Lajmet

De-humanizimi i një konflikti

Në Gaza nuk janë respektuar disa lloje të konventave, traktateve dhe protokolleve ndërkombëtare mbi luftën.

Published

on

(Determinimi i një konflikti drejt shkatërrimit masiv në Lindje të Mesme)

Shkruan: Prof.Dr.Bahri Gashi

Në teorinë mbi konfliktet e armatosura bota ka njohur fenomene të çuditshme shkatërrimesh kolosale përgjatë gjithë historisë. Megjithatë, rrallëherë ka ndodhur, sidomos në kohët e fundit, që në një kohë kaq të shkurtër dhe në një perimetër kaq të vogël të betejës, të vriten kaq shumë viktima civile, derisa tragjedia rritet, kur në mesin të vrarëve 60% e tyre janë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Veprimet sinkronizuese luftarake të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) me qëllim të arritjes me çdo kusht të objektivave ushtarake, nuk nënkuptojnë asgjësimin e çdo lloj objektivi që del përpara, sikurse bombardimi i karakterit masiv.

Në Lindje të Mesme, përgjatë kohëzgjatjes së konfliktit, e sidomos tani në Gaza nuk janë respektuar disa lloje të konventave, traktateve dhe protokolleve ndërkombëtare mbi luftën, praktikisht përdorimit të disa armëve konvencionale me efekt vdekjeprurës, atë të rrezeve X (iks) në trupin e njeriut, efektin e ndaluar të përdorimit të llojeve të armëve të ndaluara shkatrruese kundër popullatës civile.

Përdorimi i çfarëdo lloj arme konvencionale shënjestruese nga toka, deti dhe ajri kundër njeriut të pambrojtur, individualisht dhe kolektivisht është i ndaluar, këtu hyjnë të gjitha llojet e bombave shpërthyese, llojet e raketave të shkatërrimit masiv, përveç në rastet kur mund të përdoren armë më pak të dëmshme për ta detyruar një person a grup, që të “dalë nga lufta” (hors de combat). Përveç kësaj, nëse përdoren këto armë, atëherë duhet patur kujdes të veçantë që të shmangen ose të zvogëlohen, në princip humbjet e rastësishme të jetës së civilëve, lëndimi dhe plagosja e civilëve dhe dëmtimi i objekteve civile.

De-humanizimi i së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare

E drejta Ndërkombërare Humanitare Zakonore ka rregulluar sjelljen e përgjegjshme të palëve në konflikt, lidhur mbi të drejtat dhe detyrimet që dalin nga protokollet dhe shtojcat se si duhet vepruar nën efektin e luftimeve, sjelljen e përgjegjshme të palëve në konflikt, duke pasur parasysh gjithnjë në prioritet mbrojtjen dhe sigurinë në këto elemente:

1.Parimi i dallimit; 2. Personat dhe objektet e mbrojtura në veçanti; 3. Metodat e posaçme të luftës; 4. Armët; 5.Trajtimi i civilëve dhe i personave hors de combat (që nuk marrin pjesë në luftë) si dhe 5. Zbatimi; 6. Ndalimi i vdekjes nga uria; 7. Ndalimi i sulmeve kundër objekteve të pazëvendësueshme për mbijetesën e popullatës civile; 8. Obligimi për të respektuar garancitë fundamentale të civilëve dhe personave (hors de combat); 9 Obligimi për të kërkuar, gjetur, respektuar dhe mbrojtur të plagosurit, të sëmurët dhe anijembyturit;10 Obligimi për të kërkuar dhe mbrojtur të vdekurit;11 Obligimi për të mbrojtur personat e privuar nga liria; 12 Ndalimi i lëvizjes me dhunë të civilëve; dhe 13  Mbrojtja e veçantë e garantuar për gratë dhe fëmijët.

De-humanizimi i luftës si proces në terren konflikti, duke mos u kujdesur që të ruhen këto parime si resurse vitale, përfshirë; të paarmatosurit, viktimat civile, spitalet, shkollat, objektet fetare dhe objektet individuale dhe kolektive në zona të populluara urbane, etj.

