Botë

Komiteti i OKB-së: Metodat e luftës të Izraelit përkojnë me gjenocid

Published

on

Metodat e luftës së Izraelit në Gazë konsistojë me karakteristikat e gjenocidit, tha një komitet i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, duke e akuzuar Izraelin se po përdor “urinë si metodë lufte”.

Komiteti i posaçëm i Kombeve të Bashkuara vuri në pah “numrin e madh të viktimave në mesin e civilëve dhe kushtet e rrezikshme për jetë të imponuara qëllimisht ndaj palestinezëve” në raportin e ri që mbulon periudhën që nga nisja e luftës më 7 tetor 2023, deri në korrik të këtij viti.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 43.000 palestinezë.

Përgjatë rrethimit të tij të Gazës, pengimit të ndihmës humanitare, sulmeve të shënjestruara dhe vrasjes së civilëve dhe punëtorëve të ndihmës, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të OKB-së, urdhrave obligative nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit, Izraeli qëllimshëm po shkakton vdekje, uri dhe lëndime serioze”, u tha në njoftimin e Komitetit.

Praktikat e luftës të Izraelit në Gazës “përkojnë me karakteristikat e gjenocidit”, tha Komiteti, i cili për dekada të tëra ka hetuar praktikat izraelite që prekin të drejtat e njeriut në territoret palestineze.

Izraeli, tha Komiteti, “po përdor urinë si metodë të luftës dhe po shkakton ndëshkim kolektiv ndaj popullsisë palestineze”.

Gjatë fundjavës që shkoi, OKB-ja tha se uria ka kapluar veriun e Gazës.

Në raportin e publikuar më 14 nëntor është dokumentuar se si fushata ajrore e Izraelit në Gazë ka shkatërruar shërbimet thelbësore dhe ka shkaktuar katastrofë mjedisore që do të ketë pasoja afatgjata në shëndet.

Deri në shkurtin e këtij viti, forcat izraelite kishin përdorur më shumë se 25.000 tonë mjete shpërthyese në mbarë Rripin e Gazës, sasi që është e barasvlershme “me dy bomba bërthamore”, tha raporti.

Duke shkatërruar sistemet jetike të ujit, kanalizimeve dhe ushqimit dhe duke ndotur mjedisin, Izraeli ka krijuar një përzierje vdekjeprurëse krizash që do të shkaktojnë dëme të mëdha për brezat e ardhshëm”, tha Komiteti.

Komiteti tha po ashtu se është i shqetësuar nga “shkatërrimi i paprecedent i infrastrukturës civile dhe numri i lartë i viktimave në Gazë”. Numri i lartë i viktimave, sipas Komitetit, ka ngritur shqetësime lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale nga Izraeli për të avancuar sistemet e tij të shënjestrimit gjatë operacioneve ushtarake.

Komiteti i posaçëm i OKB-së kujtoi se edhe shtetet e tjera kanë obligime për të reaguar në mënyrë urgjente që të ndalet lufta, duke theksuar se “shtetet e tjera nuk kanë vullnet që ta mbajnë përgjegjës Izraelin dhe po vazhdojnë t’i ofrojnë mbështetje ushtarake dhe mbështetje tjetër”.

Lajmet

​NATO bie dakord për një buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Published

on

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e tyre të financuara nga të dyja palët për vitin 2026, duke miratuar shpenzime në rritje që synojnë forcimin e gatishmërisë dhe aftësive ushtarake të aleancës.

Sipas marrëveshjes, buxheti civil i NATO-s për vitin 2026 është caktuar në 528.2 milionë euro (623 milionë dollarë), ndërsa buxheti ushtarak do të arrijë në 2.42 miliardë euro.

Vendimi u mor të martën në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

NATO tha në një deklaratë se buxhetet e financuara nga të dyja palët për vitin 2026 do të mbështesin aftësitë kritike dhe do të promovojnë gatishmërinë, duke ndihmuar në bërjen e aleancës më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, shkruan Anadollu Agency.

