Lajmet
Kurti akuzon Lajçakun si të njëanshëm: Konsulta me aleatët që dialogun ta kthejmë në binarë
Ai tha se në Bruksel u ekspozua përballë një skenari që Borell dhe Lajçak e kishin dizajnuar më herët.
Published
2 years agoon
By
UBT newsKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar ndërmjetësit evropian të dialogut, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për njëanshmëri dhe deformim të procesit të dialogut me Serbinë.
Ai tha se në takimin e fundit në Bruksel u ekspozua përballë një skenari që Borell dhe Lajçak e kishin dizajnuar më herët për ta vënë në qendër të marrëveshjes bazë, themelimin e Asociacionit dhe jo zbatimin e sekuencuar të ujdisë mbi parimin gjithëpërfshirës.
Megjithatë, shefi i ekzekutivit nuk tregoi nëse do të vazhdojë dialogun e Brukselit, por tha se ka dërguar letra sqaruese kryeqendrave evropiane dhe Uashingtonit, për takimin e 14 shtatorit, teksa nënvizoi se do të konsultohet me Brukselin zyrtar për kthimin e dialogun në binarë dhe zbatimin në tërësi të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.
Kurti në konferencë për media, të hënën, kërkoi edhe largimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, pasi sipas tij, shtensionimi i situatës ka ndodhur në masë të konsiderueshme.
Ai tregoi në detaje edhe sekuenca të takimit me presidentin Vuçiq dhe ndërmjetësuesve në Bruksel, ku sipas tij, dëshmohet edhe sinkronizimi mes Lajçak dhe Vuçiq.
Kurti e quajti të pavërtetë edhe dokumentin që Bashkimi Evropian tha se Vuçiq e pranoi si zgjidhje kompromisi, ndërsa ai e refuzoi. Sipas kreut qeveritar, ai dokument nuk është propozuar në takimin trelateral, pasi i njëjti është refuzuar në takimin e kryenegociatorëve, më 19 korrik.
“U ekspozova përballë një skenari të cilin zotëri Lajçak dukej se e kishte dizajnuar kohë më parë. Pasi i propozova presidentit të Serbisë dhe dy përfaqësuesve evropian një plan të sekuencimit të punuar nga Republika e Kosovës, i cili është dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë edhe pse kryenegociatori, Besnik Bislimi i ka propozuar në katër muajt e kaluar edhe dy plane të tjera të sekuencimit e të cilat janë refuzuar nga zotëri Lajcak. Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë se ky plan është shumë jorealist dhe rrjedhimisht e vetmja rrugë përpara është zbatimi i pa sekuencuar të pikës së negocimit të një statuti të Asociacionit të komunave… Lajcaku dhe Vuçiqi duket sikur të kenë qenë të koordinuar me një qëllim të vetëm që të bëjnë të pamundur një skenar në të cilin marrëveshja zbatohen në tërësi dhe t’i japin jetë një skenari alternativ ku vetëm gjysma e marrëveshjes zbatohet, ndërsa gjysma tjetër që përbënë pjesën më civilizuese të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të mos zbatohet asnjëherë”, theksoi Kurti.
Sipas tij, më 14 shtator në Bruksel pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësve të dialogut kundër Kosovës dhe marrëveshjes bazike.
Përkitazi me këtë, Kurti nënvizoi se marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit ose do të zbatohet në tërësi ose nuk mund të zbatohen vetëm ato çka dëshiron Serbia.
“Më 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësve kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti. Kështu ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës. Në situatën në të cilin jemi, vlerësoj se nuk mund të shtrembërohen me gjykimin tim me asnjë hedhje hirit syve. Ose do të zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që i dëshiron Serbia. Kjo logjikë ka vdekur dhe një Republikë e pavarur e Kosovës nuk mund dhe nuk duhet dhe nuk do të ecë në një shteg të tillë”, shtoi ai.
Kurti bëri të ditur se menjëherë pas takimit të Brukselit, të nesërmen më 15 shtator, iu ka dërguar letra sqaruese aleatëve kryesor të Kosovës.
“Të nesërmen, më datën 15 shtator të takimit të fundit të nivelit të lartë në Bruksel, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Uashingtonit. Nga Parisi dhe Berlini kam konfirmimin se janë pranuar letrat. Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarit Blinken. Por edhe një herë nuk është çështja këtu BE-ShBA, por këtu kemi të bëjmë me një emisar evropian, i cili e ka deformuar procesin duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike por duke lejuar që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni njëherë pastaj shohim. Ky deformim i procesit të zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi që për bindjen time është e rëndësishme. Sa herë që ka shkelje të marrëveshjes bazike do të duhej që arbitri t’i bie filikaqës, e cila nuk ka ndodhur. Ka pas deklarata të ndryshme nga Beogradi kundër marrëveshjes, por referi nuk ka thënë se kjo është shkelje”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, tani duhet konsulta me vendet anëtarë të BE-së, po ashtu edhe me ShBA-në për të kthyer në binarë procesin e dialogut dhe zbatimin në tërësi të marrëveshjes bazë.
