
Kulturë
Rrugëtimi enciklopedik: Fjalësi i ri shqiptar afër finalizimit
Published
2 years agoon
By
Betim GashiNë një takim përmbyllës të mbajtur në Akademinë e Shkencave, redaksitë e ngritura sipas fushave paraqiten raportet për përgatitjen e fjalësit të “Enciklopedisë Shqiptare”. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt finalizimit të këtij projekti madhor.
Skënder Gjinushi, kryetar i ASHSH dhe kryeredaktor i enciklopedisë, vlerësoi progresin e bërë, duke theksuar rëndësinë e raportimit me të dhëna numerike dhe caktimin e kriterëve të qarta për përfshirjen në fjalës. Ai nënvizoi domosdoshmërinë e një disilpline të përbashkët shkencore dhe kalendarike, duke inkurajuar shmangien e pseudokritereve dhe respektimin e ekuivalencës, shkruan ATA.

Dr. Arian Leka, përgjegjës i botimeve enciklopedike, raportoi për përditësimin e të dhënave dhe bashkimin e listave nga 14 redaksi fushash, duke përfshirë fusha si komunikimi, gjeologjia, matematikë-fizika dhe informatika, ndër të tjera.
Ndërkohë, 11 redaksi të tjera janë në proces të përfundimit të fjalësit dhe përputhjes së tij me udhëzimet e Redaksisë Qendrore. Këto përfshijnë redaksi në fusha si arkeologjia, letërsia, trashëgimia kulturore dhe identiteti kombëtar, dhe ekonomia.
Një sfidë mbetet shmangia e mbivendosjeve, që kërkon bashkëpunim të ngushtë midis redaksive me tematika të ngjashme. Përkundër disa vështirësive, ka një tendencë të përgjithshme pozitive drejt përmbushjes së synimit për një fjalës prej 10 mijë njësish enciklopedike.
Takimi i sotëm theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit midis redaksive të Shqipërisë dhe Kosovës për të arritur një fjalës të përbashkët dhe gjithëpërfshirës, duke reflektuar një kontribut të pavarur dhe të ri në fushën e enciklopedisë./UBTNews/

You may like
Lajmet
Ka nisur Java e 17-të e Albanologjisë në Prishtinë
Published
4 hours agoon
May 18, 2026By
UBT News
Përgjatë katër ditëve, studiues nga Kosova, rajoni dhe më gjerë do të prezantojnë tema që lidhen me gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë shqiptare, duke trajtuar edhe zhvillime bashkëkohore si inteligjenca artificiale, digjitalizimi i shqipes dhe ndikimi i komunikimit virtual në gjuhë.
Programi përfshin sesione të veçanta për letërsinë shqipe, historiografinë, trashëgiminë kulturore dhe antropologjinë e ushqimit, me fokus në identitetin kulturor dhe zhvillimet moderne të shoqërisë shqiptare.
Organizatorët theksojnë se konferenca synon të promovojë kërkimin shkencor dhe të krijojë hapësirë për shkëmbim akademik mbi gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.
Lajmet
Java e Muzeve 2026 shënohet me hyrje falas dhe aktivitete në të gjithë Shqipërinë
Published
8 hours agoon
May 18, 2026By
UBT News
Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, një datë që i kushtohet rolit të institucioneve muzeore në edukim, kulturë dhe zhvillim shoqëror.
Në Shqipëri, në kuadër të kësaj jave, hyrja në muze do të jetë falas më 18 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, si edhe më 21 maj, në Ditën Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
Gjatë gjithë javës nga 18 deri më 24 maj, muzetë, parqet arkeologjike dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore në mbarë vendin do të organizojnë një program të gjerë aktivitetesh, përfshirë ekspozita, guida, performanca artistike dhe aktivitete edukative që synojnë afrimin e publikut me historinë dhe identitetin kulturor.
Dita Ndërkombëtare e Muzeve u jep gjithashtu mundësi profesionistëve të muzeve të takohen me publikun dhe të ngrenë vetëdijen për sfidat me të cilat përballen këto institucione.
Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve e ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe promovimin e kulturës në nivel global.
Lajmet
Baleti Kombëtar i Kosovës zhvilloi vizitë kulturore në Medellin
Published
8 hours agoon
May 18, 2026By
UBT News
Gjatë qëndrimit në Medellín, Baleti Kombëtar i Kosovës zhvilloi një vizitë kulturore në Museo de Antioquia dhe në Palacio de la Cultura Rafael Uribe Uribe, të organizuar nga Secretaría de Cultura Ciudadana de Medellín.
Vizita kishte për qëllim njohjen më të afërt me historinë, artin dhe trashëgiminë kulturore të Kolumbisë dhe rajonit të Antioquia-s.
Kjo përvojë kulturore u përmbyll me një prezantim të veçantë të valleve tradicionale kolumbiane nga Ballet Folclórico Bochica nga Medellín, i dedikuar për ekipin e Baletit Kombëtar të Kosovës, duke krijuar një atmosferë miqësie dhe shkëmbimi kulturor mes artistëve.
Pas kësaj vizite, ekipi vazhdoi qëndrimin në Comuna 13, një nga zonat më simbolike të Medellín-it, e njohur për transformimin social, artin urban dhe historinë e veçantë të qytetit.
Lajmet
“Ballet2000” i kushton artikull Baletit Kombëtar të Kosovës
Published
8 hours agoon
May 18, 2026By
UBT News
“Ballet2000”, një nga revistat më prestigjioze ndërkombëtare në botën e baletit dhe artit koreografik, ka publikuar një artikull kushtuar Baletit Kombëtar të Kosovës dhe produksionit “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro.
Në artikull është prezantuar edhe turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në El Salvador dhe Kolumbi, duke vënë në pah aktivitetin ndërkombëtar të institucionit dhe promovimin e artit e kulturës së Kosovës para publikut të Amerikës Qendrore dhe Latine.
Përmes këtij publikimi, revista ka evidentuar angazhimin artistik dhe zhvillimin e vazhdueshëm të Baletit Kombëtar të Kosovës në skenën ndërkombëtare të vallëzimit dhe baletit bashkëkohor.
Nga institucioni u shprehën mirënjohës për vlerësimin dhe hapësirën e dhënë në një revistë me prestigj të lartë ndërkombëtar në fushën e baletit dhe artit koreografik.

Ka nisur protesta në Shkup, studentë nga Kosova në mbështetje të kolegëve

Gjendet i vdekur një burrë në “Ulpianë”

Xherdan Shaqiri konfirmon qëndrimin te Basel pas sezonit zhgënjyes

Bullgaria pret me festë Darën pas triumfit historik në Eurovision 2026

Ka nisur Java e 17-të e Albanologjisë në Prishtinë

Droni rus godet anijen kineze në Ukrainë, një ditë para vizitës së Putinit te Xi Jinping

Përfaqësuesja e Kosovës në boks udhëton drejt Zagrebit për turneun “Grand Prix”

Aksident fatal në Koshare të Ferizajt, humb jetën një person

Hajrizi: Arsimi tradicional nuk mjafton më, UBT po ndërton universitetin e së ardhmes
Të kërkuara
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
Lajmet3 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
Opinione2 months agoAvdimetaj: Ekonomia e Kosovës e rrezikuar nga luhatjet në tregut ndërkombëtar