Shkatërrimet masive nga ushtria Izraelite, duke përdorur forca dhe gjini të sinkronizuara ushtarake nga ajri, toka dhe deti, në këtë perimetër të ngushtë në qytetin e dy milionë banorëve palestinez në Gaza, iu ngjasojnë pamjeve shkatërrimtare të një territori drejt një katastrofe apokaliptike nga mosarritja me kohë e mbrojtjes ndërkombëtare.

Gjeopolitika e konflikteve të hapura dhe krizat luftarake janë gjithnjë e më shumë të përhapura sot në botë si pasojë e interesave të ndryshme gjeopolitike. Konflikti arabo-izraelit, dikur izraelito-palestinez apo i rinjohur tani si konflikti në mes të Izraelit dhe Hamasit, përbën tërësinë e rrjedhës historike të konfliktit të pazgjidhur mdis dy popujve abrahamik dhe jo vetëm. Situata përkeqësohet vazhdimisht në kontekstin e interesave për territore të reja të Izraelit në tokat e okupuara palestineze.

Vëllimet Kritike; Gjeostrategjia e konflikteve

Brishtësia e Paqes në Ballkan, përmes ndikimit rus për destabilizim të Ballkanit Perëndimor (Paqja e munguar) rreziku i ri-fillimit të konflikteve në Ballkan, si shpërqëndrim i vëmendjes nga konflikti i tejzgjatur konvencional në Europë, Ukrainë – Rusi; Konflikti historik në Lindjen e Mesme, tani në Gaza Izrael – Palestinë, rreziku i përhapjes së këtij konflikti në Lindje të Mesme në mes të Israelit – Iranit dhe vendeve të tjera arabe dhe jo arabe, përfshi Turqinë; Konfliktet e ngrira në mes të Indisë dhe Pakistanit; Konfliktet gjithandej në lindje të largët në Kinë; Konfliktet në mes dy Koreve; Konfliktet në kontinetin afrikan,  Konfliktet e pazgjidhura në mes Turqisë dhe Greqisë për dominim në Detin e Zi, pozicion i një rëndësie strategjike, si dhe shumë konflikte të tjera problematike në botë për resurse të reja, përbënë kompleksitetin e llojeve, specifikave dhe asimetrive që i ngërthejnë këto konflikte, që detyrimisht rrjedha e tyre sfidon modelin aktual të rendit botëror.

Gjeoekonomia e interesave përmbledhur në një paragraf

Këndvështrimi i kontrollit të financave, burimeve të reja energjetike, i posedimit dhe shfrytëzimit të pasurive nëntokësore të asaj pjese të botës, gjithnjë ka determinuar dominimin e fuqive dhe interesave gjeoekonomike, duke rritur nivelin e konflikteve në zona të caktuara kudo në botë e sidomos në Lindje të Mesme, Gjirit Persik, Azisë Perëndimore dhe Afrikës Veriore.

Rregullimi i ri i rendit botëror në ndikimin e botës së inteligjencës

Derisa kofliktet e sipërpërmendura janë në gjendje aktive lufte në disa vende dhe në disa të tjera në pritje vullkanike të shpërthimit përbëjnë domosdoshmërinë e rikonfigurimit të ri gjeopolitik dhe të rregullimit të rendit të ri botëror. Si një emërtim bota e inteligjencës, që zakonisht përceptohet si “Teoria e komplotit”, me të cilin nënkuptohet rikonfigurimi i një shoqërie të fuqishme, që ka hedhur komplotet përmes konflikteve asimetrike për të pushtuar botën nëpërmjet një qeverisjeje të vetme botërore. Ky lloj sistemi ka të ngjarë që rendi i ri botëror të vie si një teori e përbashkët, që shfaqet si në pikëpamjen fetare e po ashtu edhe në atë bashkëkohore, por që pikësynimi i vetëm janë interesat e mëdha kozmopolite të kontrollit ndaj kapitalit financiar, resurseve, praktikisht dominimit në planet.

