Lajmet

​Largimi vullnetarë i ushtarëve të FSK-së, njohësit e sigurisë dhe opozita e vlerësojnë shqetësues

Published

on

Largimi vullnetar i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës po konsiderohet shqetësues nga njohës të sigurisë dhe përfaqësues të subjekteve opozitare, derisa nga ministria e Mbrojtjes thanë se largimi nuk mund të ketë ndikim në operacionalitetin e FSK-së duke iu referuar shifrave të larta të rekturimeve.

Gjatë këtij viti rreth 119 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, vullnetarisht e kanë lëshuar ushtrinë. Kështu kishte deklaruar ministri i Mbrojtjes gjatë raportimit para deputetëve në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Lidhur me këto shifra, partitë parlamentare opozitare, e ish-kryeinspektori i AKI-së, vlerësuan se ky është dështim i Qeverisë Kurti, pasi sipas tyre nuk po munden tua plotësojnë kushtet ushtarëve të FSK-së. Sipas tyre, largimi vullnetarë i tyre nga FSK-ja, nuk ka ndodhur për shkak të ushqimit e as bashkimit familjarë siç po potencohet, por për shkaqe të mos mirëqenies të tyre, e pagës së ulët.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka dhënë një shembull të një ushtari të FSK-së, i cili është i biri i një dëshmori.

Berisha, ka thënë se shumica e ushtarëve janë të betuar mbi gjakun e prindërve të tyre, duke thënë se nuk mund ta imagjinojë se si një ushtarë i tillë detyrohet ta lë ëndrrën e tij dhe të punojë si sigurim në diskotekë apo si taksist.

“Kemi shumë ushtarë, rast konkret Agron Hasanaj, djali i vetëm, i prindit të vet dëshmorë… 1:19Betimi i tij, është mbi gjakun e babait të tij, e kësi raste ka shumë brenda forcës. Imagjinojeni, kur një pjesëtarë i tillë, vjen në situatë ta lëshojë forcën, ta braktisë ata që ka pasur ideal dhe ëndërr të prindit dëshmorë. Nuk ka ik asnjë ushtarë për shkak të ushqimit, sepse janë në gjendje ta marrin vet, se i kualifikon patriotizmi, nuk bien poshtë për asgjë, as nuk kanë ikur se u duhet bashkim familjarë. Ushtria është karrierë, lidhet me çështjen e gradimit me procedura dhe persona jo meritorë…3:15Çfarë ushtari profesionit, ai që detyrohet që pas orarit të punës, të punojë sigurim në diskotekë, taksi apo të shpërndajë pica e ushqime, pra këta e kanë vra dinjitetin”ka thënë Berisha.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka shtuar se Qeveria është në gjendje të demolojë strukturalisht ekzistencën e shtetit të Kosovës për interesa puro personale dhe hajni.

“Shohim rrugës ushtarë të Kosovës, që me auto stop provojnë të shkojnë në kazerma. Janë në gjendje me demolua strukturalisht ekzistencën e shtetit të Kosovës, për interesa puro personale dhe të hajnisë. Ato çka kemi pa ne në rastin e ushqimit, janë përpjekje që ata edhe procesin e furnizimit me ushqim, ta bëjnë në mënyrën sekrete, që i bie mundësi për të vjedhë…Kush është ky person, a është kryeministri i këtij vendi apo s’është, apo është shërbim që të kryej misionin ndaj dikujt tjetër”,ka shtuar Selmanaj.

Po ashtu, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka theksuar se largimi vullnetarë i pjesëtarëve të FSK-së është kthyer në një lloj trendi, akt i cili duhet të jetë shqetësues për ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Kosovës.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese, se largimi vullnetarë i pjesëtarëve të FSK-së, është kthyer në një lloj trendi. Raste individuale ka pasur, ka dhe do të ketë por në raste kur kthehet në trend, kjo nënkupton një alarm për ministrinë e Mbrojtjes, Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës, që të gjejnë formën se si të mbajnë, jo vetëm patriotizmin dhe atë ndjenjën patriotike, që pa asnjë dilemë pjesëtaret e FSK-së e kanë, por edhe plotësimin e kushteve që detyra e tyre të kryhet me dinjitëtë”,ka theksuar Ramadani.

E nga ana e ministrisë së Mbrojtjes, këshilltarja politike e ministrit Maqedoncit, Liridona Gashi ka potencuar se jo të gjitha daljet janë për arsye të pagave, sepse pagat veçse janë rritur por, shkak sipas saj, është edhe çështja e bashkimit familjarë apo pagat më të lartë në sektorin privat.

“Jo të gjitha daljet janë për arsye të pagave, sepse pagat veçse janë rritur. Nganjëherë, edhe çështja e bashkimit familjarë ose edhe pagat më të larta, që i ofron sektori privat… 8:07 Në operacionalitetin e FSK-së, nuk mund të ketë ndikim, për shkak se rekrutime të cilat janë bërë gjatë këtij 3 vjeçari, janë zakonisht në shifra më të larta, sesa daljet, janë 2 mijë e 271 pjesëtarë të cilët janë rekrutuar”, ka potencuar Gashi.

Javëve të fundit, ushtarët e FSK-së janë përballur me probleme të ushqimit, pasi që kontrata për tenderin e fundit të shpallur për këtë qëllim ende nuk është nënshkruar.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara