Aktualitet

Fondi për Garanci Kreditore sqaron procedurat për përfitimin e bizneseve

Published

on

Shpërthimi i pandemisë COVID-19 ka ndikuar drastikisht në aktivitetin ekonomik, duke kufizuar funksionimin e shumë industrive, dhe duke ndikuar kështu në rënie të mëdha të qarkullimit për të njëjtat.

Roli i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në lehtësim të qasjes në financa, procedurat që duhet të ndjekin bizneset për të shfrytëzuar garantim nga ky fond, limitet e financimit nga i njëjti si dhe roli i bankave komerciale në përcaktimin e përfituesve, u diskutuan në tryezën e fundit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me panelistë përfaqësues nga ky fond, si dhe sektori bankar në vend.

Besnik Berisha, drejtor ekzekutiv i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, foli mbi rolin e këtij institucioni në ndihmën për qasje në financa ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me fokus në aktivitetin e të njëjtit në pjesën e rimëkëmbjes ekonomike. Sipas Berishas, FKGK nëpërmjet garantimit të portofolit kreditor të bankave partnere ka arritur të ndihmojë në lehtësimin e qasjes në financa për bizneset vendore, konform me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai theksoi se në këtë periudhë, Fondi ka rritur mbulueshmërinë me garancion kreditor deri në 80% të vlerës së kredisë, krahasuar me vlerën e mëparshme të mbulueshmërisë prej 50%. Berisha njoftoi se për shfrytëzim të këtij fondi, bizneset duhet të aplikojnë për kredi në banka komerciale dhe të kalojnë procedurat e bankës, ndërsa nëse vlera e kolateralit të tyre është e pamjaftueshme, bankat kanë në diskrecion mundësinë e lëshimit të kredisë, duke shfrytëzuar garancinë nga FKGK.

Moderatori i këtij forumi, Blin Zeqiri, kryeshef ekzekutiv në Art House, theksoi nevojën për qartësim të procedurave të kredimarrjes së garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, meqë sipas tij, bizneset në këtë kohë kanë nevojë për mbajtje të likuiditetit ose për investime të reja, dhe janë të interesuar të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ky institucion. Zeqiri theksoi nevojën e diversifikimit të produkteve financiare, me fokus në mbështetjen për startupet por edhe uljen e kritereve të financimit për bizneset që nuk kanë kolateral të mjaftueshëm.

Në diskutim morën pjesë edhe drejtues të bankave komerciale në vend të cilët sqaruan procedurat për kreditim të bizneseve në periudhën aktuale të rimëkëmbjes përfshirë këtu edhe vënien në përdorim të mekanizmit garantues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe lehtësirat që ata kanë aplikuar për bizneset pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara