Sport

Gjimshiti: E pabesueshme çfarë kemi arritur

Published

on

Berat Gjimshiti iu bashkua Atalantës kur ata luftonin për të shmangur rënien dhe tani është një fitues i Ligës së Evropës. “La Dea” ishte në statusin e “skuadrës së dobët” që shkoi në finalen e Ligës së Evropës në Dublin të mërkurën në mbrëmje, pasi Bayer Leverkusen ishte i pamposhtur në 51 ndeshje dhe fitoi titullin e kampionit në Bundesligë.

Megjithatë, ishte një paraqitje totalisht dominuese, pasi het-triku i Ademola Lookman vulosi një fitore 3-0. “Është e vështirë të gjesh fjalët në këtë moment, vështirë se mund ta kuptoj se çfarë bëmë”, tha Gjimshiti për “ pas ndeshjes.

Një sukses kaq i madh, veçanërisht pasi humbëm finalen e Kupës së Italisë një javë më parë dhe disponimi ynë nuk ishte i mirë, pasi nuk luajtëm mirë. Megjithatë, për momentin nuk më intereson që i humbëm ato tre finalet e tjera, sepse fituam këtë!”, shtoi reprezentuesi shqiptar.

Edhe pse ai ishte kapiten atë natë, Gjimshiti ia dorëzoi trofeun Marten de Roonit dhe Rafael Toloit për ta ngritur.

Kam qenë këtu për tetë vjet dhe kam qenë kapiten sonte, por Toloi dhe De Roon janë përpara meje. Isha krenar të dija se do të mbaja shiritin sot, por të gjithë japin gjithçka. Ne luajtëm kaq mirë sonte dhe e merituam plotësisht, nuk kishte asnjë dyshim këtë mbrëmje. Ndoshta motoja e tifozëve ‘përtej rezultatit’ ishte sepse nuk fituam kurrë! Por ata na mbështetën vazhdimisht, edhe në finalet e humbura, dhe të gjithë e meritojnë këtë sukses”.

Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm për Atalantën, e cila është transformuar totalisht nga trajneri Gian Piero Gasperini që nga ardhja e tij në vitin 2016.

Kur erdha për herë të parë, Atalanta po luante për të shmangur rënien”, përfundoi Gjimshiti.

Lajmet

Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë

Published

on

FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.

Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.

Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.

Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.

Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.

FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.

Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos

Published

on

Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.

Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.

Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Mbappe dhe Endrick udhëhoqën sulmin e Real Madrid në Copa del Rey

Published

on

Trajneri Xabi Alonso bëri disa ndryshime në formacion, duke pushuar disa nga emrat kryesorë, por duke ruajtur mundësinë që ata të hyjnë nga stoli nëse situata nuk shkon sipas planit.

Formacionet:

Në portë, Andriy Lunin merr vendin e Thibaut Courtois, si zakonisht për ndeshjet e kupës. Në mbrojtje, debuton David Jiménez, lojtarë i akademisë së klubit, ndërsa Dean Huijsen luan në qendër të mbrojtjes pranë Álvaro Carreras. Fran Garcia starton në krahun e majtë, ndërsa Raul Asencio mungon për shkak të etheve.

Në mesfushë, Jude Bellingham dhe Aurélien Tchouaméni qëndrojnë në stol, duke dhënë hapësirë për Franco Mastantuono, Dani Ceballos dhe Arda Guler. Mastantuono fillon për herë të parë pas një periudhe dëmtimi.

Në sulm, Gonzalo Garcia, Endrick dhe Kylian Mbappe janë startues, me francezin që surprizon si titullar.Formacioni i Real Madrid:
Portier: 13. Lunin
Mbrojtës: 35. D. Jimenez, 24. Huijsen, 18. A. Carreras, 20. F. Garcia
Mesfushorë: 19. Ceballos, 15. Guler, 30. Mastantuono
Sulm: 16. Garcia, 10. Mbappe, 9. Endrick

Me disa nga yjet në bank rezervë dhe të rinjtë që marrin hapësirë, Real Madrid synon të sigurojë një fitore të qetë dhe të vazhdojë rrugëtimin në Copa del Rey. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026

Published

on

Pas kritikave të ashpra ndaj çmimeve të larta të biletave të shpallura përpara Kupës së Botës 2026, FIFA ka vendosur të bëjë ndryshime në kategoritë e biletave.

Pas reagimeve të grupeve të tifozëve që i cilësuan si biletat më të shtrenjta në historinë e Kupës së Botës, u mor vendimi për të futur në shitje një opsion më të përballueshëm.

Do të ketë tarifë speciale prej 60 dollarësh për çdo ndeshje.

Sipas njoftimit të FIFA-s, për tifozët e dy ekipeve kombëtare që zbresin në fushë në çdo ndeshje do të ketë bileta me çmim 60 dollarë. Ndërkohë, në kategoritë e tjera të biletave dhe në çmimet e tyre nuk është bërë asnjë ndryshim.

FIFA njoftoi se gjatë pesë ditëve të para të procesit të shitjes së biletave janë marrë 20 milionë aplikime. Gjithashtu u bë e ditur se tifozët që kanë aplikuar për kategorinë standarde të biletave do t’i mësojnë rezultatet në muajin shkurt.

Kupa e Botës 2026, e cila do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, do të zhvillohet në gjithsej 16 stadiume./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara