Lajmet

Arifi për ashpërsimin e masave të BE-së: Kosova ta harrojë anëtarësimin për një kohë të gjatë

Published

on

Profesori universitar Dritëro Arifi, ka thënë se Qeveria ka të drejtë politike për hapjen e Urës së Ibrit, por se ajo duhet të mendojë për veprimet e saja në mënyrë më strategjike.

Sipas Arifit, Kosovës nuk i duhen “Fitoret e Pirros”, të cilat në një periudhë të shkurtër mund të duken të mira por në planin afatgjatë janë të dëmshme.

Ai ka shtuar se hapja e Urës duhet të bëhet në bashkëpunim me aleatët, BE dhe ShBA, me të cilët sipas tij Qeveria nuk ka arritur të krijojë mirëbesim.

“Esenca është që Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të krijojë një mirëbesim tek partnerët evropian dhe amerikan, prandaj edhe kritikat kanë qenë shumë të ashpra. Nuk është se Kosova nuk ka të drejtë politikisht por në duhet të mendojmë stratigjikisht, ky është gabimi i qeverisë Kurti që nga fillimi. ‘Fitoret e Pirros’  Kosovës nuk i duhen, ato nuk janë fitore te suksesshme, janë fitore të pjesshme të cilat në një periudhë afatshkurtër mund të duken shumë të mira por në planin afatgjatë janë të dëmshme. Në këtë drejtim të dyja palët janë ngutur”.

“Qeveria e Kosovës është duke e kuptuar politiken ‘ose-ose’, ose jetë ose vdekje, ajo duhet ta kuptojë politiken  ‘edhe-edhe’,  edhe të kemi mirëbesim edhe të hapim urën dhe të vazhdojmë me bashkëpunimin BE-ShBA. Nga ana tjetër BE-ja prapë mendoj që është duke u ngutur sepse duhet ta gjejë një gjuhë të  kompromisit me Kosovën që në një mënyrë të krijohet një klimë e normalizimit të raporteve, jo vetëm Kosovë Serbi, por edhe komunitetit serb në veri. Megjithatë Kosova ka nevojë për t’u anëtarësuar në BE, jo BE-ja në Kosovë”.

Tutje, teksa ka folur për paralajmërimet e BE-së dhe deklaratave të zëdhënësit të saj, Peter Stano, se masat ndaj Kosovës mund të ashpërsohen, ai ka thënë se “Kosova mund ta harrojë anëtarësimin në BE”.

“Nëse vazhdon me sanksione nuk është se do të na mbysin, por esenca është se Kosova mund ta harrojë anëtarësimin në BE për një kohë shumë të gjatë, duke e ditur që brenda BE-së ka shtete që nuk dëshirojnë ta shohin Kosovën fare të pavarur. Ky është një perceptim jashtëzakonisht fëmijëror edhe banal i politikës së jashtme të Qeverisë së Kosovës. Prandaj duhet që të jemi më të qetë, nëse ne themi që e kemi nën kontroll veriun, s’ka pse të ngutemi. Me hapa të ngadalshme e arrijmë, jo të hapim një urë por të hapim një mijë ura”.

Të enjten, Stano, ka deklaruar se blloku e ka bërë të qartë qëndrimin sa i përket mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në Kosovë nga autoritetet, por edhe synimit të Qeverisë së Kosovës që të hapë për trafikun urën mbi lumin Ibër.

Ai ka thënë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në qershor të vitit të kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veri, janë ende në fuqi.

“Në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit. Atëbotë thamë që masat janë progresive, ato mund të ashpërsohen apo lehtësohen varësisht nga zhvillimi i situatës. Kjo pjesë prek pjesën e parë të pyetjes, se çfarë do të bëjmë [pas vendimeve të fundit të autoriteteve në Kosovë]. Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë aktorët e BE-së”, tha Stano.

Lajmet

Osmani priti në takim Anu Prattipatin

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë si dhe situatën me ngërçin politik.

Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë”, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Sipas njoftimit, Osmani ka diskutuar me diplomaten amerikane edhe rreth vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara si dhe takimet që presidentja i ka zhvilluar me zyrtarë të lartë të administratës Trump.

Me këtë rast, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes”, bëri të ditur institucioni i Presidencës.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

Published

on

By

Në një njoftim për media, Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile.

Prokuroria e akuzoi atë se, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë me forcë në veturën e tyre një mjek me inicialet H.Sh në vitin 1998 në rrugën Drenas-Prishtinë, dhe e “kishin dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku e kishin rrahur e torturuar”.

Nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë”, sipas aktakuzës.

S.F., ka të drejtë të ankohet ndaj aktgjykimit të Themelores në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99 u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./REL

Continue Reading

Lajmet

Aksioni i Prokurorisë për spiunazh, arrestohet një polic

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari të Policisë gjatë një operacioni të zhvilluar të enjten, më 17 korrik, që lidhet me dyshimet për spiunazh.

Sveçla e cilësoi këtë ndërhyrje si një aksion të rëndësishëm, duke theksuar se “rrit sigurinë dhe integritetin e institucioneve të vendit”.

Operacioni është ndërmarrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë Speciale.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Continue Reading

Lajmet

​Haradinaj: Kurti me vetëdije po e mban peng Kuvendin

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj tha se e gjithë Kosova është lodhur nga situata aktuale. Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti me vetëdije po e mban situatën peng, siç shtoi ai, nuk ka arsye tjetër që të mbahet 48 herë seancë për konstituim të Kuvendit.

Para fillimit të seancës, ai iu tha mediave se nuk pret ndonjë ndryshim për ditën e sotme.

Unë mendoj që jo vetëm protestuesit që janë këtu, por mendoj që e gjithë Kosova është lodhur me këtë situatë dhe ne po i përsërisim fjalët e njëjta. Kemi dhënë një ofertë, jemi të gatshëm që të votojmë në rast se do të ketë një mirëkuptim ndryshimi të emrit, të kandidatit. Në rast se jo, do të mbesim kështu edhe fatkeqësisht edhe një kohë por unë prapë besoj që me vetëdije zotëri Kurti po e mban këtë situatë peng sepse nuk shoh arsye tjetër, pse duhet me ardh 48 herë me të njëjtin kandidat kur dihet botërisht që nuk janë numrat”, u shpreh ai.

Haradinaj shtoi se do ta shqyrtojnë ftesën e kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka paralajmëruar se do i ftojë partitë politike për takim.

Nuk e shoh se cila do të jetë ajo marrëveshje përpos asaj që po qarkullon mes Nisma-s dhe LVV-së por sido që të jetë duhet me pa se çfarë do ndodhë. Nuk e di se çfarë pozicioni ka nëse Limaj i fton në takim partitë, që do t’i fton por do ta shohim, deri tash nuk kemi marrë ndonjë ftesë, por do ta shohim shqyrtojmë dhe do ta japim përgjigjen në kohë”, shtoi Haradinaj.

Continue Reading

Të kërkuara