Lajmet

​Spanca: Shumë shqetësuese si 31 hektarë tokë u tjetërsuan në rrethana të paqarta

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit u ka bërë thirrje zyrtarëve përgjegjës që të kenë vëmendje më të theksuar në menaxhimin e pronave publike për të cilat auditori ka vënë në pah parregullsi, si në procesin e shitjeve dhe në dhënien me qira. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka theksuar se ky institucion ka gjetur gabime në raportin vjetor të Qeverisë për vitin 2023. Siç tha ajo, arsyeja që ka ndikuar në modifikim të opinionit është se vlera e gabimeve në disa komponente të Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2023 ishte materiale.

Në një konferencë për media, Spanca derisa ka bërë të ditura të gjeturat nga ky institucion, ka thënë se një prej tyre është një numër kontratash për projekte kapitale janë nënshkruar në mungesë të fondeve, por edhe pa u miratuar këto fonde me ligj, në veçanti në nivelin lokal.

“Për Raportin Vjetor Financiar të Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës është dhënë: Opinion i Modifikuar përkatësisht Opinion i Kualifikuar. Arsyeja që ka ndikuar në modifikim të opinionit është se vlera e gabimeve në disa komponente të Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2023 ishte materiale. Ndërsa, çështjet të cilat kanë ndikuar në opinion janë, klasifikimi jo adekuat i shpenzimeve në vlerë prej 25 milionë euro. Prej tyre mbi 11 milionë euro i takojnë nivelit qendror, ndërsa mbi 14 milionë euro i takojnë nivelit lokal”,tha Spanca.

Derisa ka shtuar se klasifikimi i gabuar i shpenzimeve ka ndodhur si rezultat i pagesave të bëra me vendime gjyqësore në vlerë prej mbi 11 milionë eurove, buxhetimit jo adekuat prej afër 9 milionë euro dhe të ndikuara nga vetë organizatat buxhetore mbi 5.3 milionë euro.

“Klasifikimi i gabuar i shpenzimeve ka ndodhur si rezultat i pagesave të bëra me vendime gjyqësore në vlerë prej mbi 11 milionë eurove, buxhetimit jo adekuat prej afër 9 milionë euro dhe të ndikuara nga vetë organizatat buxhetore mbi 5.3 milionë euro, nënvlerësim i pasurive në organizata buxhetore në vlerë prej afër 21 milionë euro, kjo për shkak të mos regjistrimit të plotë të pasurive, regjistrimit të gabuar, apo zhvlerësimit jo adekuat, llogaritë e arkëtueshme ishin nënvlerësuar në vlerë prej 2.4 milionë euro dhe detyrimet kontingjente, të cilat janë rezultat i pretendimeve përmes padive gjyqësore ndaj organizatave buxhetore janë nënvlerësuar për afër 20 milionë euro… Derisa për 12 ndërmarrjet publike të audituara, janë dhënë 4 opinione të kundërta, 5 të kualifikuara dhe 3 opinione të pa modifikuara”, shtoi Spanca.

Ajo tha se edhe për auditimet individuale, për 35 organizata buxhetore, opinionet e auditimit ishin jo të mira, edhe pse krahasuar me vitin paraprak ka përmirësim në cilësinë e raportimit financiar.

Ndërsa, ka bërë të ditur se një numër kontratash për projekte kapitale janë nënshkruar në mungesë të fondeve, por edhe pa u miratuar këto fonde me ligj, në veçanti në nivelin lokal.

“Një numër kontratash për projekte kapitale janë nënshkruar në mungesë të fondeve, por edhe pa u miratuar këto fonde me ligj, në veçanti në nivelin lokal. Kjo e kërcënon buxhetin e shtetit me kosto shtesë të pa planifikuara, ndërsa mungesa e kontrolleve në këto projekte mund të rezultojë edhe në keq menaxhim të tyre”,tha Spanca.

Ky raport përfshin opinionin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe përmbledhjen e rezultateve kryesore të punës audituese për sezonin auditues 2023/2024.

Me finalizimin e këtyre raporteve, Zyra Kombëtare e Auditimit ka arritur që të përmbush planin vjetor për sezonin auditues 2023/2024, duke kryer gjithsej 126 auditime. Prej tyre, 86 auditime financiare dhe të pajtueshmërisë për organizatat buxhetore, 12 auditime të ndërmarrjeve publike, 14 auditime të performancës, nëntë auditime të projekteve të Bankës Botërore, si dhe pesë auditime të pajtueshmërisë.

Në këto raporte janë identifikuar gjithsej 817 gjetje për të cilat ka dhënë rekomandime.

Aktualitet

Lëndohen pesë persona në një aksident zinxhirorë

Published

on

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes pesë veturash sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Luljeta Mehmeti nga zyra për media e Policisë së Kosovës. Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e trajtuar rastin.

“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga tereni, ju informojmë se me datën 18.07.2025 rreth orës 12:00 në drejtimin Prishtinë- Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura. Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dal në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri me tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon

Published

on

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon që nga data 11 korrik, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të tyre në QKUK. Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi bëri të ditur se të hënën do të hapen ofertat e reja, në kuadër të procesit të tenderimit.

“Përfundimisht kryetari i Shoqatës (së Sigurimit Fizik të QKUK-së) me drejtorin e SHSKUK-së dhe me drejtorin e QKUK-së kanë ardhur në përfundim që të të hënë hapen ofertat e reja. Shumë normale se ne si Sindikatë e kemi vetëm një mundësi: nëse kompanitë nuk merren vesh mes vete, nuk pajtohen , do t’i tregojmë edhe ne dhëmbët tanë se këto kompani që të gjitha nuk e kanë respektuar ligjin”, tha ai.

Azemi shtoi se do të kërkojnë nga kompanitë që së paku të u falin dy muaj, derisa të përfundojë tenderimi i këtij procesi të rregullt dhe se do të kërkojnë në njëfarë forme do t’u bien në gjunjë për hir të këtë punëtorëve.

Përndryshe, ai theksoi se greva po shkon shumë mirë deri më tani.

Continue Reading

Aktualitet

Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Përmes një njoftimi për media të IPK-së, është bërë e ditur se janë hapur zyrat e reja të IPK-së ku ndër të tjera thuhet se në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë  Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës , Erden Atiq si dhe zyrtarë e eprorë nga ARC, IPK dhe Policia e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se zyrat e reja të IPK-së tani janë në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi” në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në fjalimet e rastit, hapja e zyrave të reja u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës. Sveçla dhe Hodaj theksuan rëndësinë e zyrave të reja të IPK-së për përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit  në Kosovë. Kryeshefi i IPK-së, gjatë fjalës së tij, falënderoi Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) për mbështetje të vazhdueshme në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ministri i Brendshëm gjatë ceremonisë, theksoi rëndësinë e hapjes së zyrave të reja të IPK-së, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë së Kosovës, i kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.

Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.

Continue Reading

Të kërkuara