Lajmet

Sveçla: Ishte e vështirë të besohet për një reagim shumë të dobët të BE-së ndaj aktit të kryer nga Serbia më 24 shtator

Published

on

Në pjesën e tretë në kuadër të konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” u zhvillua diskutim lidhur me luftën dhe Diplomacinë e Mbrojtjes.

Oleksy Goncharenko, deputeti i parlamentit të Ukrainës në asamblenë parlamentare në këshill të Evropës, tha se Lufta Ukrainë-Rusi është një shkelje flagrante.

“Rregullat e lojës, rëndësia është një gjë që na mundëson të shohim legjitimitet global, sa i përket G7 dhe G20 dhe grupacioneve tjera. Këto janë rritur sa i përket rëndësisë së tyre edhe pse kontributi i tyre drejtpërdrejt, kërkojnë një bashkëpunim multilateral që është nën presion. Lufta Ukrainë-Rusi është një shkelje flagrante, Këshilli i Evropës nuk ka pas mundësi të kontaktojë këtu por ka biseduar me Asamblenë e Përgjithshme”, tha Oleksy Goncharenko.

Tutje ai tha se fuqizimi i politikës globale të BE-së, ka qenë afatgjate, karakteri i BE si një akter për mbrojtje është fuqizuar.

“Ukraina ka nevoja të mëdha është ofruar ndihmë, kjo është bërë përmes rikuperimit të brendshëm. . Politika e zgjerimit të BE-së është zgjeruar ka fituar një për Moldavinë, Finlandën drejt anëtarësimit të tyre në BE. Si anëtare e NATO-s, Finlanda do kontribuojë, në të drejta të njeriut, liri dhe demokraci”, shtoi deputeti ukrainas.

Ndërsa ish-ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli në pamundësi për te qenë pjesë e panelit, përmes një videomesazhi, ndër tjera tha se shqiptarët të jenë të unifikuar për të biseduar për vlera evropiane.

“Duhet të jemi të bashkuar jo vetëm si shqiptarë por me të gjitha vendet vlerat të cilët dëshirojnë t’i shohin një të ardhme me të mirë, për të pasur një zhvillim. Nënë Tereza ka thënë “jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Cilat janë nevojat dhe kërkesat për qytetaret tanë, t’i mbajmë të sigurt brenda dhe jashtë”, tha Kodheli.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri një kronologji të sulmeve në veri, derisa tha se Kosova është treguar e suksesshme, duke iu referuar si storie suksesi pas intervenimit të NATOS në vend.

“Serbia ka rol destruktiv në raport me Kosovën, nuk është vetëm Kosova por edhe Bosnja për shkak të rolit destruktiv të mbështetur nga Serbia. Nëse Mali i Zi nuk do ishte pjesë e NATOS çfarë mendimi do kishin malazezët për sigurinë, kjo është një argument se demokracia duhet të mbrohet, por ajo se çka është me rëndësi është se Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së tani”, tha Sveçla.

“Me intervenimin e NATO-së, Kosovë paraqet një lëvizje demokratike, shtetet u bashkuan për të shërbyer në mbrojtjen e jetëve të njerëzve. Fal kësaj Kosova paraqet një histori suksesi suksesi. Ne jemi dëshmitar të shumë sfidave që po përballemi aktualisht, tre ditë para invazionit rus isha në një takim në Vjenë, ministra të punëve të brendshme dhe besohej se nuk do ndodhnin agresione, ndonëse indiciet ekzistonin se do sulmonin Ukrainën”, tha Sveçla.

Ministri e potencoi se mobilizimi nga bota demokratike ishte i vonshëm, megjithëse ishte për tu duartrokitur. Gjithashtu, ai tha se Serbia dhe Rusia po e shfrytëzojnë njëra-tjetrën dhe kjo është një lloj hegjomonie. Sveçla veçoi edhe reagimin siç e quajti “të dobët” nga ana e BE-së, pas sulmit në veri të Mitrovicës.

