin civil, zgjedhjet dhe ngjarjet publike. Ai vendos kufizime financiare dhe pronësore. Ndjekja penale mund të pasojë tashmë një dënim administrativ. Por, siç pohon ai, ai nuk mund t’ia tregonte këtë Presidentit Putin. Mikrofoni iu hoq sapo mbaroi pyetjen e tij. Moderatori ndërhyn papritur dhe ndryshon temën.

“Kemi edhe një pyetje: ‘Çfarë do të ndodhë me BBC-në? Po përballet me një padi multimiliardëdollarëshe nga presidenti amerikan”? thotë prezantuesi Pavel Zarubin.

“Mendoj se Presidenti Trump ka të drejtë”, konfirmon Presidenti Putin.

Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë – në të njëjtën linjë… kur bëhet fjalë për BBC-në.

Putini më pas kthehet te pyetja e Rosenbergut.

“A do të ketë operacione të reja ushtarake speciale? Jo nëse na trajtoni me respekt dhe respektoni interesat tona, ashtu siç jemi përpjekur gjithmonë të bëjmë me ju. Përveç nëse na mashtroni, siç bëtë me zgjerimin lindor të NATO-s”.

Është e qartë për të gjithë se çfarë e motivon Vladimir Putinin – një pakënaqësi e thellë ndaj Perëndimit, shkruan Rosenberg.

Ai pretendon se për vite me radhë udhëheqësit perëndimorë kanë treguar mungesë respekti ndaj Rusisë, e kanë mashtruar dhe gënjyer atë – dhe se ata ende gënjejnë sot kur pretendojnë se Moska synon të sulmojë Evropën. “Çfarë lloj budallallëku është ky?” thotë udhëheqësi i Kremlinit.

Mosbesim ndaj Moskës

Por shumë udhëheqës evropianë thjesht nuk i besojnë Moskës.

Ju kujtojmë se në prag të pushtimit të plotë rus të Ukrainës, zyrtarët rusë mohuan se kishin plane për një sulm masiv.

Kohët e fundit, Rusia është akuzuar për shkelje të hapësirës ajrore evropiane me avionë luftarakë dhe dronë, si dhe për sulme kibernetike dhe sabotim.

Por, ndërsa përfundoi përgjigjen e tij ndaj pyetjes së Rosenberg, Putin tha gjithashtu sa vijon:

“Ne jemi të gatshëm të pezullojmë menjëherë armiqësitë me kusht që siguria afatmesme dhe afatgjatë e Rusisë të sigurohet dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju”.

“A ishte kjo një degë ulliri për Evropën nga goja e presidentit rus”? pyet Rosenberg.

Megjithatë, nëse Moska vazhdon ta lidhë sigurinë e saj afatgjatë me kërkesat maksimaliste ndaj Ukrainës, udhëheqësit evropianë do të mbeten skeptikë, përfundon ai.

Burimi: BBC.com

Continue Reading

Lajmet

SHBA dhe Ukraina i quajnë bisedimet në Miami produktive

Published

on

Të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës thonë se në Miami janë zhvilluar bisedime produktive dhe konstruktive, por ende duket se nuk ka ndonjë përparim të madh në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë.

I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, lëshoi një deklaratë të përbashkët me negociatorin kryesor ukrainas, Rustem Umerov, pas tre ditësh takimesh me aleatët evropianë.

Dyshja tha se takimi u përqendrua në përafrimin e qëndrimeve mbi një plan 20-pikësh si një kornizë garancie sigurie amerikane për Ukrainën dhe një plan ekonomik dhe prosperiteti.

Bisedime të ndara janë zhvilluar në Miami midis të dërguarit të SHBA-së dhe atij rus, Kirill Dmitriev./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Published

on

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se është pengesa kryesore për paqen në Ukrainë.

I pyetur pse është kaq e vështirë të përfundojë lufta në Ukrainë, Rutte tha se arsyeja është Putin, i cili është gati të sakrifikojë 1.1 milion qytetarë të tij.

“Këtë vit, përparimi i tij (i Putin) ka qenë minimal: fitime territoriale të papërfillshme, më pak se një për qind e territorit ukrainas që nga fillimi i vitit, dhe, sipas vlerësimeve tona, deri në 1.1 milion njerëz janë vrarë ose plagosur në anën ruse”, tha Rutte duke shtuar se disa vende evropiane kanë deklaruar se janë gati të ofrojnë forca, nëse është e nevojshme.

“Po punohet për të përcaktuar strukturën e saktë të Koalicionit të Gatshëm: Si do të ndodhte vendosja? Çfarë do të ndodhte në tokë, në det, në ajër? Të gjithë këta elementë janë ende duke u përpunuar”, shtoi Rutte.

Ai tha se respekton shumë presidentin e SHBA-së Donald Trump pasi ai është i vetmi që ka arritur ta sjellë Putin në tryezën e negociatave dhe i vetmi që mund ta detyrojë të bëjë paqe.

“Edhe pse Trump e ka humbur durimin disa herë, kreu i NATO-s nuk pret që SHBA-ja të tërheqë mbështetjen për Ukrainën”, tha ai në gazetën gjermane Bild./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Published

on

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.

Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.

“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara