Sport

Liga e Kombeve: Silvinjo zbulon strategjinë dhe objektivat për Kombëtaren shqiptare

Published

on

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë grumbullimin zyrtar në kuadër të dy sfidave ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Pas publikimit të listës disa ditë më parë, trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media, ku komentoi listën me 24 lojtarët e grumbulluar dhe foli për objektivat e skuadrës.

Që në krye të konferencës, trajneri i falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e shumta të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të nënës së tij ndërsa tha se Armando Broja nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të një problemi fizik dhe skuadrës do t’i bashkohet sulmuesi Myrto Uzuni.

Ndër të tjera, tekniku i përfaqësueses shqiptare foli edhe për dy emrat e rinj në listën kuqezi, Sebastjan Spahiu dhe Agim Zeka. Sa i përket objektivit të kuqezinjve në Ligën e Kombeve, Silvinjo nënvizoi se Shqipëria është një ekip në rritje dhe në këtë kompeticion ai kërkon nga skuadra që të përmirësohet akoma edhe më shumë.

“Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, lojtarët edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe mbështetjeje dhe ngushullimi në një moment të vështirë, por kështu është jeta. Armando Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund, edhe dje ishim në kontakt me klubin e Evertonit. Ai kishte një problem me tendinën e Akilit, ka nisur rikuperimin dhe është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë. Kemi thërritur Uzunin dhe nesër do të bashkohet me ne” – tha fillimisht trajneri Silvinjo dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Mungesa e Muçit dhe çfarë prisni nga dy lojtarët e rinj, Zeka e Spahiu? – Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh. Muçi është i rëndësishëm për ekipin, ka qenë gjithmonë pjesë e Kombëtares e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe në pozicionin e Asanit kemi si opsion Muçollin që është i dëmtua. Ne kemi bërë një vlerësim të lojtërve që mund të kenë të njëjtat cilësi për të zëvendësuar Asanin dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë. Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne.

Pse është jashtë liste Etrit Berisha? –  Unë e kam thënë gjithmonë që Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Në këtë moment futbollisti nuk ka klub dhe pjesa më e madhe e lotjarëve vijnë nga pushimet. Ka 30-35 ditë pushime, shumë kanë bërë fazën përgatitore dhe vijnë. Por lojtari që nuk ka klub ka humbur dhe stërvitjet. Ekipi është i hapur, ne punojmë me gjithë stafin për t’u përmirësuar gjithmonë në çdo aspekt, por në këtë moment jo. Në vazhdim Kombëtarja është e hapur për të gjithë lojtarët.

Keni kontaktuar me Brajan Grudën për të përfaqësuar Shqipërinë? – Një pjesë e rëndësishme e punës tonë është zbulimi i talenteve për të ardhmen. Ne kemi 3 milionë njerëz që jetojnë në Shqipëri dhe 10 milionë jashtë, na duhet vazhdimisht që të kontrollojmë lotjarët. Gjithashtu pjesë e punës është të ndjekim lojtarë që janë në Zvicër, Itali, Gjermani apo në vende të tjera. Kjo është një punë e vështirë, jo sekrete, por duhet ta bëjmë me profesionalizëm, se flasim për një lojtar që ka nënshtetësi të dyfishtë dhe zgjidhja është e tij. Kur na intereson lojtari, flitet me qetësi dhe kontaktohet nga stafi teknik. Kjo është puna që bëhet, nuk mund të them nëse është bërë gjë apo jo. Janë shumë lojtarë, nuk mund të them me saktësi si po veprojmë, është një punë shumë e bukur dhe shpresoj që të kemi mundësi të afrojmë lojtarët e duhur.

Liga e Kombeve, mundësi për të freskuar skuadrën? – Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm. Mund të na japë edhe një dorë për të ardhmen, për Kupën e Botës. Ukraina, Gjerogjia dhe Çekia kanë skuadra të forta, kanë lojtarë të fortë do të jenë ndeshje të vështira dhe të luftuara. Jemi një Kombëtare në rritje. Nuk kemi kohë për të bërë eksperimente, nuk më pëlqen kjo fjalë. Do ta quaja vlerësim apo kontroll të lojtarëve të rinj. Në këtë listë janë dy të rinj, Zeka dhe Spahiu që janë thirrur për herë të pare, lojtarët e tjerë kanë qenë dhe më parë me ne, Sherri, Simoni. Duhet të përmirësohemi si Kombëtare. Shkojmë në fushë për të prezantuar njerëzit dhe për të përfaqësuar një komb, të luajmë me shpirt dhe zemër. Një lojtar apo stafi që nuk mendon kështu qëndron jashtë. A do të thotë kjo që ne do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet? Nuk e di. Por ne duhet të hyjmë në fushë për të luftuar, për t’i dhënë të gjitha aty.