“Ishte vështirë, po ashtu të besohet për një reagim shumë të dobët të BE-së ndaj këtij akti kryer nga Serbia. Ky lloj reagimi erdhi qe me 24 shtator të këtë një sulm terrorist duke bërë një invazion në Kosovë, skenar i përgatitur nga Serbia. Fatkeqësisht ende nuk kemi një veprim nga BE ndëshkuar Serbinë për këtë akt. Unë vërtetë besoj se pasiguria vjen nga aktet aventureske të Serbisë ndaj Kosovës. Ky është ballafaqim i vlerave, duhet të mobilizohemi për atë se çka duhet të arrijmë dhe të rrisim standardet tona. Në vitin 2008 Serbia ishte në harmonizim me sigurinë, sot ka renë në 95%”, tha Sveçla.

E përfaqësuesi i përhershëm i Dialogut të FES, në Evropën Juglindore, Renee Schlee, tha se shtetet që duan të anëtarësohen në BE duhet të komunikojnë dhe të shërbëj si një urë për anëtarësim. Schlee nuk u pajtua me ministrin Sveçla për deklaratën se Serbia dhe Rusia e shfrytëzojnë njëra-tjetrën. “Kanë mënyra të njëjta funksionimi, por mund të mësohej shumë nga agresioni rus”, tha ai.

“Ne nga FES se kemi disa faktorë por ata qe dominojnë janë Qeveria Serbe nën udhëheqjen e Vuçiç. E kuptoj këtë dhe mendoj se ka shumë të vërtetë por nga pikëpamja ime nuk besoj se Serbia është klient i Serbisë. Pra ka ngjashmëri që janë të rëndësishme kemi konceptin e botës ruse. Mandel e përmendi se se secili parlament ka të bëjë me prioritet, kemi nevojë për shkëmbime. Rasti i Finlandës dhe Suedisë në Nato, parlamentarët duhej të votonin, unë sugjeroj të kemi një themel për integrimin e Kosovës në NATO”.

Ai tha se si fondacion mbështesin dhe presin çdo shtyrje sepse BE-ja nuk do e meritonte atë emër pa shtetet që janë anëtare të saj.

“BE-ja është akter gjeopolitik, NATO dhe anëtarësimi në NATO është konsideruar si çështje e dytë. Besimi se çka po sjell Kosova në tavolinë, Kosova mund të bëjë shumë në veprimet e kërkim-shpëtimit për një strategji, shërbimi për përgatitje”, tha Schlee.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxha tha se veriu i Kosovës paraqet një kërcënim jo vetëm për Kosovën por për të gjitha shtetet demokratike

“Kishim një situatë në veri ku pamë akte të dhunës e pastaj një akt terrorist në shtator të vitit të kaluar, pse dhe çfarë po ndodh? Duhet ta kuptojmë, Serbia po tenton ta bëjë pikë të sigurisë veriun dhe kjo është një sfidë e madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe sigurinë e rajonit sepse nëse kjo ndodh, duhet të pyesim veten çfarë po bëjmë dhe ku po gjendemi. A po krijojmë një vakum pushteti, aty ku njerëzit jetojnë në veri, kjo për mua paraqet një rrezik të madh për siguri. Duhet të ketë një proces politik, zgjedhjet në veri, integrimi i serbëve në institucionet tona”, tha Hoxha.

Ish-ministri i jashtëm në diskutim e sipër dha një kritikë Qeverisë aktuale për faktin se sipas tij, Qeveria nuk ka një mbështetje aq sa duhet nga vendet fqinje.

“Gjithmonë e kam kuptuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si instrument që rajonin do ta bëjë më të sigurt. Ministri Sveçla nuk e përmendi, sipas meje pika e tretë ne duhet ta përfundojmë shtet-ndërtimin e Kosovës. Kjo ka të bëjë me paqen rajonalë, sigurinë, shikueshmërinë. Nëse Serbia nuk është e gatshme ta bëjë këtë, nuk do ketë njohje, marrëveshje, për ne duhet ta kemi planin B, ky është të mbështetet Kosova të ketë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim”.

Hoxhaj tha se nuk ka qenë e lehtë të jesh pjesë e planit të Ahtisarit e as në dialog me Eshton, por ka pasur disa përfitime.

