Lajmet

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Published

on

Sektori i gastronomisë në Kosovë është duke u ballafaquar me një lloj krize të qarkullimit të punës, sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët. Kështu ka thënë  sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, i cili ka theksuar se kjo sezon verore për gastronominë nuk ishte edhe aq me fat.

Vranica thotë se në këtë krizë të gastronomisë, ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, pasi që shumica e punëtorëve në këtë sektorë kanë lëshuar vendet e tyre të punës për një jetë më të mirë.

Vranica, ka thënë se në për sallat e dasmave ka pasur një ulje të interesimit për organizimin e ahengjeve, në këtë rast për dasmat.

“Ka pasur rritje, por ajo periudhë ka qenë e shkurtër, nëse krahasojmë me vitin e kaluar, në përgjithësi si gastronomi, edhe në sektor ku përfshijnë salla të dasmave, diskotekat, jeta e natës, restorantet, baret, kafeteritë, mesatarisht mund të themi se në sektor, për shembull, i sallave dasmave ka pasur një ulje të interesimit për organizime të tilla. Është duke kapërcyer një lloj krize, që nuk e di se a është ndërrimi i gjeneratave, apo çka është më shumë si pasojë e kësaj”, ka thënë Vranica.

Sipas Vranicës, nga ana e bizneseve ka pasur ankesa të shumta, pasi që sipas tyre ka edhe një ulje të qarkullimit dhe të aftësisë shpenzuese në përgjithësi të njerëzve.

Vranica shton se punëtorët e këtij sektori nuk po munden t’ia dalin mjaftueshëm me të ardhurat mujore.

“Ka pas ankesa shumë nga bizneset sepse ka pasur, sipas tyre, edhe një ulje të qarkullimit dhe të aftësisë shpenzuese në përgjithësi të njerëzve, sepse nuk është që po kalojnë në një krizë ekonomike vetëm qytetarët pasi që qytetarët e bëjnë edhe pjesën e qarkullimit… Po shihen pasojat, jo vetëm në kuptimin e qarkullimit por edhe të menaxhimit të brendshëm ku punëtorët nuk po munden me ia dalë mjaftueshëm për të quar muajin e tyre ashtu siç duhet. Por është një raport shumë i ndërlikuar mes kërkesës dhe ofertës që po determinon dhe reflekton problemet e tilla”, ka shtuar ai.

Vranica shton se sipas disa hulumtimeve që ai ka bërë, mbi 100 mijë persona kanë provuar të gjejnë punë në vende të tjera.

“Ne e dimë se rininë e kemi jashtëzakonisht të madhe dhe nëse kjo rini na largohet jashtë vendit dhe shpenzon në një vend tjetër normalisht që është pasojë për neve. Është një sezon komplet ndryshe, nga aspekti i aktiviteteve që ka ndihmuar ka qenë i pasur, sepse është edhe “Sunny Hilli” gjatë sezonës. Kisha shpresuar me qenë në një kohë pak më vonë, sepse do të ishte jashtësezonal dhe do të ishte një mini sezon për neve sepse në pikën e sezonit ndodhi edhe Sunny Hilli. Do të ishte një vlerë e shtuar për bizneset dhe të gjithë qytetarët… Sipas disa hulumtimeve, diku mbi 100 mijë persona kanë provuar të gjejnë punë edhe në vende të tjera”, është shprehur ai.

Përveç ankesave nga sektori i gastronomisë , edhe qytetarët ankohen për shtrenjtimin e pijeve dhe ushqimit në kafe barët e natës gjatë sezonit veror.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara