Lajmet
Mbi dy milionë qytetarë me të drejtë vote, KQZ kufizon shpenzimet e partive për fushatë
Published
1 year agoon
By
Betim GashiKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që një subjekt politik në zgjedhje të mund të shpenzojë dy milionë e 47 mijë euro. Kjo shumë bazohet në numrin e qytetarëve me të drejtë vote, ku për një votues është kalkuluar një euro.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se numri i përgjithshëm i votuesve është mbi dy milionë.
“Dje me datën 20 gusht 2024, zyra ka pranuar nga sekretariati numrin e përgjithshëm i cili është dy milionë e 47 mijë e 149 votues. Mbi bazën e këtij numri llogaritja e kufizimit të shpenzimeve është bërë në bazë të paragrafit 2, të nenit 3 të rregullores zgjedhore numër 4/2024, ku kufizimi i shpenzimeve është kalkuluar në jo më pak se një euro për votues. Edhe ky kalkulim është bërë në vlerën minimale, siç është përcaktuar me rregulloren numër 7/2024. Andaj në lidhje me bazën ligjore, Zyra i rekomandon KQZ-së ta aprovojë kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore në vlerë prej dy milionë e 47 mijë e 149 euro. Që do të thotë se një subjekt politik i certifikuar në zgjedhje nuk mund të shpenzojë më shumë se dy milionë e 47 mijë e 149 euro”, deklaroi ai.
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë miratuar edhe rregulloren për zgjedhje të parakohshme dhe të jashtëzakonshme.
Arianit Elshani nga Partia Demokrate e Kosovës i ka lexuar afatet kryesore në procesin zgjedhor që do të mbahet më 9 shkurt.
“Deklarimi i partive politike për formimin e koalicioneve zgjedhore ka një afat prej 16 gushtit deri më 30 gusht. Aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 1 shtator dhe përfundon më 11 dhjetor 2024. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet me 7 janar. Periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 11 janar dhe përfundon në ditën e zgjedhjeve, para hapjes së vendvotimeve. Zbatimi i periudhës së shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës për qytetarët fillon nga 29 gushti dhe përfundon më 26 dhjetor. Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon nga 29 gushti dhe përfundon më 26 dhjetor. Afati për dërgimin e fletëvotimeve përmes postës dhe në kutinë postare të shtetit ku është regjistruar votuesi apo në shtetin më të afërt ku është hapur kutia postare fillon më 9 janar dhe përfundon më 8 shkurt”, u shpreh ai.
Lajmet
Fullkrug mbërrin në Milano, Allegri gjen më në fund numrin 9
Published
11 minutes agoon
December 23, 2025By
UBT News
Niclas Fullkrug ka mbërritur në Itali për të finalizuar transferimin e tij te Milani nga West Ham United, në formë huazimi me mundësi blerjeje.
Sulmuesi 32-vjeçar pritet t’i kryejë vizitat mjekësore të martën në Milano dhe të zhvillojë seancën e parë stërvitore nën drejtimin e Massimiliano Allegrit të mërkurën, në prag të Krishtlindjeve.
Marrëveshja fillimisht u raportua me një opsion blerjeje prej 11–13 milionë eurosh, por sipas Sky Sport Italia, shifra reale është rreth 5 milionë euro dhe huazimi është pa komision.
Fullkrug pritet të zyrtarizohet në fillim të janarit dhe, falë ndryshimeve të fundit në rregullore, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Cagliarit më 2 janar.
Milani kishte nevojë urgjente për një qendërsulmues, pasi Santiago Gimenez është i dëmtuar dhe do të mungojë për disa muaj. Fullkrug vjen si alternativë e rëndësishme në skemën 3-5-2 të Allegrit, edhe pse sezoni i tij te West Ham ka qenë i vështirë, pa gola në tetë paraqitje në Premier League këtë edicion./S.K/KP/
Lajmet
Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë
Published
25 minutes agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Me iniciativë të Odës Ekonomike të Kosovës, është themeluar Forumi i Sektorit Privat në Republikën e Kosovës, si një mekanizëm i përbashkët bashkëpunimi ndërmjet organizatave përfaqësuese të biznesit në vend.