Lajmet

The Guardian shkruan për përmbytjet në Kosovë

Published

on

By

Kosova është përballur këtë javë me reshje të gjata dhe të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të gjera. Qytete, qyteza dhe fshatra u përmbytën ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati i tyre. Komunitetet u izoluan dhe shërbimet emergjente shpëtuan persona të bllokuar në shtëpitë e tyre. Banorët humbën furnizimin me ujë, si dhe energjinë elektrike në komunat e Drenasit, Malishevës dhe Rahovecit, pasi uji i përmbytjeve depërtoi në nënstacionet elektrike, ka shkruar mediumi britanik “The Guardian” për situatën me përmbytjet në Kosovë.

Stacione individuale të motit në të gjithë jugperëndimin e vendit regjistruan më shumë se 50 mm brenda 24 orëve të martën dhe të mërkurën, me disa stacione lokale që regjistruan rreth 80 mm në komunën e Malishevës.

Kjo pasoi reshjet e dendura të mëparshme nga e shtuna deri të hënën, gjatë të cilave stacionet zyrtare të motit në Junik dhe Gllogjan në perëndim të vendit regjistruan përkatësisht 231.5 mm dhe 151.6 mm shi brenda dy ditësh. 130 mm të tjera ranë në rajonin e Junikut të martën, duke përkeqësuar përmbytjet me rrëshqitje të dheut.

The Guardian njoftoi edhe për motin e përkeqësuar në gjithë Europën, duke thënë se Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi ​​një paralajmërim të kuq për erëra të forta nga ora 16:00 deri në 23:00 të enjten në të gjithë Kornuoll dhe Ishujt Scilly, ndërsa Stuhia Goretti përshkoi Kanalin. Ndërsa jugperëndimi i largët i Anglisë pati erëra ekstreme me shpejtësi afër 100 mph, ishte Meteo-France ajo që i dha emrin stuhisë, pasi Franca veriperëndimore pritej të pësonte goditje të forta. U parashikuan erëra shkatërruese mbi 80 mph, me erëra prej 132 mph të vërejtura në Normandi dhe 94 mph në gjatë natës. Vende deri në brendësi të Parisit patën erëra shumë të forta gjatë natës, me erëra që arritën në 65 mph.

Paralajmërime për përmbytje bregdetare ishin gjithashtu në fuqi në Francën veriperëndimore; brigjet veriore të Brittany ishin nën paralajmërime për valë 6-9 metra, me valë stuhie prej 1.5 metrash gjatë baticës së lartë.

Stuhia Goretti do të vazhdojë të lëvizë drejt lindjes në Europën kontinentale gjatë fundjavës, dhe ndërsa erërat e forta do të lehtësohen disi ndërsa kjo ndodh, kushtet e stuhisë së borës mund të jenë një kërcënim. Reshje të konsiderueshme bore mund të bien në të gjithë Gjermaninë dhe rajonin e Beneluksit.

Continue Reading

Lajmet

Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve, evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dalë me përditësim lidhur  me situatën në veri të vendit, pas vërshimeve që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të shiut.

Një urë në fshatin Beluçe të Leposaviqit është mbyllur përkohësisht meqë është vlerësuar se përbën rrezik për sigurinë, shkaku i dëmtimeve që ka pësuar nga vërshimet, shkruan Reporteri.net.

Policia ka bërë me dije se janë evkauuar edhe katër familje në Mitrovicë, shkaku që shtëpitë e tyre janë përmbytur.

Vërshime janë evidentuar në qytetin e Zveçanit dhe në Mitrovicë Veri. Ndërkaq, më datë 08.01.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se në fshatin Beluçe te Leposaviqit, si pasojë e vërshimeve, një urë ka pësuar dëmtime, ku njëra këmbë e urës është dëmtuar. Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar zyrtarët komunal të Leposaviqit si dhe përfaqësuesit nga Ministria e Infrastrukturës, të cilët kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se, për shkak të rrezikut për sigurinë, ura duhet të mbyllet. Si rezultat, ura është mbyllur përkohësisht deri në një vendim të radhës. Po ashtu, gjatë këtyre ditëve, në qytetin e Mitrovicës së Veriut janë evakuuar katër (4) familje, pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur si pasojë e vërshimeve”, thuhet në njoftim.

