Sport

Zbulohen detaje nga shënimi i ‘Ditës Olimpike’ që zhvillohet të premten

Published

on

Të premten në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të shënohet ‘Dita Olimpike” që shënon edhe përfundimin e shumë aktivitete sportive që u zhvilluan nëpër komunat e Kosovës në kuadër të ‘Javës Olimpike”

Numër i madh nxënësish e sportistësh kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme gjatë kësaj jave, duke u bërë pjesë e këtij manifestimi të madh të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, tha në një konferencë për media se në 25 komunat e Kosovës me një pjesëmarrje shumë të madhe të të rinjve gjatë ‘Javës Olimpike”

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar aktivitete në 25 komunat e Kosovës me një pjesëmarrje shumë të madhe të të rinjve. Këto aktivitete filluan në institucionet parashkollore të hënën e kaluar dhe vazhduan nëpër shkolla tjera fillore…Ky angazhim masiv nëpër të gjitha komunat e Kosovës tregon edhe njëherë përkushtimin tonë për promovimin e sportit duke i inkurajuar pjesëmarrësit e rinj që të merren sa më shumë me sport dhe të jenë aktiv në aktivitete të ndryshme fizike dhe sociale. Manifestimi kryesor është nesër me 14 qershor ne sheshin “Zahir Pajaziti” ku do të marrin pjesë qindra fëmijë nga shkolla të ndryshme të Kosovës”, tha Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i Komisionin për organizimin e aktiviteteve të javës olimpike, Halil Sylejmani zbuloi detaje na aktivitete e “Ditës Olimpike”.

Më 14 qershor është dita kryesore, pra ‘Dita Olimpike’ dhe bëhen aktivitetet në sheshin e Prishtinës dhe fillon në ora 10:00 ku i ftojmë të gjitha shkolla fillore që të na bashkohen që ta bëjmë sa më masive këtë ditë, pjesëmarrës janë fëmijët e klasave të gjashta. Fëmijët do ta kenë vrapimin olimpik qindra metrash”, theksoi Sylejmani.

Kurse, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Sporteve, Musa Selimi bëri të ditur se në këtë universitet do të ketë disa gara mes studentëve në shënim të ‘’Javës Olimpike’.

Sot në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Federata e Sporteve Universitare në bashkëpunim me Komisionin për Organizimin e Javës Olimpike do të organizojë në disa disiplina gara ndërmjet studentëve e që do të promovojnë sportin, garën, fair play edhe shumë aspekte të tjera që lidhen me këto aktivitete sepse të gjithë e dimë që duke e rritur numrin e sportistëve promovojmë edhe shëndetin edhe miqësinë e shumë aspekte të tjera”, tha Selimi.

Jeton Borovci, sekretar i Federatës së Sporteve Shkollore, bëri të ditur se gjatë javës olimpik, në aktivitete sportive kanë marrë pjesë mbi 1600 nxënës,

Numri i pjesëmarrësve ka arritur diku mbi 1600 nxënës dhe kryesisht 75 mësimdhënës ose prmomotorë apo sportistë të cilët kanë zhvilluar aktivitete kryesisht në lojëra, ecje, vrapime dhe lojëra profesionale duke iu mbajtur edhe orë ligjëruese se si janë vlerat olimpike dhe çka shërbejnë, që janë të mira për shëndetin e fëmiut, sportistit dhe shëndetin e mbarë promovimit të vlera të rregullta”, deklaroi Borovci. /UBTnews/

Lajmet

Interesi i klubeve për Armando Brojën

Published

on

Lojtari Armando Broja mund të jetë përpara një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi që katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të. Sulmuesi shqiptar i Chelsea-t është në kërkim të një transferimi që mund ta ndihmojë të rikthehet në formën më të mirë të tij, kjo pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime dhe pak minuta loje.

Sipas mediave britanike, Chelsea ka hyrë në fazën e largimeve këtë verë, dhe ndonëse vëmendja është përqendruar te emra si Nicolas Jackson apo Axel Disasi, edhe e ardhmja e Brojës është një çështje e hapur.

Pas një huazimi zhgënjyes te Everton sezonin e kaluar ku luajti në 13 ndeshje pa shënuar apo asistuar duket se ka ardhur momenti që ai të zbresë një nivel për të grumbulluar minuta dhe të fokusohet në zhvillimin personal. Në këtë panoramë, emri i PSV Eindhoven është shtuar së fundmi në listën e klubeve që e duan.

Fituesit e Tripletës dhe kampionët në fuqi të Holandës e kujton mirë periudhën e Brojës te Vitesse, ku u shfaq si një talent premtues dhe tani po konsideron seriozisht të bëjë një ofertë, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja.

Përveç PSV-së, edhe tre klube të tjera kanë hyrë në garë për sulmuesin 23-vjeçar. Parma në Serie A, që kërkon të zëvendësojë Ange-Yoan Bonny pas kalimit të tij te Interi;

Broja mbetet një lojtar me potencial të madh, por dëmtimet e përsëritura e kanë penguar që ta tregojë plotësisht. Aktualisht, prioriteti kryesor për të është të gjejë një ekip ku të luajë rregullisht dhe të rikthejë vetëbesimin.

Nëse arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të gjejë një ambient të qëndrueshëm, sulmuesi kuqezi ka ende kohë për ta kthyer karrierën në drejtimin e duhur. Të gjitha ekipet që e duan ofrojnë një mundësi reale për ringritje – tani gjithçka varet nga zgjedhja e duhur dhe rikthimi në formë.

Continue Reading

Sport

Ballkani nis sonte aventurën evropiane

Published

on

Ballkani nis sonte aventurën e tyre evropiane në Conference League.

Nënkampioni i Kosovës, do të jetë nikoqir i skuadrës malteze, Floriana në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ballkani, merr pjesë në këtë garë për herë të 4-të radhazi, duke arritur fazën e grupeve në sezonet 2022-23 dhe 2023-24 dhe është skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane.

Kujtojmë se ndeshja mes Ballkanit dhe Florianës, do të zhvillohet sonte në orën 20:30.

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Interit i vetofrohet Barcelonës

Published

on

Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh në kontratën e Denzel Dumfries me Interin është e vlefshme deri më 31 korrik, por Barcelona nuk po ushtron presion për ta marrë lojtarin.

Agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar shërbimet e holandezit klubit katalanas, por presidenti Laporta dhe drejtuesit po i qëndrojnë besnikë opsionit aktual: Jules Koundé, me të cilin janë në bisedime për rinovim.

Dumfries, që u transferua te Interi nga PSV në vitin 2021 për 14.25 milionë euro, ka zhvilluar 179 ndeshje, me 22 gola dhe 26 asiste. Në nëntor rinovoi deri në 2028 me një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon.

Ndërkohë, në rolin e mbrojtësit të djathtë përmendet edhe Wilfried Singo i Monacos, për të cilin interesohen Milani dhe Galatasaray.

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Garat në EYOF, garojnë notarë nga Kosova

Published

on

Dior Krasniqi dhe Joana Jasiqi janë dy notarët kosovarë që kanë vazhduar garat edhe në ditën e dytë të EYOF Shkupi 2025.

Diori garoi në 100 metra stil i lirë dhe ndali kronometrin në 57.37 sekonda dhe në renditjen e përgjithshme doli i 37-ti.

Ndërkohë që, Joana garoi në 400 metra stil i lirë dhe përfundoi me kohë 4 minuta e 48.48 sekonda. Në baterinë e saj doli e treta, kurse në total e 34-ta.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim, mirëpo në disiplina të ndryshme.

 

Continue Reading

Të kërkuara