Asimentritë e dy ekzistencave; shtetit të Izraelit dhe shtetit palestinez

Aktualisht, konfliktit të tanishëm luftarak i duhet armëpushimi i menjëhershëm, fillimi i negociatave, lirimi i pengjeve, bisedimet shumëpalëshe për uljen e tensioneve dhe zvogëlimin e armiqësive historike. Përpjekjet e krahut politik Fatah-ut dhe krahut ushtarak Hamasit kanë një qëllim, rikthimin e tokave të okupuara dhe njohjen e shtetit të Palestinës konform rezolutave të OKB-së, të njëpasnjëshme në territoret e plota me Jerusalemin kryeqytet deJure, formalisht Ramallahun.

Konteksti i de-humanizimit përbën thellësitë e ashpërsive brenda historisë së dy popujve abrahamik, të parit çmenduria ndaj izraelitëve në periudhën e Holokaustit dhe aktualisht kundër popullit palestinez nga Izraeli në demokracinë e vlerave humane. De-humanizimi ndaj izraelitëve midis të shtypurve për liri nga e kaluara e hidhur, rrëshqitshëm nga beteja e sigurisë ndaj shtetit të tyre për të rigjetur të “drejtën humane” për shtetin e tyre, me mjete konvencionale, padrejtësisht shpërfaqin ri-dehumanizimin ndaj civilëve, si një konflikt i rindezur për të mos u ndalë. Si duket derisa shoqëria arabo-izraelite ka hyrë thellë në konflikte ekzistenciale, armiqësitë nuk kanë të ndalur, përfshirë botëkuptimin e gabuar të ideologjisë nga elementi fetar, fatkeqësisht doktrinë e dy popujve për shkatërrimin dhe zhdukjen e njëri-tjetrit.

Shënim:

(Autori është doktor shkence, profesor në programin Studime të Sigurisë në UBT, i profilizuar dhe njohës i politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës)

 

Lajmet

REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet

Published

on

By

Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” marrëdhëniet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë.

Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të saj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar.

“Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, tha Kurti. “Por, normalizimi i raporteve me një fqinj që ka regjim autoritar dhe që nuk të njeh, dhe po ashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është shumë i vështirë”, shtoi ai.

Tensionet mes dy vendeve vazhdimisht janë të larta dhe një rikthim i trazirave do t’i ofronte Rusisë mjete për ta destabilizuar Kosovën.

“Ne kemi një marrëveshje për normalizim”, tha Kurti duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2023, të arritur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Ne duhet ta zbatojmë, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes shteteve, të paktën njohje de facto”.

Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Por, për të rinisur dialogu, Serbia “duhet ta dorëzojë Millan Radoiçiqin”, tha Kurti, duke iu referuar ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023.

Kurti tha se shpreson që “BE-ja, Franca dhe Gjermania do t’i bëjnë presion” Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin, ndaj të cilit dhe disa personave të tjerë Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.

Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel, teksa bisedimet në nivel kryenegociatorësh kanë vazhduar, por nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.

Serbia po ashtu nuk ka ndërprerë raportet me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe Beogradi varet nga energjia ruse.

“Ka shumë lidhje” mes dy shteteve, tha Kurti, dhe nëse Rusia vendos ta destabilizojë rajonin, “në marshin e saj drejt Evropës Perëndimore, mund të llogarisë në Serbinë si aleat. Dhe, kjo është shqetësuese për shtetin tonë. Por, ne po punojmë me partnerët tanë për të parandaluar një gjë të tillë”.

Kosova, që shpreson t’i bashkohet NATO-s, së voni ka hequr tarifat ndaj produkteve amerikane dhe është pajtuar që të pranojë deri në 50 migrantë nga shtetet e treta që do të dëbohen nga SHBA-ja. Deri më tani, në Kosovë ka arritur vetëm një migrant.

