Lajmet

​Ministri Krasniqi: Ende s’ka nisur asnjë peticion për shkarkimin e kryetarëve në veri

Krasniqi tha se obligimet ligjore për largimin e kryetarëve i kanë përmbushur dhe se tani mbetet në vullnetin e qytetarëve atje për të nisur hapat tutje.

Published

on

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ende nuk nisur asnjë peticion nga qytetarët në veri për shkarkimin e kryetarëve.

Ani pse janë bërë rreth dy javë që nga hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ që mundëson shkarkimin e kryetarëve në veri përmes peticionit, Krasniqi tha se obligimet ligjore për largimin e kryetarëve i kanë përmbushur dhe se tani mbetet në vullnetin e qytetarëve atje për të nisur hapat tutje. Ai nënvizoi se të gjitha thirrjet për dorëheqje të kryetarëve në veri, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, janë kërkesa të Beogradit.

“Deri në këto momente nuk kemi asnjë informacion dhe unë jam në koordinim me kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës, në veçanti me këta katër të komunave në veri. Deri tani nuk kemi pranuar ndonjë informacion që është nis ndonjë peticion për largimin e kryetarëve. Mirëpo kjo është pjesa e qytetarëve dhe këtë pjesë nuk mund të komentojë. E rëndësishme ka qenë vullneti i Qeverisë së Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet e saj edhe nga diskutimi i fundit në Bratisllavë”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se zgjedhjet në veri duhet të organizohen vetëm përmes peticionit, i cili sipas tij, dëshmon për funksionimin e demokracisë në atë pjesë.

“E rëndësishme në këtë proces është demokracia. Largimi i kryetarëve përmes peticionit është akt demokratik. Ne deri sot nuk kemi pa asnjë protestë të qytetarëve si pakënaqësi ndaj kryetarëve, por për shkak të faktit se ata janë aty përmes një procesi kushtetues dhe ligjor. Është shumë e rëndësishme që këta kryetarë kanë një bazë kushtetuese dhe ligjore për të qenë kryetarë të komunave dhe janë legjitim pasi kanë kaluar në një proces zgjedhor, ani pse numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje ka qenë e vogël. Mirëpo kjo ka një arsye dhe një adresë specifike, i cili është frikësimi i qytetarëve serbë nga Beogradi zyrtar”, shtoi ai.

Duke folur për kërkesat e vazhdueshme të BE-së dhe ShBA-së, që duan garanci më të forta nga Kosova për zgjedhjet në veri, Krasniqi tha se i kanë përmbushur të gjitha zotimet e marrëveshjes së Bratisllavës për shtensionimin e situatës në veri.

“Kosova është palë konstruktive në këtë proces. Ne kemi tashmë dy herë nga 25 për qind të policisë të larguar nga objektet e komunave. Kemi udhëzimin adminsitrativ që i hapë rrugën të drejtës së qytetarëve për peticion që mundëson largimin e kryetarëve para përfundimit të mandatit. Këtu duhet të vlerësohen si veprime të vullnetit të mirë të qeverisë së Kosovës. S’ka asnjë autoritet që t’i kërkojë një kryetari të komunës të jap dorëheqje. Ky është akt moral. Unë kam komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave dhe ata besojnë se kjo është demokracia. Ne duhet të përkujdesemi për demokracinë dhe jo për dëshirat e kujtdo qoftë. Dhënia e dorëheqjeve është kërkesë e Beogradit dhe ne nuk jemi këtu për t’u brengosur se çka mendon dhe kërkon Beogradi”, deklaroi Krasniqi.

Bashkimi Evropian sot përmes një komunikate për medie sot ka kërkuar shtensionimin e plotë të situatës në veri dhe organizimin sa më parë të zgjedhjeve atje.

Këto komente ministri Krasniqi i bëri para mediave pas dështimit të raportimit të tij në Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike.

Lajmet

IKSHPK me rekomandime për përdoruesit e pishinave publike

Published

on

By

Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimit të sigurisë në ambientet ujore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike, të respektojnë udhëzimet për ruajtjen e higjienës personale.

Sipas rekomandimeve, para hyrjes në pishinë, përdoruesit duhet bëjnë gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm, të përdorën rroba banje të pastra dhe mos të hyjnë në ujë me rroba të zakonshme.

Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive, të lëkurës apo të traktit tretës (p.sh. diarreja). Nëse keni plagë të hapura, mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione dhe nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë”, njofton IKPSHK.

Sipas Institutit, përdoruesit të frekuentojnë vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara.

Continue Reading

Lajmet

Ardon ​Jashari bën presion të madh për të kaluar te Milani

Published

on

Talenti i Club Brugge,  Ardon Jashari, thuhet se po shtyn përpara për një transferim te Milani këtë verë dhe nuk mori pjesë në foton zyrtare të ekipit  sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Gazeta këmbëngul se mesfushori zviceran dëshiron të transferohet në San Siro vetëm në merkaton e verës 2025, por klubi i tij ende nuk e ka pranuar propozimin e fundit të Milanit me vlerë 32.5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Jashari rifilloi stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në fillim të kësaj jave, por po bëhet gjithnjë e më i pakënaqur në Brugge, duke pasur parasysh se dëshiron të transferohet në Milano sa më shpejt të jetë e mundur.

22-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet miqësore para-sezonale të Milanit në turneun e tyre në Azi, por shpreson të bashkohet me Rossonerët në fillim të gushtit.

Negociatat midis Milanit dhe Club Brugge janë zvarritur për javë të tëra, kështu që Rossonerët kanë rinisur bisedimet edhe për mesfushorin e Valencias, Javi Guerra , i cili shihet si alternativa kryesore ndaj Jasharit.

 

Continue Reading

Lajmet

Ndërpritet seanca në rastin “Banjska” për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim

Published

on

By

Seanca gjyqësore në rastin “Banjska” është ndërprerë për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim, i identifikuar si “A2”.

Sipas njoftimeve nga gjykata, seanca pritet të vazhdojë të hënën në ora 09:30, kur dëshmitari “A2” do të paraqitet sërish nën statusin e dëshmitarit anonim.

Nën masa të larta të sigurisë janë sjellë në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Deri më tani, në këtë proces gjyqësor janë dhënë disa dëshmi nga zyrtarë policorë lidhur me sulmin e armatosur të ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve, të cilët ngarkohen me një sërë veprash penale, përfshirë kryerjen e veprës terroriste, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimin dhe financimin e terrorizmit si dhe shpëlarjen e parave.

Continue Reading

Lajmet

Spitali “Sheika Fatima” bëhet me laborator të ri

Published

on

By

Spitali “Sheika Fatima”, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është bërë edhe me një laborator të ri, i cili do të mundësojë kryerjen e shumicës së analizave brenda vetë spitalit pediatrik.

Në një komunikatë për media nga Presidenca e Kosovës është bërë e ditur se ky laborator është donacion i “Khalifa Foundation”.

Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit, cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime më të avancuara laboratorike, me theks të veçantë tek fëmijët, të cilët janë përfituesit më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm të këtyre investimeve”, thuhet në komunikatë.

Po aty, thuhet se një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve të reja do të përdoret në repartin e neonatologjisë, aty ku kujdesi mjekësor është vendimtar për jetën e bebeve dhe nënave.

Sipas komunikatës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për Emiratet e Bashkuara Arabe, “për kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë”.

Continue Reading

Të kërkuara