Situata thuhet se aktualisht është e menaxhueshme.

Policia e Kosovës po vazhdon monitorimin e gjendjes në terren. Qytetarët për çdo vështirësi apo rast emergjent mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve, mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve, veçanërisht në situata emergjente kur vendi përballet me rreziqe natyrore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

Published

on

By

Me përfundimin e numërimit të fletëvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shprehur gatishmërinë që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë.

Megjithatë, para shpalljes së rezultateve përfundimtare, duhet të përfundojë periudha e paraparë për ankesa, të cilat partitë politike mund t’i paraqesin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas rezultateve preliminare:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 51.11% të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës;

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 20.19% dhe do të ketë 22 ulëse;

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.23% (15 ulëse);

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.5% (6 ulëse).

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV): Albin Kurti; Glauk Konjufca; Albulena Haxhiu; Hekuran Murati; Donika Gërvalla-Schëarz; Xhelal Sveçla; Hajrulla Çeku; Avni Dehari; Mimoza Kusari-Lila; Ejup Maqedonci; Shqipe Mehmeti Selimi; Andin Hoti; Arben Vitia; Saranda Bogujevci; Edona Llalloshi; Alban Bajrami; Mefail Bajqinovci; Nezir Kraki; Armend Muja; Rufki Suma; Adriana Matoshi; Jeta Statovci; Ardian Gola; Haxhi Avdyli; Adelina Grainca; Blerim Gashi; Albena Reshitaj; Fatos Geci; Agim Bahtiri; Taulant Kelmendi; Artane Rizvanolli Berisha; Fitore Pacolli Dalipi; Dimal Basha; Arbër Rexhaj; Labinotë Demi Murtezi; Arbëreshë Kryeziu Hyseni; Artan Abrashi; Arjeta Fejza; Hysen Durmishi; Arbërie Nagavci; Enver Haliti; Liza Gashi; Valon Ramadani; Adnan Rrustemi; Jeton Raka; Fatmire Kollçaku; Arsim Ademi; Drita Pajaziti; Rozeta Hajdari; Salih Zyba; Fitim Haziri; Fjolla Ujkani; Ilir Kërçeli; Sylejman Meholli; Vigan Qorrolli; Valon Hoti; Naim Bardiqi.

Deputetët e PDK-së: Bedri Hamza; Arian Tahiri; Përparim Gruda; Uran Ismaili; Sala Jashari; Vlora Çitaku; Enver Hoxhaj; Arben Mustafa; Nait Hasani; Rrahman Rama; Ganimete Musliu; Eman Rrahmani; Kujtim Gashi; Elmi Reçica; Artan Behrami; Xhavit Haliti; Besa Kabashi-Ramaj; Mergim Lushtaku; Ferat Shala; Blerta Deliu-Kodra; Ariana Musliu-Shoshi; Arbnore Salihu.

Deputetët e LDK-së: Lumir Abdixhiku; Hykmete Bajrami; Ukë Rugova; Avdullah Hoti; Doarsa Kica-Xhelili; Kujtim Shala; Anton Quni; Armend Zemaj; Lutfi Haziri; Jehona Lushaku-Sadriu; Janina Ymeri; Besian Mustafa; Adelina Thaçi-Meta; Fadil Hadergjonaj; Ermal Sadiku.

Deputetët e AAK-së: Ramush Haradinaj; Daut Haradinaj; Besnik Tahiri; Bekë Berisha; Time Kadrijaj; Albana Bytyqi.

Deputetët e Listës Serbe: Slavko Simiq; Igor Simiq; Liljana Stefanoviq; Milan Kostiq; Nemanja Bishevac; Zlatan Elek; Miljana Nikoliq; Srdjan Popoviq; Verica Çeraniq.

Deputeti i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”: Nenad Rashiq.

Deputetët e komuniteteve tjera joserbe: Fikrim Damka; Fatma Taqi; Rasim Demiri; Emilija Rexhepi; Elbert Krasniqi; Duda Balje; Veton Berisha; Artan Asllani; Adem Hoxha; Erxhan Galushi.

Continue Reading

Lajmet

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.

Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.

Continue Reading

Të kërkuara