Lajmet

​Cameron i ofron mbështetje Kosovës, Gërvalla: Perëndimi të ketë qasje të re ndaj Ballkanit

Cameron tha se Britania do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën për t’u njohur ndërkombëtarisht.

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme britanik, David Cameron, i ka siguruar mbështetje Kosovës, duke theksuar se Britania do ta ndihmojë Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon. Ndërsa ministrja Donika Gërvalla tha se Perëndimi ka nevojë për qasje të re ndaj Ballkanit.

Në një konferencë të përbahskët të dy ministrave, Cameron tha se Britania do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën për t’u njohur ndërkombëtarisht.

“Ne mendojmë që Britania luan një rol të madh në KFOR, ne kishim mbi 600 trupa britanike këtu këtë vit. Ne jemi krenarë për trajnimin dhe mbështetjen që po u japim Forcave tuaja të Armatosura dhe suksesin e madh që ata kanë pasur në stërvitje në MB. Pra, ne kemi folur për sigurinë, kemi folur për ekonominë tuaj, e cila po tregon rritje të mirë këtë vit dhe ne duam të bëjmë më shumë për t’ju ndihmuar ekonomikisht, për t’ju ndihmuar të siguroni punë dhe mjete jetese për njerëzit tuaj, dhe ne kemi folur për luftën tuaj kundër korrupsionit dhe për atë që po bëni për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të ndërtuar një qeverisje të mirë këtu në Kosovë, të gjitha këto janë fusha ku ne po ndihmojmë, ne duam të vazhdojmë të ndihmojmë. Por mbi të gjitha themi se jemi përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, sovranitetit të Kosovës dhe të drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët, si shtet i plotë sovran dhe anëtar i familjes së Kombeve”, tha Cameron.

Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se Kosova Britaninë e sheh si një partnere të rëndësishme në NATO, aty ku vendi ynë synon të anëtarësohet. Ajo theksoi se Perëndimi ka nevojë për një strategji të re ndaj Ballkanit.

“Zhvillimi ekonomisë në vitet 2021/2024, në rritje sipas fondit monetarë ndërkombëtarë gati 50% të GDP-së, me rritjen më të fuqishme ekonomike në rajon, rritjen e dukshme të investimeve të huaja, me një sektorë të zhvilluar dhe dinamik të teknologjisë informative dhe klient të rëndësishëm global, me taksa shumë të ulëta, suksese e prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Kosova është e hapur për biznes. Shumë kompani të cilat dikur transferonin pjesë strategjike në lindjen e largët apo në Kinë po i vendosin ato në vendet mikpritëse të perëndimit. Dhe që Kosova është pjesë e perëndimit nuk ka asnjë dilemë… Pra, perëndimi ka nevojë për një strategji të re pasi ajo e vjetra është duke perënduar, pyetja qendrore në shume pjesë të botës, sidomos këtu për shkak të gjeografisë në kuadër të NATO-së do të jetë se kush do të jetë me perëndimin dhe kush jo… Mbretëria e Bashkuar për Kosovën është partner i rëndësishëm brenda NATO-së, aty ku Kosova e sheh veten pjesë të synimeve strategjike dhe përcaktimeve parimore të kësaj organizate. Rëndësi të veçantë nuk kanë vetëm në fushën sigurisë por edhe në diplomaci, ekonomi, shëndetësi, art, kulturë e sport, këtu vura në pah rëndësinë veçantë që ka mërgata në mbretërinë bashkuar e cila është jo vetëm e madhe në numër por pjesë e rëndësishme dhe e dukshme në dy vendet dhe shoqëritë tona”, tha Gërvalla.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë. Pas takimit të mbajtur me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vazhduar takimin edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmet

Terras: Zgjedhjet në Kosovë, duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja

Published

on

By

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.

Terras thekson se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së.

Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.

Continue Reading

Lajmet

Fletëvotim me vulë të dyshimtë në një qendër votimi në Pejë, rasti nën hetime

Published

on

By

Një parregullsi është raportuar në një qendër votimi në Pejë, ku një fletëvotim dyshohet se kishte vulë të ndryshme nga fletëvotimet tjera të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur më 28 dhjetor 2025, rreth orës 20:00. Menjëherë pas raportimit, autoritetet kompetente kanë njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.

Fletëvotimi i dyshuar është sekuestruar, ndërsa rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Cenim e ekspozim i votës – Rastet që policia i raporton që ndodhën në ditën e zgjedhjeve

Published

on

By

Policia e Kosovës ka identifikuar disa raste që kanë të bëjnë me cenim të fshehtësisë së votimit, pengimit të procesit të votimit, cenim i përcaktimit të lirë të votueseve si dhe falsifikim të rezultateve të votimit.

Një rast  i cenimi të fshehtësisë së votimit është shënuar në Gllogoc.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në Gjilan ku një person kishte plotësuar fletëvotimin dhe e kishte ekspozuar para se ta vendoste në kutinë e votimit.

Lidhur me veprat e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në qendrën e votimit pasi e kishte plotësuar fletën e votimit e kishte ekspozuar atë para se ta vendoste në kutinë e votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

E një Ranilluk një grua ishte arrestuar e më pas u lirua me procedurë të rregull pasi që kishte bazë dyshimi se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve të tjera.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak të dyshimit se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve tjera. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor.

Ndërsa në Komunë të Pjesë në ditën e zgjedhjeve, është shënuar një rast i falsifikimit të rezultateve të votimit.

Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime”, njofton PK.

Continue Reading

Lajmet

PDK mban sot konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një konferencë për media.

Aktiviteti do të zhvillohet në Selinë Qendrore të PDK-së, duke filluar nga ora 11:30.

Gjatë konferencës pritet të adresohen çështje aktuale politike.

Continue Reading

Të kërkuara