Buxheti do të kontribuojë në përshtatjen ushtarake të NATO-s, do të përmirësojë ndërveprimin midis forcave aleate dhe do të mbështesë parandalimin dhe menaxhimin e krizave, si dhe sigurinë bashkëpunuese, thuhet në deklaratë.

Financimi do të vazhdojë gjithashtu për Strukturën e Komandës së Integruar të NATO-s, trajnimet dhe ushtrimet e udhëhequra nga NATO, operacionet dhe misionet e aleancës dhe mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve për vendet partnere./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Hakohet Ministria e Brendshme e Francës

Published

on

Ministria e Brendshme e Francës ka qenë shënjestër e një sulmi të madh kibernetik që zgjati disa ditë, gjatë të cilit llogaritë e email-it të punonjësve u kompromentuan dhe u qasen dosjet e ndjeshme të policisë, njoftoi sot ministri i Brendshëm Laurent Nunez.

Në një intervistë me Franceinfo, ministri Nunez tha se një hetim gjyqësor është duke u zhvilluar me qëllim gjetjen shumë të shpejtë të autorit të krimit.

Sipas tij, sulmuesit arritën të qasen në disa kuti profesionale email-i dhe kështu të marrin kode aksesi. Kjo u lejoi atyre të kërkonin në një numër bazash të dhënash të rëndësishme të policisë, duke përfshirë Sistemin e Përpunimit të të Dhënave Penale (TAJ) dhe Regjistrin e Personave të Kërkuar (FPR).

Edhe pse sulmi është konfirmuar, shkalla e saktë e dëmit është ende e paqartë.

Ministria, e cila punëson pothuajse 300,000 njerëz, nuk ka marrë asnjë kërkesë për shpërblim. Nunez ia atribuoi shkeljen “neglizhencës” së individëve brenda ministrisë, pavarësisht paralajmërimeve të rregullta në lidhje me procedurat e sigurisë.

“Duhen disa individë për të mos ndjekur këto rregulla,” tha ai.

Javën e kaluar, media raportoi për aktivitet të dyshimtë në serverë të ministrisë, pas së cilës grupi i hakerëve pretendoi, pa dhënë prova, se kishte qasje në të dhënat e më shumë se 16 milionë njerëzve.

“Kjo është e rreme,” tha Nunez duke shtuar se Komisioni Kombëtar për Informatikë dhe Liri (CNIL) është informuar për gjithçka, dhe Zyra Franceze për Luftimin e Krimit Kibernetik (OFAC) po udhëheq hetimin./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Deputetja britanike Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë

Published

on

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar lidhur me heqjen e pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e mirëpritur vendimin.

Ajo theksoi se këto masa nuk duhej të ishin vendosur kurrë ndaj Kosovës, madje ajo kujtoi se Lista Serbe zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet komunale, ndërsa paramilitarët e mbështetur nga Serbia kanë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it gjatë vitit 2023.

Kearns përmendi gjithashtu sulmin në Banjska, ku një forcë paramilitare e udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq – e cila është trajnuar në baza ushtarake serbe dhe ka përdorur armë të ushtrisë serbe, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Deputetja britanike theksoi se sanksionet ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe çdo masë e mbetur duhet të hiqet.

Ajo shtoi se fokusi duhet të jetë sjellja para drejtësisë e Radoiçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe forcimi i sigurisë së përbashkët në rajon dhe orientimi i Kosovës drejt një të ardhmeje euro-atlantike./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave në Bondi

Published

on

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se qeveria e tij do të marrë masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave vdekjeprurëse të së dielës në plazhin Bondi që synonte një festival hebre.

15 persona u vranë kur dy persona të armatosur hapën zjarr në një aktivitet për të shënuar ditën e parë të Hanukkah, shkruan BBC.

Ligjet e reja do të synojnë ata që përhapin urrejtje, përçarje dhe radikalizim u tha Albanese gazetarëve në Canberra.

Ministri i Punëve të Brendshme do të ketë gjithashtu kompetenca të reja për të anuluar ose refuzuar vizat për ata që përhapin urrejtje dhe do të ngrihet një taskforcë e re për të siguruar që sistemi arsimor parandalon, trajton dhe përgjigjet siç duhet ndaj antisemitizmit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara