Lajmet
Siguria në trafik, policia pritet t’i ashpërsojë masat
Published
2 years agoon
By
UBT newsKjo u bë e ditur të mërkurën në konferencën e përbashkët për medie të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të policisë, Gazmend Hoxha.
Ministri Sveçla tha se policia dy herë ia kishte parandaluar organizimin e garave ilegale të shpejtësisë, derisa personat që kanë shkaktuar aksidentin kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme nga policia.
Ai bëri të ditur se vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetë 104 qytetarë në aksidente në komunikacion.
“Duke marrë shkas nga numri i madh i asindeteve dhe jetëve të humbura në komunikacion konsiderojmë ashpërsim të veprimeve tona dhe realizim të tyre pa asnjë kompromis. Këtë vit kemi humbur 104 qytetarë në aksidente komunikacioni duke përfshirë edhe këmbësor. Si shoqëri nuk kemi asnjë qytetarë për të humbur veçanërisht për shkak të pakujdesshmërisë së dikujt apo mosrealizimit të detyrave të zyrtarëve tanë…Ditëve në vijim do të aktivizojmë të gjitha mekanizmat ndërinstitucional për veprim në reagim dhe parandalim. Nuk do të ketë asnjë kompromis për personat që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, e që me veprimet e tyre shkaktojnë rrezikshmëri dhe raste me fatalitet… Ndër masat e ndërmarra deri tani janë inicimi i hetimit disiplinore për përgjegjësinë menaxheriale, lëvizja e dy komandantëve të njësive të trafikut, plani i ri për operativ për sigurinë në trafikun rrugor. Kyçja e të gjitha institucioneve të tjera, sidomos në Ministrinë e Infrastrukturës duke kërkuar më shumë radar dhe kamera statike nëpër rrugët magjistrale dhe autostradat e Kosovës. Po ashtu i bëj apel prokurorisë dhe gjykatësve për masa më të rrepta. Patjetër jemi të vendosur që të kërkojmë nga zyrtarët policorë zbatim të pa kompromis të rregullave dhe ligjeve në trafik”, tha ai.
Krahas kësaj, Sveçla tha se janë duke u bërë edhe ndryshimet ligjore për rregullat e trafikut rrugor, ku do të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion, dyfishim të vlerës së gjobave monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe të pikave negative.
“Parashihet të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion, ndër të tjera dyfishim të vlerës së gjobave monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe dyfishim të pikave negative. Me plotësim ndryshimin e ligjit përshihet se përgjegjësia e shkeljeve në komunikacion të jetë mbi pronarin e veturës. Të gjitha këto ndryshime, posaçërisht kjo e fundit do të mundësojë vazhdimin e investimeve teknologjike për detektimin dhe parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Me fjalë të tjera ky ndryshim ligjor do të na mundësojë që përmes teknologjisë ne të penalizojmë pronarët e atyre veturave që bëjnë shkelje në trafik dhe këto dënime do të dërgohen në mënyrë të automatizuar te pronarët. Më herët kjo për shkak të kufizimeve ligjore ka qenë e pamundshme, ndërsa tash presim që ky ligj të kalojë në lexim të dytë”, shtoi ai.
Në anën tjetër, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se pas rasteve të fundit të aksidenteve me fatalitet ka mobilizim të të gjitha njësive policore.
Ai tha se deri tani kanë parandaluar 50 gara ilegale të automjeteve derisa edhe kanë shpërndarë 193 gjoba.
Ai tha se gjatë këtij viti ka një rritje prej 7.58 për qind të aksidenteve në total, derisa përmendi arsyet pse po ndodhin të njëjtat.
“Ka një rritje prej 7.58 për qind të aksidenteve në total. Personat që kanë humbur jetën në aksidentet e trafikut në janar-17 dhjetor dhe kjo mbrëmë kanë qenë 46 për qind shofer, 28,1 për qind këmbësor, 28 për qind kanë qenë pasagjerë. Shkaktarët sipas analizave që policia e trafikut i ka identifikuar janë mosmbajtja e distancës së sigurisë ndërmjet mjeteve, manipulimi i pasigurt në automjet, mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës, mosrespektimi i përparësisë së kalimit, kyçje e pasigurt në rrugë, radhitje e parregullt në ndërrim të shiritave dhe kthim rreth-rrotullimi lëvizje prapa”, tha Hoxha.
Lajmet
Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore
Published
19 minutes agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi”, si dhe të pronave private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit”.
Po ashtu, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R-104”, Klinë – Gurakoc.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”.
Lajmet
Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBT News
FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.
Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.
Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.
Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.
Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.
Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.
FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.
Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/
Lajmet
Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Sipas njoftimi të komunës, përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.
Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të datës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.
Lajmet
Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos
Published
2 hours agoon
December 19, 2025By
UBT News
Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.
PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.
Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.
Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.
Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/
Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore
Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë
Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve
Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos
TikTok nënshkruan marrëveshje për ndarjen e aseteve në ShBA
Mbappe dhe Endrick udhëhoqën sulmin e Real Madrid në Copa del Rey
REL: SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026
Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