Myrto Uzuni – Uzuni ka ardhur te ne si i jashtëm, ka luajtur ndaj Polonisë dhe ka luajtur titullar në shtëpi ndaj Moldavisë. Por ai ka një vit e gjysmë me Granadën ku luan sulmues i dytë. Unë e kam parë si qendërsulmues. E kemi vlerësuar gjithmonë si një sulmues qendre. Seferi e ka marrë vendin, ka ardhur Hoxha, është edhe Bajrami. Uzuni është sulmues pykë për ne, dhe për për këtë arsye nuk u ftua në Europian. Personale me Uzunin? Asgjë personale. Ajo që ka rëndësi është vetëm fusha, ia them vetes, stafit, Presidentit, ka vlerë vetëm fusha. Ne duam që lojtari të shkojë në fushë dhe të bëjë mirë. Personale nuk ka asgjë. Për këtë arsye nuk është Broja dhe është Uzuni. Është momenti i tij. Ai është lojtar me karakteristikë të ndryshme si qendërsulmues. Nuk është i madh fizikisht, por është i shpejtë, potent dhe kërkon hapësirë. Ai është ndryshe nga Broja, Daku e Manaj. Ndoshta një lojtar i ngjashëm i ri është Çuni, por nuk është momenti. Është momenti i Uzunit.

Çfarë do të ketë të re Shqipëria në Ligën e Kombëve? – Ky është një cikël i ri që ne duam ende ta përmirësojmë në çdo aspekt. Ne jemi në rritje, por nuk duam të bëjmë një marzh rritje me eksperimente. Ne duhet të shkojmë drejt objektivit, të shkojmë në fushë e punojmë. Pas Europianit kemi më shumë eksperiencë. Lojtarët japin shumë, por ne duhet të rritemi sepse kemi shumë të rinj, me shumë dëshirë për t’u rritur e bërë mirë. Por duhet të vazhdojmë të punojmë, duhet të përmirësojmë skuadrën për të bërë diçka të bukur, të përfaqësojmë njerëzit në fushë me zemër e shpirt skuadre. Kjo është ajo që duam të arrijmë në vitin e ardhshëm.

Lojtarët e rinj – Ne kemi parë lojtarë që janë në Kosovë, Kroaci, është një punë që bëhet me respekt, nuk mund të them me cilin jemi në kontakt apo kemi avancuar në bisedime. Kur të kemi diçka më konkrete do e ndajmë me ju. Kur flas për listën flasim për listë pritje, Keidi Bare është pjesë e listës, Kombëtarja është gjithmonë e hapur për lojtarët, nuk mund të zgjedh më shumë se 23 lojtarë, e rëndësishme është që lojtari të vijë dhe të shënojë, mua më duhet të kuptoj si janë. E njëjtja gjë vlen edhe për Muçin, mua më pëlqen shumë, por është e rëndësishme që lojtarët të përmirësohen.

Pse nuk është pjesë e listës Keidi Bare? – Kur flas per 30-35 lojtarë, flas për një listë pritje, janë lojtarë në gjendje për të ardhur, por sigurisht që janë 4, 5, 10 më shumë. Për sa i përket Keidit, ai është në listë pritje, është lojtar që na intereson. Kombëtarja është e hapur. Kjo është pjesa më e bukur dhe lojtarët duhet ta kuptojnë. Unë kam qenë 15 vjet futbollist, duhet të kuptoj që duhet të vazhdoj të përmirësohem. Unë duhet të zgjedh 23 lojtarë, sigurisht që është pjesë e listës, e njëjta gjë ndodhi edhe me Uzunin, është lojtar pykë, dhe sot vjen te ne. Kur lojtari vjen, luan dhe shenon, kjo na bën të lumtur. Për fat të keq unë s’mund të sjell këtu 30-40 lojtarë, puna e një kombëtareje është ndryshe nga klubi, ku ke 25 lojtarë përgjatë një viti. Unë flas me 40 lojtarë dhe duhet të zgjedh, së bashku me stafin. Është punë e ndryshme, lojtarët duhet të kuptojnë. Sic thashë për Muçin, më pëqlen shumë ai lojtar, është shumë i mirë, por tani se marr dot. Nesër patjetër po. Fatkeqësisht si trajner duhet të bëj zgjedhje. Nëse nuk e merr një lojtar, sigurisht që ai nuk është i lumtur, por e rëndësishme është që lojtari të punojë dhe të mund të rikthehet i fortë, akoma më i fortë në kombëtare.