Forumi ka për qëllim paraqitjen e qëndrimeve të unifikuara të sektorit privat, forcimin e dialogut me institucionet shtetërore dhe avokimin për krijimin e një klime më të favorshme për biznesin, investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Në njoftim bëhet e ditur përveç përfaqësimit të interesave të bizneseve vendore, Forumi përfshin edhe organizata që përfaqësojnë interesat tregtare dhe investuese të huaja në Kosovë, duke synuar koordinim më të mirë ndërmjet sektorit privat vendas dhe atij ndërkombëtar, si dhe forcimin e rolit të Kosovës në ekonominë rajonale dhe globale.
“I ndërtuar mbi parimet e transparencës, përfaqësimit dhe funksionimit të rregullt institucional, Forumi shërben si një platformë e strukturuar për koordinim, avokim dhe trajtim të çështjeve me interes të përbashkët ekonomik. Veprimtaria e tij rregullohet përmes Rregullores së Punës, e cila përcakton anëtarësinë, organet drejtuese, kryesimin rotativ, Sekretariatin dhe mënyrën e organizimit të takimeve.”, thuhet në komunikatë.
Këshilli përcakton prioritetet e avokimit, miraton qëndrimet e përbashkëta dhe zgjedh udhëheqjen e Forumit. Kryesimi realizohet në mënyrë rotative me mandat njëvjeçar, duke garantuar përfaqësim të barabartë dhe vazhdimësi institucionale, ndërsa organizata kryesuese ushtron edhe funksionin e Sekretariatit.
Lajmet
Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë
Published
33 minutes agoon
December 23, 2025By
UBT News
Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik në gju, njoftoi klubi i tij Santos, ndërsa ylli brazilian përpiqet të rikthehet në formë për të mbajtur gjallë shanset për Kupën e Botës.
“Një artroskopi u krye për të trajtuar një dëmtim të meniskut medial. Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme dhe atleti është mirë”, thuhet në deklaratën e klubit, ku theksohet se operacioni u krye nga mjeku i përfaqësueses braziliane, Rodrigo Lasmar.
33-vjeçari ishte në formë të mirë me Santosin para ndërhyrjes, duke luajtur edhe me dhimbje dhe duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit, rol kyç në mbijetesën e ekipit në elitën braziliane.
Edhe pse klubi nuk dha një afat zyrtar rikuperimi, mediat braziliane raportojnë se ai mund të mungojë deri në një muaj.
Neymar, golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, nuk ka luajtur për kombëtaren që nga viti 2023 për shkak të lëndimeve të shpeshta.
Trajneri Carlo Ancelotti ka qenë i qartë: ai duhet të jetë “në formë të mirë” për t’u rikthyer në skuadër për Kupën e Botës që zhvillohet verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Shëndeti dhe koha tani janë vendimtare për rikthimin e tij./S.K/KP/
Lajmet nga UBT
Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë
Published
43 minutes agoon
December 23, 2025By
Driton Iseni
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, të programit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, realizuan një vizitë studimore në Stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në kuadër të lëndës “Hekurudhat”.

Qëllimi i vizitës ishte njohja praktike me infrastrukturën e transportit hekurudhor, funksionimin e stacionit, sistemet e sinjalizimit dhe komunikimit, si dhe ndërlidhjen me format e tjera të transportit multimodal.
Vizita u zhvillua me 23 studentë, nën monitorimin e Dr. sc. Visar Baxhukut, ndërsa studentët u informuan nga z. Sabit Thaqi, Drejtor i Divizionit të Udhëheqjes së Trenave. Programi përfshiu një pjesë teorike mbi historikun e hekurudhave të Kosovës dhe një pjesë praktike në terren.
Gjatë vizitës, studentët u njohën me trasen e hekurudhës, binarët dhe lidhjet e tyre, pajisjet e sinjalizimit dhe komunikimit, sistemet e kontrollit të lëvizjes së trenave, si dhe sfidat aktuale në funksionimin e trafikut hekurudhor.
Bazuar në vlerësimet e ligjëruesve dhe reagimet e studentëve, u konstatua se vizita studimore arriti qëllimin e saj, duke ofruar përvojë praktike të vlefshme dhe duke forcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës profesionale.


Fullkrug mbërrin në Milano, Allegri gjen më në fund numrin 9
Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë
Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë
Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë
Gjakovë: Arrestohet një person për dhunë në familje
Goditje e rëndë për Liverpoolin, Isak thyen këmbën dhe futet në operacion
Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund
Policia jep detaje për vdekjen e Shemsi Krasniqit – Shemit
Shqipëri: Katër të lënduar nga dhuna në protestën e opozitës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