“Nuk po kërkojmë asnjë ndihmë financiare në këmbim”, tha Kurti. “Ne po e bëjmë këtë për të ndihmuar SHBA-në, që është partnerja, aleatja dhe mikja jonë”, shtoi Kurti, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e arritjeve të marrëveshjeve të ngjashme edhe me vendet evropiane.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA

Published

on

Fakulteti i Psikologjisë në UBT, nën organizimin e Asst. Prof. Elona Krasniqi, organizoi me sukses një punëtori statistikore me ligjëruese të ftuar Besjana Krasniqi, kandidate doktorante në Psikologji Zhvillimore të Aplikuar në Universitetin e Maryland, Baltimore County (UMBC), ShBA, si dhe pjesë e Laboratorit për Zhvillimin e Fëmijëve, Familjes dhe Shkollës.

Punëtoria u zhvillua në kuadër të lëndës Metodologji e Avancuar Kërkimore dhe ishte i dedikuar për studentët e programit master në Psikologji. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte avancimi dhe praktikimi i njohurive statistikore, me fokus në përdorimin e modeleve parashikuese përmes analizave të regresionit.

Gjatë punëtorisë, studentët u angazhuan në mënyrë aktive përmes ndërveprimeve dinamike, shembujve konkretë nga kërkimi empirik, testimit të hipotezave kërkimore duke përdorur programin SPSS, si dhe interpretimit të rezultateve statistikore. Ky format praktik u mundësoi studentëve të lidhin teorinë me aplikimin real në kërkimin shkencor.

Ky aktivitet kontribuoi në ngritjen e kapaciteteve shkencore dhe profesionale të studentëve, duke promovuar njëkohësisht rrjetëzimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me studiues dhe profesionistë nga institucione prestigjioze. Punëtoria është në përputhje me planin strategjik të UBT-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore profesionale, si në nivel institucional ashtu edhe në atë kombëtar.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT

Published

on

Javën e kaluar, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u mbajt një ligjëratë me karakter edukativ dhe profesional, e organizuar për studentët e vitit të tretë të programit Dizajn i Integruar – specializimi Enterier. Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Semiotikë dhe Estetikë, nën udhëheqjen e profesoreshës Ardita Rizvanolli.

I ftuar ishte Burim Bajraktari, Arkitekt Kryesor dhe CEO i studios arkitekturore MODIUM, i cili ndau me studentët përvojën e tij shumëvjeçare profesionale në fushën e arkitekturës dhe dizajnit. Bajraktari ka përfunduar studimet pasuniversitare në Kingston University London në vitin 2011 dhe ka ndërtuar karrierën e tij përmes angazhimeve profesionale në Londër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë ligjëratës, ai prezantoi rrugëtimin e tij profesional, duke filluar nga projektet e hershme të vizualizimit 3D, themelimi i shërbimeve arkitekturore në vitin 2008, si dhe procesin e ribrandimit strategjik në vitin 2015, i cili çoi në krijimin e studios MODIUM. Sot, kjo studio njihet për qasjen e saj bashkëkohore, dizajnet e qëndrueshme dhe trajtimin estetik të hapësirës.

Ligjërata u karakterizua nga diskutime interaktive, ku studentët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të njihen më nga afër me sfidat, mundësitë dhe realitetin e profesionit të arkitektit dhe dizajnerit të enterierit. Ky takim shërbeu si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës profesionale, duke i motivuar studentët për zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tyre kreative dhe profesionale.

Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e UBT-së në ofrimin e përvojave praktike dhe frymëzuese për studentët, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit dhe arkitekturës.

Continue Reading

Lajmet

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt

Published

on

By

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca “vepra kundër administrimit të drejtësisë” ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të fillojë më 24 shkurt të vitit tjetër.

Tutje njoftohet se do të bëhet paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe procedura të tjera administrative.

Më 22 dhjetor 2025, pas marrjes së parashtrimeve nga palët, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi udhëzime mbi zhvillimin e gjykimit në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, që është planifikuar të fillojë më 24 shkurt 2026.Udhëzimet përcaktojnë rregulla praktike për aspekte si karakteri publik i procesit, nxjerrja e dokumenteve, paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve, si dhe aspekte të tjera procedurale që synojnë garantimin e një gjykimi të drejtë dhe efikas.”, thuhet në njoftim

Continue Reading

Të kërkuara