Motivim ekstra për Kombëtaren, pasi me kundërshtarët që konsiderohen të barabartë nuk ia kemi dalë?  Unë e respektoj historinë, por si trajner nuk shikoj pjesën tjetër. Para se të shkoja në San Paolo javën e shkuar, kam parëë çdo gjë mbi Ukrainën dhe Gjeorgjinë, kundërshtarët e ardhëm. Janë të fortë. Më pas, nëse janë më të fortë se Spanja apo Italia apo Kroacia, se them dot, janë të ndryshme. Por kemi një grup të vështirë. Si trajner u jap të njëjtin mesazh lojtarëeve: duhet të provojmjë të fitojmë një ndeshje të rëndësishme dhe të shkojmë në fushë të fortë. Për ne është e njëjta gjë. Unë provoj t’i bind lojtarët, pasi ata e dinë. Kur hyn në fushë është e vështirë, 11 kundër 11 është e vështirë. Ju garantoj që dy ndeshjet e ardhshme janë të vështira, por të bukura, sepse lojtarët e dinë që duhet të dalin në fushë për të bërë më të mirën. Nuk duhet të shohim anën tjëtër, ekipet kundërshtare janë të forta, por ky është shpirti që duam në ekipin tonë. S’ka rëndësi nëse janë miqësore, duhet të futemi në fushë të fortë.

Kërcënimi ndaj Presidentit Duka – Unë u ktheva një ditë e gjysmë më parë në Tiranë. Më kanë treguar paksa historinë. Por nuk e di mirë se çfarë ka ndodhur. E rëndësishme është që është zgjidhur dhe kaq.

Në fund të konferencës për mediat, trajneri Silvinjo, falenderoi dy futbollistët që u tërhoqën nga Kombëtarja shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula. Ai u shpreh se Cikalleshi dhe Gjasula kanë dhënë një kontribut të madh për fanellën kuqezi dhe kanë shkruar historinë me Shqipërinë. “Në fund dua të bëj një falënderim për Sokol Cikalleshin dhe Klaus Gjasulën. Kam një vit e gjysëm këtu dhe flasim për dy lojtarë që kanë bërë historinë për Shqipërinë. Gjithashtu edhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dua të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen time për Klaus Gjasulën dhe Sokol Cikalleshin, dy lojtarë qe në këto vite kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e lojës me fanellën e kuqezinjve, ku janë dalluar gjithmonë per vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e palodhur në çdo sfidë” – tha trajneri Silvinjo./Federata Shqiptare e Futboollit/

Lajmet

​Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu të madh

Published

on

Napoli dhe Bologna përballen në stadiumin universitar King Saud në Riad në finalen e Superkupës së Italisë, në një duel mes kampionëve në fuqi të Serie A dhe fituesve të Kupës së Italisë.

Napoli vjen pas një periudhe jo të qëndrueshme, por fitorja 2-0 ndaj Milanit në gjysmëfinale i riktheu besimin ekipit të Antonio Contes, i cili synon ta fitojë këtë trofe për herë të tretë me klubin napolitan. Partenopei kanë fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit zyrtare, edhe pse efikasiteti në sulm mbetet një pikëpyetje.

Në anën tjetër, Bologna siguroi finalen pas triumfit me penallti ndaj Interit dhe synon ta fitojë Superkupën për herë të parë në histori. Trajneri Vincenzo Italiano ka përvojë në ndeshje të mëdha dhe skuadra e tij po tregon stabilitet jashtë fushe, duke mos humbur në nëntë ndeshjet e fundit larg shtëpisë. Vendndodhja neutrale në Arabinë Saudite mund t’u përshtatet Rossoblù, që kërkojnë vazhdimësi në rezultate.