Ai tha se do të diskutojnë me BE-në për qasjen aspak neutrale të ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.
“ShBA-ja dhe BE-ja janë bashkë në këtë proces, ata e kanë lidhjen e fuqishme trans-atlantike në këtë proces. Nuk është synimi jonë të zëvendësojmë një superfuqi me tjetrën. Neve na duhen të dyja, por neve nuk na duhet një ndërmjetësim i njëanshëm dhe aspekt korrekt… 55:26 Tash është koha kur kemi nevojë për konsultime me Brukselin së pari dhe gjithashtu edhe Uashingtonit, Berlinit, Parisin, e kështu me radhë dhe këtë po e bëjmë. Duhet t’i rikthehemi marrëveshjes bazike dhe tekstit të dakorudar në Bruksel dhe në Ohër që duhet të shndërrohet në zbatim real në teren. Insistimi jonë do të jetë në këtë pikë dhe unë besoj se do të kemi diskutime përmbajtjesore edhe vend brenda BE-së që procesin të kthejmë në binarë, nga është nxjerrë me njëanshmërinë e ndërmjetësit”, theksoi Kurti.
Ai foli edhe për shtensionimin e situatës në veri dhe nevojën për largim të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Por nuk u përgjigj nëse ato mund të ashpërsohen nga BE-ja, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes me 14 shtator.
“Ata që thonë se mund të ketë tensione dhe destabilizim në veri është mirë që këtë t’ia tregojnë Policisë së Kosovës se kush po dëshiron me shkaktu dhunë. Unë i lus të gjitha ata që paralajmërojnë dhunë në veri ta lajmërojnë policinë në mënyrë që të parandalojmë. Dhuna nuk është fatkeqësi ose dukuri natyrore si tërmeti ose zjarret e egra apo stuhi e vërshimit ose vullkani. Kam dëgjuar zyrtarë të ndryshëm që flasin për erupsionit e dhunës. Unë nuk e di që në veri të Kosovës ka vullkan, po të kishim do të themi erupsioni i mundshëm i vullkanit në veri të Kosovës. Por është dhunë dhe ka subjekte prapa që e bëjnë dhunën, ka emra dhe mbiemra…Ne jemi që të hiqen masat ndaj neve sa më parë. Krejt çka është kërkuar e kemi bërë”, shtoi Kurti.
Në lidhje me masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës foli edhe zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociator për dialogun, Besnik Bislimi.
Ai tha se Lajçak i ka premtuar për largim të masave pas takimit të Brukselit, mirëpo tani ka raportuar para vendeve anëtare duke kërkuar që masat të mbesin në fuqi.
“Masat ndaj Kosovës janë vendosur me një letër që Komisioni Evropian ka dërguar në adresën time ku thuhet se ndaj Kosovës vendosen masa të përkohshme, të kthyeshme dhe të bazuar në një proces kredibil të deeskalimit. Pas vendosjes së këtyre masave unë jam ftuar nga Lajcak për të diskutuar në Vjenë ose Bratisllavë për një dakordim që do të qonte në heqjen e masave. Rezultat i këtyre bisedimeve është marrëveshja e Bratisllavës që ka pas me veti edhe premtimin që masat do të hiqen para takimit të 19 korrikut. Pasi ky ka qenë procesi kredibil që qon në deeskalim, por kjo nuk ka ndodhur. Po ashtu ka pas premtim nga Lajçak që masat do të hiqen menjëherë pas 14 shtatorit me një letër që do të dërgoj zotëri Borell te komisioni evropian. Në vend të kësaj zotëri Lajçak ka raportuar tek vendet anëtare që masat ndaj Kosovës po kanë efekt dhe rrjedhimisht do të mbetet në fuqi”, tha Bislimi.
Në anën tjetër, pasi u pyet nga gazetarët, Kurti foli edhe për kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja Kosovë.
“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen time herë shkarkimin tim dhe herë kërkon zgjedhjet e parakohshme. Më lejoni t’iu them se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se i humb, ndërsa qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet se zhduket opozita. Unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën, por jo ta zhdukim”, tha ai.
Më 14 shtator në Bruksel është mbajtur takimi i radhës Kurti-Vuçiq, ku dështoi të arrihet marrëveshja për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.
Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.
Si pasojë e vërshimeve, Ibishi ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.
Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.
“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, ka thënë Ibishi për Kosovapress.
Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti telashe dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme./KP
Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga juglindja 1-7m/s.
E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.
Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.
Lajmet
Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës
Published
4 hours agoon
January 8, 2026By
UBTnews
Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.
Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Sipas “Burimit për Drjetësi”. deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.
Lajmet
Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
Published
2 days agoon
January 6, 2026By
ubtnews
Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.
Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.
Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.


SHBA-ja tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare
Evakuohen 15 familje në Mitrovicë
100 qytetet me ushqimin më të mirë në botë
25 divorcet të shtrenjta në histori
Trump mbështet sanksione ndaj Kinës dhe Indisë për blerjen e naftës ruse
Moti sot: Borë e ngrica
Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës
Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
Numërohen 31.58% e votave me kusht
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