Historia e përballjeve i jep shpresë Bolognës, e cila ka mbetur e pamposhtur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Napolit, përfshirë fitoren 2-0 në nëntor. Megjithatë, në një finale gjithçka nis nga e para dhe detajet pritet ta vendosin fituesin e trofeut.

Ndeshja nis nga ora 20:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Malisheva dhe Drita mbesin barazim në ndeshjen e fortë të Liman Gegaj

Published

on

Malisheva dhe Drita kanë ndarë pikët pas një ndeshjeje të luajtur në Liman Gegaj, e cila përfundoi 1-1.

Pjesa e parë ishte e barabartë dhe e tensionuar, me Dritën që u paraqit pa disa lojtarë kyç, përfshirë portierin Faton Maloku, mbrojtësin Egzon Bejtullai, mesfushorët Rron Broja e Vesel Limaj, dhe sulmuesin kryesor Arb Manaj.

Malisheva rrezikoi me goditje nga Laurent Xhylani, ndërsa Drita iu kundërpërgjigj me Jorgo Pëllumbin, por portieri Ilir Avdylit e ndali. Pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.

Edhe në pjesën e dytë, Malisheva e nisi mirë, me Feratin që gjuajti rrezikshëm, por u ndal nga portieri i Dritës, Laurit Behluli.

Në minutën e 73-të, Xhylani pati një rast të pastër, por edhe këtë herë Behluli ndërhyri për të mbajtur portën të paprekur.

Drita kaloi në avantazh në minutën e 83-të me një gol të bukur të Jorgo Pëllumbit, por vetëm pesë minuta më vonë, Xhemal Ibishi barazoi për Malishevën me kokë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Me këtë barazim, Malisheva mbetet në vendin e katërt me 27 pikë, ndërsa Drita ndodhet e pesta me një pikë më pak./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Published

on

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi dhe ngjarja ndodhi pasi që gjatë festës së fitores në finale, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Kjo u bë e ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti.

Sipas klubit në fjalë, ngjarja ka ndodhur në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi.

Në njoftimin e klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales.

Në videon e publikuar, i riu shihet duke festuar fitoren dhe duke bërë simbolin e shqiponjës drejt familjarëve dhe ekipit të tij.

“Rejani fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij. Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, thuhet në njoftim.

Klubi i pingpongut “Gani Maloku” ka bërë të ditur se kjo ishte hera e katërt që merrte pjesë në turneun e hapur “Podgorica Open”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës organizoi mbrëmjen tradicionale “Laureatët 2025”, ku u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin e futbollit kosovar gjatë vitit. Ceremonia mblodhi figura të rëndësishme të futbollit vendor e ndërkombëtar, përfshirë Armand Dukën dhe ministrin në detyrë Hajrulla Çeku, si dhe përshëndetje nga presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s.

Çmimi kryesor i mbrëmjes, “Futbollisti i Vitit 2025”, iu nda sulmuesit të FC Drita, Arb Manaj, i vlerësuar nga gazetarët sportivë për rolin vendimtar në titullin kampion dhe suksesin historik të klubit në UEFA Conference League.

Ndërkohë, çmimi “Fadil Vokrri” shkoi për Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës dhe kampion me Napolin, i cili për shkak të angazhimeve nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, foli për arritjet historike të vitit 2025, investimet në infrastrukturë dhe synimin e madh të Kombëtares për kualifikim në Kupën e Botës.

Vlerësime për progresin e futbollit kosovar dhanë edhe Hajrulla Çeku dhe Armand Duka, duke theksuar konkurrueshmërinë e Kosovës në arenën evropiane.

Zekirija Ramadani u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa FC Drita u vlerësua si Klubi më i Mirë i Vitit dhe “Fair Play”, duke dominuar edhe në 11-shen ideale të sezonit.

Në futbollin e vajzave u dalluan Aurora Muliqi dhe KFF Mitrovica, ndërsa në futsall u vlerësuan FC Prishtina 01 dhe Fitim Krasniqi.

U ndanë gjithashtu çmime për referimin, arritje ndërkombëtare, kontribute ndër vite dhe mirënjohje për partnerët institucionalë, me një moment emocional të mbrëmjes të shënuar nga kori i fëmijëve “Okarina”./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara